LIVE UPDATES
Bota

Ushtria sllovene heq telin me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë

Dhjetëra ushtarë përdorën mjete prerëse për të hequr telin me gjemba përgjatë kufirit, përpara se të ngarkonin gardhin në një kamion. Zyrtarët kanë thënë se mund të duhen rreth pesë muaj përpara se të hiqet i gjithë gardhi kufitar prej gati 200 kilometrash - një kombinim i telit me gjemba dhe paneleve metalike.

16 Korrik 2022, 11:54 Nga d.a.
Ushtria sllovene heq telin me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë
kufiri Slloveni-Kroaci

SLLOVENI- Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me tela në kufirin me Kroacinë, i cili ishte vendosur për të frenuar kalimet e emigrantëve pasi më shumë se 1 milion njerëz që u larguan nga dhuna ose varfëria hynë në Evropë në vitin 2015-të.

Dhjetëra ushtarë përdorën mjete prerëse për të hequr telin me gjemba përgjatë kufirit, përpara se të ngarkonin gardhin në një kamion. Zyrtarët kanë thënë se mund të duhen rreth pesë muaj përpara se të hiqet i gjithë gardhi kufitar prej gati 200 kilometrash - një kombinim i telit me gjemba dhe paneleve metalike.

Vendimi për të hequr gardhin u mor nga qeveria e re liberale e Sllovenisë, e cila mori detyrën pas zgjedhjeve në prill. Zyrtarët kanë thënë se kufiri do të monitorohet me mjete të tjera, por se është e nevojshme për të parandaluar çdo aksident dhe lëndim që mund të përballen emigrantët ndërsa kërkojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore.

"Emigracioni nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket, por ky tel ishte një masë jo-proporcionale," tha ministrja e Brendshme Tatjana Bobnar, e cila ishte e pranishme në kufi. "Koha ka treguar se asnjë gardh nuk mund të parandalojë emigrimin, por ka shkaktuar shumë tragjedi dhe njerëz ishin duke vdekur” ndërsa përpiqeshin të kalonin lumin Kupa, në kufi.

Zyrtari i lartë i policisë sllovene, Bostjan shtoi se "teli i hequr do të zëvendësohet nga ndryshimi i metodave dhe taktikave të punës", përfshi shtimin e stafit në kufi dhe bashkëpunimin e zgjeruar ndërkombëtar.

Emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika apo Azia vijnë në Slloveni nga Kroacia nëpërmjet të ashtuquajturës rrugë ballkanike. Shumë përballen me rreziqe në udhëtimet e tyre të gjata që shpesh zgjasin muaj, madje edhe vite, mes kalimesh të rrezikshme të deteve apo lumenjve, abuzimit nga kontrabandistët ose gjumit në kushte ekstreme atmosferike.

Vendimi i qeverisë sllovene për të hequr gardhin është përballur me kritika nga partitë e krahut të djathtë që janë kundër emigracionit. Vendi anëtar i Bashkimit Evropian ka raportuar një rritje të kalimeve të emigrantëve në gjysmën e parë të 2022-it krahasuar me vitin e kaluar, dhe grupet e djathta thonë se heqja e telit është e parakohshme.

Ministrja e brendshme Bobnar e ka përshkruar më parë gardhin kufitar si një masë të përkohshme dhe tha se “është e papranueshme që ai të bëhet një element i përhershëm i politikës kufitare të Sllovenisë”.

Agjencia zyrtare e lajmeve STA raportoi se ushtria fillimisht do të heqë 51 kilometra të telit me gjemba, ndërsa 143 kilometrat e mbetur të gardhit do të hiqen nga një kontraktor që ende nuk është zgjedhur.

Emigrantët që përpiqen të kalojnë kufijtë ndërsa kërkojnë siguri dhe jetë më të mirë në Perëndim, shpesh përballen gjithashtu me aksione të dhunshme nga policia kufitare në shumë vende përgjatë rrugëtimit të tyre./REL/

kufiri slloveni-kroaci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet