Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Bllazheviq u lind më 10 shkurt 1935 dhe nisi karrierën e tij në futboll në vendlindje, Travnik, që gjendet në Bosnjë e Hercegovinë.
KROACI- Ish-trajneri i kombëtares së Kroacisë në futboll dhe i klubit Prishtina, Mirosllav Bllazheviq, ka vdekur më 8 shkurt në moshën 87-vjeçare. Ai kishte udhëhequr Kroacinë në Kupën e Botës më 1998, duke zënë vendin e tretë.
“E gjithë familja e futbollit sot ka humbur ‘trajnerin e trajnerëve’”, tha Federata kroate e Futbollit.
Mirosllav Bllazheviq, i njohur si Çiro, vdiq në Zagreb pas një lufte të gjatë me kancerin.
Bllazheviq u lind më 10 shkurt 1935 dhe nisi karrierën e tij në futboll në vendlindje, Travnik, që gjendet në Bosnjë e Hercegovinë.
Në vitet ’60, ai nisi karrierën si trajner në Zvicër dhe u shpërngul në Kroaci më 1979, që atëbotë ishte pjesë e Jugosllavisë.
Në Kroaci ai udhëhoqi klubin Rijeka dhe më pas edhe Dinamo Zagreb, ekip me të cilin fitoi kampionatin e parë në Jugosllavi pas 24 vjetësh.
“Dinamo e vitit 1982 ishte arritja më e madhe në karrierën time si trajner”, kishte deklaruar Bllazheviq më 2021.
Nga viti 1994 deri më 2000, Bllazheviq ishte trajner i kombëtares kroate, duke korrur shumë fitore, përfshirë edhe zënien e vendit të tretë në Kupën e Botës që u mbajt në Francë më 1998.
Më 1985 deri më 1986 ai ka qenë trajner i klubit të Prishtinës, që garonte në ligën federative të ish-Jugosllavisë.
Klubi i futbollit Prishtina, ka çmuar lartë kontributin që Bllazheviq dha për ekipin e kryeqytetit kosovar.
“Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës. Bllazheviq e udhëhoqi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim, duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit”, thuhet në reagimin e klubit Prishtina.
Bllazheviq, i cili u pensionua më 2015, ishte një figurë mjaft e dashur në mbarë ish-Jugosllavinë.
Marrë nga REL
Roberto Benigni “Çdo gjë është e re këtu, edhe Ariston, duket se ka dalë nga fabrika tani, kam dëgjuar që ...
Sistemet raketore SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe reketahedh&...
Aysenur Aliravci TURQI- Mes viktimave të tërmetit është dhe një studente në Shkollën profesionale të Universitetit ...
rafinerite e naftes RUSI- Një zjarr ka shpërthyer në një rafineri të naftës në rajonin rus të Rostovit, afër k...
Tom Bateman TURQI- Puna e ndërlikuar dhe e mundimshme e shpëtimit të njerëzve u zbulua sot në mëngjes kur Tom Bateman, korres...
qeni me kokainen ITALI- Karabinierët e Vipiteno-s arrestuan një grua shqiptare që sapo kishte hyrë në kufirin e Brenerit me 10 kil...
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy KIEV- Presidenti ukrainas do të takohet me Rishi Sunak, do t'i drejtohet Dhomës së Komunave dhe do t&eum...
Viktimat SIRI- Mes të vdekurve në Siri janë katër vullnetarë nga Helmetat e Bardha, një forcë vullnetare e përfshir...
Erion veliaj TIRANË- Pasi banorët që jetonin në godinat e Qytet Studentit kanë dalë të protestojnë ditë e sotm...
TURQI- Numri i njerëzve që dihet se kanë vdekur në Siri dhe Turqi ka tejkaluar 11,000 ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdoj...