LIVE UPDATES
Bota

Ushtria serbe pretendon se ka rrëzuar një dron komercial në zonën në kufi me Kosovën, ministria e Mbrojtjes: Vepruam sipas urdhrit të presidentit

Qendra e skijimit e Kopaonikut gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Pasdite, njësitë e ushtrisë serbe pas detektimit dhe monitorimit, kanë neutralizuar një dron komercial që po lëvizte nga Kopaoniku drejt Rashkës, u tha në njoftim. Siç u tha në deklaratën e ministrisë serbe, droni u rrëzua duke përdorur masat e pengesave elektronike në afërsi të objekteve ushtarake të garnizonit të Rashkës.

2 Nëntor 2022, 19:39 Nga DOSJA
Ushtria serbe pretendon se ka rrëzuar një dron komercial në
Qendra e skijimit në Kopaonik

SERBI- Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tha më 2 nëntor se ushtria serbe ka rrëzuar një dron komercial në zonën e gjerë të Kopaonikut.

Qendra e skijimit e Kopaonikut gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Pasdite, njësitë e ushtrisë serbe pas detektimit dhe monitorimit, kanë neutralizuar një dron komercial që po lëvizte nga Kopaoniku drejt Rashkës, u tha në njoftim. Siç u tha në deklaratën e ministrisë serbe, droni u rrëzua duke përdorur masat e pengesave elektronike në afërsi të objekteve ushtarake të garnizonit të Rashkës. Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë nuk u dhanë më shumë detaje për dronin dhe as në pronësi të kujt ishte.

“Ushtria veproi në përputhje me urdhrin e presidentit të republikës, njëherësh komandantit suprem të forcave të armatosura serbe, Aleksandar Vuçiç, dhe po ndërmerr masa për të detektuar, gjurmuar dhe neutralizuar dronët në afërsi të ndërtesave ushtarake”, u tha në njoftim.

Ministria serbe tha po ashtu se ushtria do të vazhdojë të veprojë në përputhje me urdhrin e Vuçiqit, dhe të rrëzojë të gjithë dronët që gjen në zonën e ndalim-fluturimit dhe në afërsi të ndërtesave ushtarake. Më herët gjatë 2 nëntorit, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se Vuçiç ka dhënë urdhrin për rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore”.

Ai tha se më 1 nëntor ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmëria, për shkak të, siç është shprehur, situatës në Kosovë, por atë ditë nuk dha detaje se përse është marrë ky vendim dhe përse lidhej me Kosovën. Raportimet e disa mediave më 1 nëntor që thoshin se “dronët që janë vërejtur mbi Serbi” kanë hyrë nga territori i Kosovës, janë hedhur poshtë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

“Çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendjeje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, shkroi Mehaj në Facebook.

Disa media në Serbi transmetuan informacione jozyrtare më 1 nëntor, se dronët pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma” - domethënë, sipas raportimeve, fluturuan mbi Merdare dhe rrethinat e Rashkës, në kufirin me Kosovën dhe në jug të Serbisë. Vuçeviç tha për RTS-në se, pas shfaqjes së dronëve, Vuçiq ka dhënë urdhrin që “çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontrollin tonë”.

Ai shtoi se avionët luftarakë, MIG 29, të cilët u aktivizuan nga Serbia, nuk u ngritën për shkak të dronëve, por se “ata patrullojnë në qiellin tonë”. Ministri serb, krahas pretendimeve se dronët kanë hyrë nga territori i Kosovës, nuk dha më shumë detaje as për ta, as për arsyet e ngritjes së avionëve luftarakë dhe as për lidhjet që mund t’i kenë ata me Kosovën, për sigurinë e së cilës kujdeset edhe misioni i NATO-s, KFOR. Këto zhvillime vijnë në kohën kur autoritetet në Kosovë kanë nisur zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS (Republika e Kosovës). Plani me tri faza i Qeverisë së Kosovës, nisi së zbatuari më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri më 21 prill 2023.

Marrë nga REL

serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet