LIVE UPDATES
Bota

Vdekja e Mihail Gorbaçov, sekretari i OKB: Burrë shteti, unikal

Pikëllim, admirim, mirënjohje: Pas vdekjes së Mihail Gorbaçovit politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota kanë vlerësuar nobelistin e Paqes dhe kreun e fundit të Bashkimit Sovjetik.

31 Gusht 2022, 09:29 Nga d.a.
Vdekja e Mihail Gorbaçov, sekretari i OKB: Burrë shteti, unikal
Mihail Gorbaçov

RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur "thellësisht i prekur" për vdekjen e ish-presidentit sovjetik, Mihail Gorbaçov duke e vlerësuar atë si një "burrë shteti unikal" që ka ndryshuar rrjedhën e historisë. "Ai ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër për dhënien fund të Luftës së Ftohtë", u shpreh Guterres.

Presidenti amerikan, Joe Biden e cilësoi Gorbaçovin si politikan me "horizont të jashtëzakonshëm". Si kreu i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik ai punoi së bashku me presidentin e atëhershëm, Ronald Regan për të reduktuar arsenalin e armëve bërthamore. Në vendin e tij Gorbaçov nisi rrugën e "reformave demokratike pas dekadash të shtypjes brutale politike". Gorbaçov nuk e pa "glasnostin" dhe "perestrojkën" - hapje dhe reformim "thjesht si slogane".

Trashëgimi që nuk do të harrohet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ngriti lart veçanërisht rolin e Gorbaçovit për Europën. Ai luajti rol vendimtar për rënien e Perdes së Hekurt, shkroi von der Leyen në twiter. Ajo e vlerësoi Gorbaçovin si një lider të besueshëm dhe të respektuar. "Ai hapi rrugën për një Europë të lirë. Këtë trashëgimi ne nuk do ta harrojmë kurrë." Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e vlerësoi Gorbaçovin si luftëtar për paqen dhe i shprehu ngushëllimet familjes, miqve të tij dhe popullit rus. Gorbaçov ka qenë një njeri, që ia kushtoi jetën me angazhim të madh paqes dhe lirisë, shkroi Michel në twitter.

Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron e vlerësoi Gorbaçovin si "njeri të paqes, vendimet e të cilit i hapën rusëve rrugën për lirinë." Më tej Macron vlerësoi se "angazhimi i tij për paqen në Europë ka ndryshuar historinë tonë të përbashkët."

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se "se e kam admiruar gjithmonë guximin dhe integritetin që ai tregoi, kur i dha fund Luftës së Ftohtë." Kryeministri në largim duke iu referuar luftës që nisi Putini në Ukrainë tha, se "në kohët e agresionit të Putinit në Ukrainë angazhimi i tij i palodhur (i Gorbaçovit) për hapjen e shoqërisë sovjetike është një shembull për ne të gjithë."

Pa Gorbaçovin nuk do kishte bashkim të Gjermanisë

Në Gjermani Gorbaçov ka qenë shumë i vlerësuar për kontributin e tij për bashkimin e Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil vlerësoi Gorbaçovin për rolin e tij në përfundimin e Luftës së Ftohtë. "Pa të revolucioni paqësor nuk do të ishte zhvilluar aq paqësisht, dhe ndoshta bashkimi gjerman nuk do të ishte kryer", shkroi Klingbeil në twitter. Kurse kreu i CSU-së, Markus Söder e vlerësoi Gorbaçovin si një njeri të "që më parë se të tjerët i i kuptoi shenjat e kohës, përfundoi Luftës e Ftohtë dhe mundësoi një periudhë të gjatë të paqes." Söder theksoi se "rrugën e bashkimit të Gjermanisë ai e hapi pa hezitim."

Ministrja gjermane e Arsimit, BettinaStark-Watzinger shkroi në twitter se Gjermania i është shumë mirënjohëse Gorbaçovit. "Ai inicioi fundin e Luftës së Ftohtë, mundësoi bashkimin gjerman dhe i dhuroi vendit të tij një moment demokratik." Kurse kreu i Partisë Kristiiandemokrate, CDU, Friedrich Merz u shpreh se "pa Mihail Gorbaçovin bashkimi gjerman nuk do të kishte qenë i mundur. CDU mban zi për një burrë shtetit, të cilit Gjermania mund t'i besonte, e që na besonte." "A mund ta ndryshojë një njeri i vetëm botën? Po. Mundet. Jo me dhunë, jo me tanke, me tërheqje të 350.000 ushtarëve sovjetikë nga Gjermania. Liri për miliona vetë në Europën lindore. Bashkimi gjerman. Të pamendueshme pa Mihail Gorbaçovin", shkroi ish-kreu i CDU-së, dhe politikani gjerman, Armin Laschet./DW/

vdes mikhail gorbachev antonio guterres

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para