LIVE UPDATES
Bota

Ushtria izraelite thotë se mund ta ketë vrarë pa dashje një aktiviste amerikane

Izraeli njoftoi se ka nisur hetimet për vrasjen e aktivistes 26 vjeçare Aysenur Ezgi Eygi nga qytetit i Siatëllit, e cila po merrte pjesë në protestat kundër ndërtimit të vendbanimeve të reja për kolonët izraelitë. Mjekët që trajtuan aktivisten Eygi, e cila kishte edhe nënshtetësinë turke, thanë se ajo ishte qëlluar në kokë.

10 Shtator 2024, 22:58 Nga E. D
Ushtria izraelite thotë se mund ta ketë vrarë pa dashje një
Aysenur Ezgi Eygi

IZRAEL- Ushtria izraelite tha të martën se aktivistja amerikane, e cila u vra javën e kaluar në Bregun Perëndimor, mund të jetë qëlluar “pa qëllim dhe pa dashje” nga ushtarët e saj, duke nxitur reagim të ashpër nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe familja e saj.

Izraeli njoftoi se ka nisur hetimet për vrasjen e aktivistes 26 vjeçare Aysenur Ezgi Eygi nga qytetit i Siatëllit, e cila po merrte pjesë në protestat kundër ndërtimit të vendbanimeve të reja për kolonët izraelitë. Mjekët që trajtuan aktivisten Eygi, e cila kishte edhe nënshtetësinë turke, thanë se ajo ishte qëlluar në kokë.

Sekretari Blinken dënoi vrasjen “e paprovokuar dhe të pajustifikuar” kur u pyet për hetimet e Izraelit në një konferencë për shtypin në Londër. “Askush nuk duhet të vritet ndërkohë që merr pjesë në një protestë”, tha ai. “Forcat izraelite të sigurisë duhet të bëjnë ndryshime rrënjësore në mënyrën se si operojnë në Bregun Perëndimor”.

Familja e zonjës Eygi në Shtetet e Bashkuara tha përmes një deklarate se është “thellësisht e indinjuar nga pretendimi se vrasja e saj nga një snajperist i trajnuar mund të jetë bërë pa dashje. Shpërfillja ndaj jetës së njeriut në këtë hetim është tronditëse”.

Gjatë protestave të së premtes, protestuesit palestinezë u përleshën me forcat izraelite, të cilat hodhën gaz lotsjellës dhe hapën zjarr ndaj protestuesve, sipas protestuesit izraelit Jonathan Pollak, i cili ishte dëshmitar i vrasjes së aktivistes Eygi.

Jonathan Pollak tha se përplasjet ishin qetësuar rreth gjysmë ore para se aktivistja Eygi të qëllohej dhe se protestuesit dhe aktivistët u tërhoqën disa qindra metra larg vendit ku po mbahej protesta. Zoti Pollak tha se i kishte parë dy ushtarë izraelitë duke u ngjitur në kulmin e një shtëpie aty pranë, që drejtuan armën dhe qëlluan në drejtim të grupit të tyre dhe njëri plumb goditi aktivisten Eygi.

Izraeli tha se hetimet mbi vrasjen e zonjës Eygi “dolën në përfundimin se ajo ka shumë gjasa të jetë qëlluar pa qëllim dhe pa dashje nga plumbat (e ushtrisë izraelite), të cilat nuk e kishin atë për objektiv, por që kishin në shënjestër organizatorin e trazirave”. Izraeli shprehu “keqardhje të thellë” për vdekjen e saj.

Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit, një grup aktivistësh ku zonja Eygi ishte vullnetare, tha se “kundërshton plotësisht” deklaratën e Izraelit dhe shtoi se “plumbi ishte i drejtuar tek ajo.”

Vrasja e aktivistes Eygi ndodh mes një përshkallëzimi të dhunës në Bregun Perëndimor, e cili nisi pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit të kaluar. Operacionet izraelite, sulmet e militantëve palestinezë ndaj izraelitëve, sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve dhe kundërpërgjigjja e ashpër ushtrisë izraelite ndaj protestave palestineze në Bregun Perëndimor, janë shtuar.

Izraeli thotë se autoritetet i hetojnë të gjitha pretendimet për vrasje të civilëve nga forcat e saj. Zyrtarët izraelitë thonë se ushtarët izraelitë shpesh duhet të marrin vendime brenda disa sekondash ndërkohë që veprojnë në vende ku militantët fshihen në mesin e civilëve. Por organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ushtarët rrallë herë gjykohen dhe se edhe në rastet më flagrante, përfshirë ato raste për të ciëat ka pamje filmike, ushtarët izraelitë marrin dënime relativisht të lehta.

Autoriteti Palestinez mbajti një ceremoni mortore për aktivisten Eygi në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të hënën. Autoritetet turke thonë se janë angazhuar për kthimin e trupit të saj në Turqi dhe me kërkesë të familjes së saj ajo do të prehet në qytetin turk të Didimit.

Në një intervistë në televizionin turk ‘HaberTurk’, xhaxhai i zonjës Eygi tha se ajo e mbajti sekret nga të paktën një pjesë e familjes së saj shkuarjen në Bregun Perëndimor. Ajo u kishte thënë se po shkonte në Jordani për t’u ndihmuar palestinezëve atje, tha ai.

“Ajo e fshehu faktin se shkonte në Palestinë. Na bllokoi nga llogaria e saj që të mos i shohim postimet e saj në rrjete sociale,” tha xhaxhai Yilmaz Eygi.

Vrasjet e shtetasve amerikanë në Bregun Perëndimor kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, sikur me rastin e vrasjes së gazetares së njohur palestinezo-amerikane Shireen Abu-Akleh në kampin e refugjatëve në Xhenin, në vitin 2022.

Sipas disa hetimeve të pavarura dhe një raporti të agjencisë Associated Press, gazetarja Abu-Akleh me gjasë është vrarë nga plumbat e ushtrisë izraelite. Pas disa muajve, ushtria izraelite tha se kishte “shanse të mëdha” që njëri nga ushtarët e saj ta ketë vrarë atë pa dashje, por se askush nuk do të dënohej për këtë rast.

Në janar të vitit 2022, një palestinezo-amerikan 78 vjeçar, Omar Assad, vdiq nga një infarkt i zemrës pasi forcat izraelite e tërhoqën zvarrë nga vetura në një postbllok dhe e detyruar të rrinte shtrirë me fytyrë në tokë, me duar të lidhura dhe me gojë e sy të mbyllur. Ushtria hodhi poshtë akuzat penale për rastin dhe tha se do të merrte masa ndaj njërit prej komandantëve dhe do t’i ulte gradën për dy vite dy të tjerë.

Shtetet e Bashkuara planifikuan të vendosin sanksione ndaj njësitit ushtarak përgjegjës për abuzimet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, por në fund hoqën dorë nga ky plan.

Vrasje e palestinezëve, që nuk janë shtetas të një vendi perëndimor, në shumicën e rasteve nuk merr vëmendje të njëjtë.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se hetimet e ushtrisë izraelite mbi vrasjet e palestinezëve janë të karakterizuara nga mungesa e ndëshkueshmërisë. Organizata kryesore izraelite e të drejtave të njeriut B’Tselem, u shqetësua aq shumë sa që në vitin 2016 ndërpreu praktikën e saj të disa dekadave për të ndihmuar me hetimet, duke i quajtur ato “të pasinqerta”.

Vitin e kaluar, një gjykatë izraelite shpalli të pafajshëm një pjesëtar të njësitit paramilitar të policisë kufitare, që akuzohej për vrasjen nga pakujdesia të palestinezit 32 vjeçar Eyad Hallaq, i cili ishte me autizëm, në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, në vitin 2020. Ky rast ishte krahasuar me vrasjen e George Floydit në Shtetet e Bashkuara nga policia.

Në vitin 2017, ushtari izraelit Elor Azaria u dënua për vrasje dhe vuajti nëntë muaj dënim pasi vrau një sulmues të plagosur palestinez në qytetin e Hebronit. Ky mjek ushtarak u filmua tek sa qëlloi për vdekje Abdel Fattah al-Sharifin, i cili po qëndronte i shtrirë, pa ndjenja, në tokë.

Ky rast ndau në dysh publikun izraelit. Ndërkohë që ushtria thoshte se Azaria kishte shkelur kodin etik, shumë izraelitë, sidomos ata nga krahu i djathtë nacionalist, akuzonin drejtuesit e ushtrisë se nuk po i besonin ushtarit, i cili veproi në kushte të rrezikshmërisë së lartë./VOA

aysenur ezgi eygi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj