LIVE UPDATES
Bota

'Vajza ime është nën dhe, zemra më digjet'/ Reportazhi i BBC për tërmetin në Turqi: Ndjenja e humbjes po përhapet më shpejt sesa kërkimi i të mbijetuarve

Sikur të mos mjaftontem banorët e Turqisë dhe Sirisë janë duke u përballur me një tjetër problem.

7 Shkurt 2023, 19:10 Nga a.l
'Vajza ime është nën dhe, zemra më digjet'/
Turqi

TURQI- Njerëz nën rrënoja, mijëra të vdekur e mijëra të plagosur, shtëpi të shkatërruara e familjarë me sytë nga qielli në lutje për të gjetur gjallë fëmijët e të afërmit e tyre, kjo është panorama e fundit që vjen nga Turqia dhe Siria, pas tërmetit 7.8 ballë që shkundi vendet dy ditë më parë. 

Sikur të mos mjaftontem banorët e Turqisë dhe Sirisë janë duke u përballur me një tjetër problem. Personat, shtëpitë e të cilëve nuk janë shkatërruar duhet të zgjedhin mes banesës gjysmë të shkatërrur apo të qëndrojnë në ambientet jashtë dhe të rrezikohen nga temperaturat shumë të ulëta.

BBC ka realizuar një reportazh ku pasqyron situatën dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur ende të mbërrijnë në ndihmë të atyre që kanë mbetur nën rrënoja. 

Artikulli i plotë:

Në të gdhirë në të ftohtin e madh morëm rrugën për në një ndërtesë 10-katëshe në Adana, e cila ishte shembur plotësisht. Takova dy gra të mbështjella me batanije, duke u nisur drejt rrënojave. Ummu Bayraktar dhe Nazife Batmaz po qëndrojnë në një xhami në qytetin turk, i cili është kthyer një qendër për operacionin e ndihmës pas tërmetit të së hënës.

Shtëpia e tyre u dëmtua rëndë. Ne ecim dhe flasim ndërsa ata shkojnë për të gjetur një të afërmin e tyre, një nga kushërinjtë e Ummu. Një shoqërues na nxit të mos ecim pranë një ndërtese tjetër e cila paraqet rrzik pasi ka pësuar plasaritje si pasojë e tërmetit.

Kalojmë dy fadroma që punojnë pranë disa rrënojave, zonës së shembjes, ndërsa gjashtë punonjës të një ekipi shpëtimi përdorin duart për të larguar rrënojat. Më pas marrim një rrugë anësore, ku shoh një grup të mbijetuarish të mbështjellë me batanije të ulur në karrige plastike duke u ngrohur rreth zjarrit.

Dy gratë kërkojnë shoqen e tyre, Nurten. E mbuluar me një batanije në të ftohtin e acartë, ajo ulet dhe qan. Vajza e saj, Senay, ishte në katin e dytë të ndërtesës së shembur. Nurten ka pritur këtu gjithë ditën dhe natën, por asnjë lajm nuk ka ardhur.

“Kur vajza ime është e shtrirë në të ftohtë, si mund të shtrihem në një shtrat të ngrohtë? Vajza ime nuk e ka pëlqyer kurrë të ftohtin o Zot, është nën dhe, zemra më digjet”, thotë ajo.

Miqtë e saj mundohen ta ngushëllojnë ndërkohë që në sfond dëgjohen zhurmat e ekipeve të shpëtimit. Vajza e saj ka dy vajza të sajat – të dyja aktualisht studiojnë jashtë vendit, por po përpiqen të kthehen në Turqi.

“Çfarë do t’u them vajzave? Ata do të vijnë këtu sot. Çfarë duhet t’u them? Ata ma kishin besuar nënën e tyre mua,” thotë Nurten.

Ndjenja e humbjes po përhapet më shpejt sesa kërkimi i të mbijetuarve. Më në jug, në kufirin turk me Sirinë, më shumë lajme erdhën gjatë natës nga provinca Hatay, një nga rajonet më të goditura. Në errësirë, pamjet treguan një banor që kërkonte në rrënoja. Ai beson se dikush është gjallë poshtë mbetjeve të asaj që dikur ishte një banesë.

“Fol me zë të lartë,” lutet ai.

“Siç e shihni, këtu është një trup i pajetë. Ai ka vdekur dhe askush nuk e ka hequr. Ndësa nga poshtë dëgjohet zëri i një gruaje”, thotë ai.

Ndërsa ai flet, zëri i një gruaje dëgjohet tek bërtet nga rrënojat. Ajo qan përsëri, dhe më pas godet në metal duke u përpjekur të mbajë vëmendjen e burrit. Por vetëm ai nuk mund të bëjë asgjë. Një shtëpi e tërë është shembur dhe do duhen makineri për të hequr rrënojat.

Kjo është një histori klithmash pa përgjigje, që përsëriten vazhdimisht në të gjithë këtë rajon. Aty pranë, një tjetër banor i Hatajit, Deniz, tregon ndërtesën e shembur ku ishin bllokuar prindërit e tij.

“Ata po bëjnë zhurmë, por askush nuk po vjen. Ne jemi të shkatërruar. Zoti im… Ata po thërrasin. Ata thonë, “Na shpëto”, por ne nuk mund t’i shpëtojmë. Si do të t’i shpëtojë?”, thotë ai.

Situata është edhe më e rënduar në qytetin Kahramanmaras. Aty raportohet se mijëra ndërtesa janë shembur, numri i të pastrehëve edhe më i madh. Një familje mblidhet, shumë e frikësuar nga pasgoditjet për t’u kthyer në ndërtesën e tyre të goditur keq. Drutë e zjarrit janë gjithçka që u kanë mbetur. Flakët sjellin pak ngrohtësi në duart e zhveshura.

“Mezi dolëm gjallë nga shtëpia. Ne kemi katër fëmijë. Dolëm nga shtëpia me ta në momentin e fundit. Ka disa njerëz të bllokuar brenda. Është një fatkeqësi e madhe. Tani, po presim pa ujë dhe pa ushqim, jemi në një gjendje të dëshpëruar”, thotë Neset Guler.

Një rajon pret ndihmë që mund të jetë e pamundur të sigurohet në shkallën e nevojshme. Dhe ndërkohë, më shumë ndërtesa rrezikojnë të rrëzohen dhe zjarret e vogla të ndezura në ambientet jashtë shtëpive, është e vetmja mënyrë për të zënë pak ngrohtë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet