LIVE UPDATES
Bota

Urdhërarresti ndaj Radoiçiçit "është ende në fuqi", nënkryetari i Listës Serbe lëviz pa problem në Kosovë

Radoiçiç i është drejtuar publikut përmes një video-mesazhi nga rrethina e Leposaviqit, që është një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Në këtë video, ai tha se "terrori mbi popullatën serbe ka nisur".

6 Korrik 2022, 21:13 Nga k.m.
Urdhërarresti ndaj Radoiçiçit "është ende
Milan Radoiçiç

Policia e Kosovës duhet ta arrestojë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, nëse ai gjendet në territorin e Kosovës. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, teksa konfirmon se urdhërarresti ndaj Radoiçiçit lidhur me rastin "Brezovica" është ende në fuqi.

Radoiçiç i është drejtuar publikut përmes një video-mesazhi nga rrethina e Leposaviqit, që është një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Në këtë video, ai tha se "terrori mbi popullatën serbe ka nisur".

“Popullit tim në veri dhe të gjithë serbëve dua vetëm t’iu them, por edhe atyre të tjerëve, këtu jam, jam kthyer, dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo. Sepse nga këtu nuk ka kthim. Rroftë Serbia”, shtoi Radoiçiç.

Por, Maloku shpreh dyshime për kohën kur është realizuar kjo video.

“Autoritetet duhet ta arrestojnë atë. Ai normalisht ka mundur të vijë ta bëjë një postim dhe të dalë [nga territori i Kosovës] ose të ketë një incizim të mëhershëm dhe ta lëshojë dhe të krijojë ndonjë ndjenjë te serbët për qëllime politike. Unë as që e besoj që ka qenë [në Kosovë], por megjithatë u takon rrugëve të Qeverisë që t'i verifikojnë ato të dhëna", thotë Maloku.

As Qeveria dhe as Policia e Kosovës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me atë nëse kanë informacione se Radoiçiç gjendet në Kosovë dhe nëse janë duke ndërmarrë ndonjë veprim për këtë çështje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi për media në Serbi më 6 korrik u pyet se si e komenton deklaratën e Radoiçiçit.

Vuçiq tha se “çdo serb ka të drejtë të jetojë ku të dojë”.

“E ku do të duhej të ishte Milan Radoiçiç, i cili është nga Kosova? Apo do të preferonit më shumë që të nxjerrim dhe të urdhërojmë njerëz nga veriu [i Kosovës] që të tërhiqen në Serbinë qendrore? Se ku ndodhet ai, është çështje e tij private. Kjo nuk ka asnjë lidhje me shtetin. A ju pengon që dikush gjendet në shtëpinë e tij, në vatrën e tij? Doni ta dëboni? A është ideja që të dëbohen serbët nga Kosova?”, u përgjigj Vuçiq.

“Çfarë më intereson mua se cili është mesazhi i videos. Pyeteni atë se çfarë ka dashur [të thotë]”, shtoi Vuçiq.

Autoritetet në Kosovë këtë vit kanë lëshuar një urdhërarrest për Radioiçiqin pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”, përkatësisht për "frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale".

Në të njëjtin rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është arrestuar edhe zyrtari i Listës Serbe, njëherësh ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Rasti "Brezovica" ka të bëjë me lëshimin e lejeve të kundërligjshme në kompleksin turistik në Brezovicë. Prokuroria ka thënë se disa prej të dyshuarve, përfshirë Nikoliqin, kanë marrë dhurata, villa dhe vetura, në këmbim të lejimit të ndërtimit në mënyrë të kundërligjshme në Brezovicë.

Më 6 janar, autoritetet kosovare njoftuan se lidhur me rastin “Brezovica” kanë ngrirë rreth 6 milionë euro të të pandehurve, që dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Milan Radoiçiç kishte arritur që t'iu ikte zyrtarëve policorë kosovarë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut në veri të Kosovës. Policia atëbotë deklaroi se më 3 shkurt, Radoiçiçit i kishin kërkuar që të parkonte veturën, në mënyrë që të kryeheshin kontrollet policore, por ai ishte larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë. Lidhur me këtë ngjarje, tre zyrtarë policorë të Kosovës ishin suspenduar nga puna.

Maloku thotë se nuk beson që Radoiçiç mund të hyjë në Kosovë përmes pikëkalimeve të rregullta kufitare, por vetëm përmes rrugëve ilegale.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, beson se Milan Radoiçiç u është drejtuar drejtpërdrejt institucioneve të Kosovës me një video-mesazh me qëllim që t'u bëjë të ditur se ai ende ka lidhje, përmes së cilave mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe të kontrollojë grupe kriminele në veri.

“Ky është mesazhi i parë që ka dashur t'i dërgojë Kosovës, Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, ai është edhe ndër individët që janë në listën e zezë amerikane, të lidhur me aktivitete kriminale dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Pra, po tenton të thotë se institucionet e Kosovës nuk i kanë mbyllur të gjitha rrugët alternative në veri, ky është mesazh edhe për Policinë e Kosovës”, beson Miftaraj.

Ai thekson se Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit duhet të jenë më aktivë kur është fjala për veriun e Kosovës, gjegjësisht të garantojnë sigurinë e njerëzve që jetojnë në atë rajon dhe t’i arrestojnë ata që janë në kërkim.

“Jetojmë në një botë demokratike, nuk mund t'i mbyllim plotësisht kufijtë, gjithmonë do të ketë kufij ilegalë, por Kosova duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje asaj pjese të Kosovës, të krijojë lidhje më të mira dhe të ketë më shumë informacion për situatën”, thotë ai.

Nga ana tjetër, politologu Ognjen Gogiq nga Mitrovica e Veriut, i cili dikur ishte aktiv në sektorin civil në veri të Kosovës, e interpreton krejtësisht ndryshe mesazhin e Milan Radoiçiçit.

Sipas mendimit të tij, Radoiçiç iu drejtua Beogradit zyrtar dhe Listës Serbe, sepse “ka disa indikacione se duan ta heqin qafe, gjegjësisht se ai pushon së qeni faktor politik”.

“Është e mundur që ai t'u drejtohet atyre që duan ta largojnë, dhe që donin të përfitonin nga kjo situatë kur ai kërkohet nga Prishtina dhe është nën sanksionet e SHBA-së, për ta margjinalizuar ndoshta politikisht”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mbrojtur publikisht Milan Radoiçiçin në disa raste, kur autoritetet e Kosovës po e hetonin atë.

Gogiq dyshon se Radoiçiç ka qëndruar në Kosovë, por beson se është kthyer në Serbi menjëherë pas incizimit të mesazhit.

“Po të donte të ishte në Kosovë, do t'u drejtohej njerëzve nga ura mbi Ibër apo te monumenti i Princit Llazar në Mitrovicën e Veriut”, thekson ai.

Ndërkaq, video-mesazhi i Radoiçiçit u publikua në kohën kur autoritetet nga Serbia po reagojnë ashpër ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket dokumenteve personale dhe për riregjistrimin e veturave me targat e qyteteve në Kosovë që lëshohen nga autoritetet e Serbisë, të cilat Kosova kërkon që të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës).

Këto targa që përdoren kryesisht në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare i konsideron të paligjshme dhe ka toleruar përdorimin e tyre për vite me radhë, por vitin e kaluar vendosi që të ndalonte përdorimin e tyre.

Ndaj Milan Radoiçiçit më herët kishte pasur edhe një fletëarrest nën dyshimet se kishte qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, ai urdhërarrest ishte tërhequr pa shpjegim në mars të vitit 2021.

Radoiçiç është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Që nga viti 2011, Radoiçiç është i njohur edhe për autoritetet gjyqësore në Serbi. Ndaj tij dhe Zvonko Veselinoviqit është ngritur aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve të kompanisë Hypo Alpe Adria Leasing. Aktakuza ishte ngritur nga Gjykata Speciale në Beograd dhe koha e ngritjes së aktakuzës përkoi me vendimin e Beogradit për të nisur dialogun me Prishtinën dhe me thirrjen drejtuar serbëve nga veriu i Kosovës për heqjen e barrikadave.

Radoiçiç dhe Veselinoviq u liruan nga akuzat në vitin 2016. Më 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e kishte emëruar Veselinoviqin si personin që kishte organizuar ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës atë vit dhe për shkaktim të trazirave në atë pjesë të shtetit. 

Barrikadat ishin vendosur për herë të parë për të penguar Kosovën që të shtrinte pushtetin në veri. Që atëherë, barrikadat janë bërë simbol i destabilitetit në veri të Kosovës./REL

milan radoiçiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj