Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Duke iu adresuar trupave në kufirin verior, gjenerali Herzi Halevi, tha se sulmet e fundit ishin të dizajnuara për “të përgatitur terrenin, me mundësinë që ju të hyni dhe të vazhdoni të degradoni Hezbollahun”.
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha më 25 shtator shefi i ushtrisë izraelite, teksa Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, gjuajti dhjetëra predha në Izrael, përfshirë një raketë në Tel Aviv.
Duke iu adresuar trupave në kufirin verior, gjenerali Herzi Halevi, tha se sulmet e fundit ishin të dizajnuara për “të përgatitur terrenin, me mundësinë që ju të hyni dhe të vazhdoni të degradoni Hezbollahun”.
Në një referencë për raketën që u gjuajt në Tel Aviv, ai u tha trupave: “Sot, Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe më vonë gjatë ditës së sotme, ata do të marrin një përgjigje të fuqishme. Përgatituni”. Nuk është e qartë nëse Halevi po i referohej një operacioni tokësor, sulmeve ajrore apo ndonjë forme tjetër të hakmarrjes.
Ushtria izraelite ditëve të fundit ka thënë se nuk ka plane për një ofensivë tokësore. Por, deklarata e Halevit është deklarata më e fuqishme deri më tani që sugjeron se trupat mund të hyjnë në Liban. Me armiqësitë që janë intensifikuar, ushtria izraelite tha të mërkurën se do të aktivizojë dy brigada rezervë për misionet në veri – një tjetër sinjal se Izraeli po planifikon një veprim më të ashpër.
Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar gjatë 11 muajve të fundit. Hezbollahu ka gjuajtur raketa, dronë në veri të Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë dhe me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli është përgjigjur me intensifikim të sulmeve ajrore që kanë lënë të vrarë qindra persona ditëve të fundit, përfshirë edhe komandantë të Hamasit. Luftimet veçse kanë detyruar dhjetëra mijëra persona të zhvendosen në dy anët e kufirit. Izraeli është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët e saj në veri të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, teksa Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë sulmet raketore derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gazë./ REL
Volodymyr Zelensky NEW YORK- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, p...
Volodymyr Zelensky NEW YORK- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurë...
pamje nga vendngjarja FRANCË- Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur edhe Francën në qytetin e K...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Dy australian kanë zbuluar një nga peshqit më të rrallë në botë gjatë një...
Aleksandër Vuçiç NEW YORK- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje ...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, u ka thë...
Ozkan Ulutash KOSOVA- Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosov&...
Joe Biden LINDJA E MESME- Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme është e m...
Giorgia Meloni dhe Rexhep Tayyip Erdogan NEW YORK- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni diskutuan situatën ...
pamje nga sulmet IZRAEL- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka qenë i qartë, duke thënë&n...