Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VIDEO/ 80-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përfundon duke zbritur shkallët me mjet, i moshuari shkakton panik në Romë
Rreth orës 4 të mëngjesit të martën, më 17 qershor, 80-vjeçari italian mori një kthesë të gabuar teksa shkonte në punë dhe përfundoi duke zbritur shkallët historike. Makina u ndal vetvetiu në mes të shkallëve dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
20 Qershor 2025, 12:42Nga E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë. Siç shihet edhe në pamje një burrë i moshur ka zbrituar shkallët me makinë. Rreth orës 4 të mëngjesit të martën, më 17 qershor, 80-vjeçari italian mori një kthesë të gabuar teksa shkonte në punë dhe përfundoi duke zbritur shkallët historike. Makina u ndal vetvetiu në mes të shkallëve dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
burri u duk në gjendje konfuzioni kur policia bashkiake dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe makina u desh të ngrihej me vinç për tu larguar nga shkallët. Edhe pse nuk ishte i lënduar, burri u dërgua në spital për arsye sigurie. Aty ai rezultoi negativ në testet për përdorim droge apo alkooli. Gjithashtu ai kishte një leje drejtimi të vlefshme, ku Ligji italian kërkon që qytetarët mbi 80 vjeç ta rinovojnë patentën çdo dy vjet dhe t’i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor për të testuar shëndetin mendor.
“Pas kryerjes së të gjitha kontrolleve të nevojshme, shoferi u raportua tek autoritetet gjyqësore”, tha policia në një email të martën.