LIVE UPDATES
Bota

Varhelyi kritikon Dodikun: Aleatët e BE-së nuk shkojnë në Rusi

Këto deklarata ishin një tjetër shfaqje e zhgënjimit lidhur me vizitën që presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, zhvilloi vitin e kaluar në Rusi.

18 Maj 2023, 08:17 Nga a.l
Varhelyi kritikon Dodikun: Aleatët e BE-së nuk shkojnë në
Oliver Varheliy

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, më 17 maj paralajmëroi Bosnje e Hercegovinën se aleatët e BE-së nuk vizitojnë Rusinë. Këto deklarata ishin një tjetër shfaqje e zhgënjimit lidhur me vizitën që presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, zhvilloi vitin e kaluar në Rusi.

“Aleatët tanë nuk shkojnë në Rusi, ky është mesazhi im. Kush dëshiron të jetë aleat i yni nuk shkon në Rusi”, tha Varhelyi në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën e Dodikut. 

Bosnja, që më 2016 kishte aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e vitit të kaluar mori statusin e shtetit kandidat, pas shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit. Megjithatë, shteti ka pranuar një listë të gjatë të kushteve që duhet të përmbushë, e të cilat synojnë të forcojnë demokracinë në këtë shtet ballkanik.

“Ne na duhet që Bosnje e Hercegovina të jetë aleate e jona”, tha Varhelyi gjatë konferencës për media në Sarajevë, pasi mori pjesë në një forum të nivelit të lartë politik, ku u diskutua për hapat që duhet të ndërmarrë Bosnja që t’i bashkohet BE-së.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh i fuqishëm nga Bosnja që ky shtet të paraqesë një qëndrim të përbashkët. Varhelyi lavdëroi përparimin e bërë “në një kohë rekorde” për formimin e Qeverisë dhe miratimin e buxheteve, pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën tetorin e vitit të kaluar.

Ai po ashtu inkurajoi politikanët në Bosnje që të kryejnë reformat për të cilat janë pajtuar kur kanë marrë statusin e vendit kandidat. Por, deklaratat nga Dodiku së bashku me udhëtimin e tij në Rusi, ku ai u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, vënë në pah mungesën e unitetit në politikën e jashtme të Bosnjës.

Dodik veçse është kritikuar nga blloku evropian, pasi në janar ai i ndau Putinit çmimin më të lartë që jep entiteti i Republikës Sërpska. Ky vendim nxiti reagime dhe paralajmërime se Bosnja duhet të jetë më e kujdesshme lidhur me sundimin e ligjit teksa aspiron t’i bashkohet bllokut evropian.

Dodik ka kundërshtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe po ashtu kundërshton pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, ai ka tentuar që të ndajë ushtrinë, policinë dhe administratën tatimore të Republikës Sërpska nga Qeveria qendrore e Bosnjës, veprime që janë në kundërshtim me Marrëveshjes e Paqes të arritur në Dejton më 1995. Rusia dhe Serbia kanë mbështetur në heshtje veprimet e Dodikut.

Forumi politik në Sarajevë, që u mbajt më 17 maj, u kryesua nga Varhelyi dhe Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjës. Forumi u organizua nga Komisioni Evropian me synimin që të monitorojë zbatimin e rekomandimeve dhe raportimin e përparimit të Bosnjës në rrugën evropiane./REL/

oliver varheliy

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion