LIVE UPDATES
Bota

Varshava shfaq forcën ushtarake mes kërcënimeve në rritje nga fqinjët e saj

Gjithashtu, raketahedhësit “HIMARS” dhe sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”. Eksperti Jaroslaw Wolski thotë se kjo paradë është shfaqje e fuqisë ushtarake të vendit.

16 Gusht 2023, 15:58 Nga I.A
Varshava shfaq forcën ushtarake mes kërcënimeve në rritje
Varshava

POLONI- Një ditë më parë (të martën) Polonia mbajti paradën e saj më të madhe ushtarake në 29 vjet, një shfaqje që synon t’u tregojë forcën fqinjëve të saj, Bjellorusisë dhe Rusisë dhe, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Varshava, Lesia Bakalets, parada lë të kuptohet se, pas agresionit rus kundër Ukrainës, qëndrimet e autoriteteve polake ndaj mbrojtjes po ndryshojnë.

Dy mijë ushtarë, 200 mjete ushtarake polake dhe të huaja, si dhe 92 avionë. Kjo është parada më e madhe ushtarake e Varshavës në gati tre dekada. Pjesë e paradës ishin edhe tanket e prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, “M1A1 Abrams”, tanket “K2” dhe artileria “Howitzer K9”, prodhuar nga Koreja e Jugut.

Gjithashtu, raketahedhësit “HIMARS” dhe sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”. Eksperti Jaroslaw Wolski thotë se kjo paradë është shfaqje e fuqisë ushtarake të vendit.

"Ne nuk mund të tregohemi të dobët, pasi, për fat të keq, gjuha e vetme që rusët dhe bjellorusët kuptojnë, është gjuha e forcës. Parada dëshmon se ushtria jonë po ndryshon”, thotë ai.

Sipas zotit Wolski, ndryshimet në ushtrinë polake nisën para sulmit të Moskës kundër Kievit.

Por, ai thotë se agresoni rus kundër Ukrainës e përshpejtoi modernizimin e arsenalit ushtarak të Polonisë.

“Janë dy faktorë që luajtën rol: rritja e fondeve dhe nevoja për të plotësuar mungesën e pajisjeve, sepse ne transferuam rreth 30 për qind të pajisjeve të forcave tokësore në Ukrainë”, thotë zoti Wolski.

Nga viti 2010, me heqjen e rekrutimit të detyrueshëm, ushtria polake ka qenë një forcë tërësisht profesionale. Shumica e pjesëtarëve të saj vijnë nga akademitë ushtarake.

Për të rritur numrin e ushtarëve, së fundmi, Polonia krijoi një sistem që u mundëson vullnetarëve të regjistrohen si rezervistë, shpjegon kolonelja Justyna Balin, zëdhënëse e zyrës qendrore të rekrutimeve në Poloni.

“Kandidatët kanë 27 ditë trajnimi bazë: disiplinë ushtarake, taktikë dhe qitje. Pas kësaj, ushtarët bëjnë betimin dhe vendosin nëse duan të vazhojnë shërbimin në ushtri, zgjedhin një fushë të caktuar profesionale dhe vazhdojnë studimet”, thotë zonja Balik për Zërin e Amerikës.

Sipas saj, 70 për qind e vullnetarëve vendosin të vazhdojnë karrierën e tyre në ushtri.

“Këtë vit, plani ynë është që të rekrutojmë 25 mijë ushtarë. Por ne presim ta tejkalojmë këtë numër. Tashmë kemi mbi 21 mijë pjesëtarë vullnetarë të ushtrisë”, thotë kolonelja Balik.

Deri më 2035, Polonia planifikon të dyfishojë numrin e ushtarëve të saj, nga 175 mijë në 300 mijë.

Waldemar Skrzypczak, gjeneral në pension dhe ish komandant i Forcave Tokësore Polake, shpjegon arsyet pse kjo rritje është e domosdoshme.

“Ne duhet të jemi pjesë e fuqishme e forcave të NATO-s në krahun lindor. Ne ndihemi të sigurt për shkak të anëtarësimit në NATO dhe besojmë se aleanca na mbron. Por, sigurisht, me pjesëmarrjen tonë. Prandaj, Polonia do që ushtria e saj të jetë gati për t’u mbrojtur”, thotë ai.

Sipas ekspertëve ushtarakë, aktualisht Polonia nuk është nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia, apo Bjellorusia, falë pranisë së trupave të NATO-s në tokën polake. Njohësit thonë se numri i mercenarëve të grupit Wagner në kufirin Poloni-Bjellorusi është i vogël dhe nuk përbën rrezik për Poloninë. Sipas tyre, ushtria polake tashmë di si të reagojë ndaj provokimeve që mund të vijnë nga Rusia apo Bjellorusia.

Marrë nga VOA

varshava lufta ukraine-rusi jaroslaw wolski

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet