Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në takimin e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se është folur që kjo abetare të mbërrijë deri tek secili fëmijë shqiptarë.
MAQEDONIA E VERIUT- Nxënësit në Kosovë dhe në Shqipëri do ta fillojnë vitin shkollor me abetare të unifikuar, por jo nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Diçka e tillë ishte premtuar që në vitin 2012 në Prizren me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptarë.
Në takimin e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se është folur që kjo abetare të mbërrijë deri tek secili fëmijë shqiptarë.
“Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kemi folur edhe me kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me autoritet në Serbi që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjithë shqiptarët, tek të gjithë familjet dhe fëmijët shqiptarë, plus edhe në zonën tjetër që e ka merak vetë Albini, të diasporës”.- deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Tani që abetarja u unifikua, pyetëm në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se prej kur edhe nxënësit shqiptarë të Maqedonisë do ta kenë në duar këtë abetare, por nga ky dikaster nuk morëm përgjigje.
Por ja çfarë tha ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri 2 muaj më parë në emisionin Click Plus.
“Do të jemi pjesë e atij rrugëtimi për abetaren e përbashkët. Që do të thotë se do të jetë edhe në vendin tonë kur të realizohet atje abetare të përbashkët. Të dyja shtetet, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, kanë bërë thirrje për botimin dhe paraqitjen e autorëve të cilët kanë konkurruar, janë në procedurë. Pas publikimit të abetares atje së përbashkët, do të shohim bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit dhe me Drejtorinë pedagogjike që ta përshtatim dhe ta fusim edhe në sistemin tonë arsimor”.- pohoi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.
Ndërkaqlibri i abetares së unifikuar tash më është shtypur dhe ka nisur dorëzimi deri tek fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Shpërndarja në Kosovë ka filluar në disa zona rurale e pastaj edhe në shkollat e qyteteve.
Diana BRITANI E MADHE- 31 gushti është dita e 243-të e vitit në kalendarin gregorian dhe e 244-ta në vitin e brishtë. Po asht...
Mikhail Gorbachev RUSI- Mesazhe ngushëllimi janë dërguar nga liderë dhe politikanë nga e gjithë bota pas vdekjes së lid...
Furgoni i bllokuar nën urën e sheshit Skënderbeu SHKUP- Reshjet e shiut kanë bllokuar shumë rrugë të Shkupit, nd&eu...
Proteste KOSOVË- Ditën e sotme është paralajmëruar se do të mbahet një protestë për të kërkuar drejt...
Nasa SHBA- NASA do të përpiqet përsëri ditën e shtunën të nisë raketën e saj të re drejt Hënës ...
Pakistan PAKISTAN- Kombet e Bashkuara dhe Pakistani lëshuan një apel të martën për 160 milionë dollarë fonde emergj...
Magnus Soderlund SUEDI- Një shkencëtar suedez duke folur në samitin e Stokholmit javën e kaluar ofroi një taktikë t...
Mikhail Gorbachev RUSI- Mikhail Gorbachev ishte presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, i cili shërbeu nga viti 1990 deri në vitin 1991. Ai u n...
Mikhail Gorbachev RUSI- Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij, ka vdekur në Moskë n&...
Pamje nga shkupi SHKUP- Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë të rrëzuara dhe njerëz të bllok...