"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Fëmijët dhe gruaja e Gilberto Rodriguez Orejuela janë informuar me lajmin e trishtë dhe presin që ta përcjellin 83-vjeçarin drejt banesës së fundit.
SHBA- Gilberto Rodriguez Orejuela, ish-udhëheqësi i kartelit të fuqishëm kolumbian Cali dhe rivali më i fuqishëm i Pablo Escobar ka ndërruar jetë sot, në moshën 83-vjeçare. Ai vdiq në një qeli burgu në SHBA, ku po vuante dënimin prej 30 vitesh për trafik droge. Rodriguez njihej si ‘shahisti’. Ai u u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004 ku kreu dënimin në një burg federal në Karolinën e Veriut. Bashkëthemeluesi i famshëm i kartelit të drogës Cali, i cili përdori teknika inovative për të kontrabanduar 2 miliard dollarë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërruar jetë në burg.
Fëmijët dhe gruaja e Gilberto Rodriguez Orejuela janë informuar me lajmin e trishtë dhe presin që ta përcjellin 83-vjeçarin drejt banesës së fundit. Vëllai i tij, Miguel ndodhet ende në burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arrestimi i Gilberto Rodriguez Orejuela nga autoritetet kolumbiane në vitin 1995 shënoi fillimin e shpërbërjes së kartelit Cali, i cili dikur kontrollonte 80% të trafikut të drogës në botë.
Dy vëllezërit Rodriguez i kishin shpallur luftë tregtarit famëkeq të drogës Pablo Escobar, i cili u vra në vitin 1993. Deri në vitin 1984 dy kartelet punonin në harmoni me njëri-tjetrin, por vrasja e Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Rodrigo Lara Bonilla shënoi përçarjen më të madhe. Ishte Escobar ai që e donte të vdekur ministrin, por kreu i kartelit të Calit, kundërshtonte. Që nga ajo ditë, kartelet sa vinin e distancoheshin nga njëri-tjetri deri sa nisën sulmet e vrasjet që sollën një periudhë ‘lufte’ në Kolumbi.
Gilberto Rodríguez Orejuela mbretëroi vetëm dy vite pas vdekjes së Escobar pasi në qershor të vitit 1995 një grup elitar i ushtrisë dhe DEA bastisi apartamentin ku ndodhej ai dhe e prangosën.
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të mërkurën se Turqia do t’i ndalë bisedimet me Greqin&...
Benjamin Chew dhe Camille Vasquez SHBA- Avokatja e Depp, Camille Vasquez, ka falënderuar jurinë dhe tha se vendimi konfirmon se pretendimet kund&...
Sheryl Sandberg SHBA- Sheryl Sandberg po jep dorëheqjen si shefe operative e Facebook-ut Meta, konfirmoi kompania të mërkurën. CNN shkr...
Linda Fagan SHBA- Admiralja Linda Fagan u bë gruaja e parë që drejtoi një degë të ushtrisë amerikane kur u betua si ...
Rumen Radev BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev për herë të parë imponoi idenë e shpalljes së mundshme të referendu...
Raketat RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturave Forcat e saj Raketore Strategjik...
Droga e kapur në Maqedoninë e Veriut MAQEDONIA E VERIUT- 86 kilogramë mariajuanë me vlerë 300 mijë euro janë sekuestruar...
Ted Sams SHBA- Për 60 vjet, Ted Sams nga Kalifornia u pendua që humbi diplomimin e tij të shkollës së mesme. Tani 78 vjeç, ...
Foto Ilustruese GREQI- Një 22-vjeçare greke ka rrëfyer para autoriteteve se si është përdhunuar nga një 56-vjeç...
Foto Ilustruese BRUKSEl- Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni ...