LIVE UPDATES
Bota

"Mbrojmë 300 milionë”,, kjo është baza që gjurmon raketat më vdekjeprurëse

Zëri i Amerikës siguroi qasje ekskluzive në bazën “Fort Greely” e cila ndodhet pranë Rrethit Arktik si dhe në Bazën e Forcave Hapësinore, ku radari më i sofistikuar amerikan gjurmon raketat më vdekjeprurëse në botë

27 Qershor 2022, 18:57 Nga I.A
"Mbrojmë 300 milionë”,, kjo është baza që
baza “Fort Greely”

SHBA- Një bazë ajrore në Alaska, skaji më veriperëndimor i Shteteve të Bashkuara, luan një rol thelbësor në sistemin amerikan të mbrojtjes nga sulmet me raketa. Zëri i Amerikës siguroi qasje ekskluzive në bazën “Fort Greely” e cila ndodhet pranë Rrethit Arktik si dhe në Bazën e Forcave Hapësinore, ku radari më i sofistikuar amerikan gjurmon raketat më vdekjeprurëse në botë.

Pamjet filmike tregojnë momente manovrash gjatë një sulmi të improvizuar. Në këtë rast, Koreja e Veriut supozohet të ketë lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale. Radari gjurmues hapësinor jep alarmin.

Një skuadër në Bazën e Forcave Hapësinore në Alaska duhet të verifikojë të dhënat me radarin tokësor. Ky lëshim nga Koreja e Veriut është thjesht supozim me qëllim stërvitjeje, e deklasifikuar enkas për Zërin e Amerikës, për të treguar se si Baza e Forcave Hapësinore shërben si një mburojë virtuale zbulimi.

“Jemi 300 në këtë bazë që mbrojmë 300 milionë”, thotë një pjestar i skuadrës.

Zëvendës komandanti i bazës, majori Dave Kim, thotë për Zërin e Amerikës, se këto lëshime janë elementë thelbësorë të punës, ndërsa Koreja e Veriut ka lëshuar 16 raketa balistike këtë vit, përfshirë një raketë ndërkontinentale të konfirmuar nga radarët e Forcës Hapësinore në muajin mars.

“Vëzhgojmë pa ndërprerje. Shohim ato që bëjnë. Do ta përshkruaja punën që bëjmë si një mision të pagabueshëm. Nuk ka vend për asnjë gabim”.

Ngarkesat e raketave ndërkontinentale, ndahen kur arrijnë një pikë në hapësirë, duke krijuar fusha komplekse mbetjesh. Radari tokësor i Forcave Hapësinore mund të gjurmojë objekte hapësinore në një distancë prej 5 mijë kilometrash, por imazhi nuk është i qartë, duke e bërë të vështirë përcaktimin se cila pjesë e lëshuar nga reketa ndërkontinentale është seksioni i raketës me lëndë shpërthyese, që përbën kërcënim.

Për këtë arsye qeveria amerikane ndërtoi një mjet me kosto 1.5 miliardë dollarë për arsenalin e gjurmimit, radarin e ri me rreze ë gjerë veprimi, LRDR. Zëri i Amerikës u lejua të filmonte brenda bazës. Zyrtarët thonë se teknologjia brenda këtyre paneleve, e bën atë radarin më të sofistikuar në planet.

“Radari LRDR ka afatësitë ta shohë në detaje kërcënimin dhe të dallojë se cili objekt mban lëndën shpërthyese, që duhet ta godasim. Është si të krahasosh ekranin e televizionit 4K ose 8K me ekranin e televizonit 30 vite më parë”, thotë për Zërin e Amerikës majori Kim, ndërsa spjegon qartësinë që ofron radari i ri.

Gjurmimi është vetëm një nga elementët e mbrojtjes nga sulmet me raketa.

“Duhet një goditje asgjesuese, diçka që ne mund ta bëjmë".

Ushtaraku Chris Stutz komandon batalionin e mbrojtjes nga raketat në “Fort Greely” të Alaskës. Këto njësi operojnë 40 nga bateritë e raketave të strehura në thell ësi të tokës të cilat asgjesojnë raketat ndërkontinentale.

“Në rast të një kërcënimi, nëse autorizohemi për veprim, vëmë në aksion plane specifike, si përshembull sa raketa kërkohen për ta asgjesuar kërcënimin. Këto fole speciale në thellësi të tokës hapen dhe prej këtu lëshohen raketat”

Deri më tani, këto raketa speciale kanë goditur vetëm 10 nga 19 objektiva, një shkallë suksesi prej 53%. Por Ian Williams i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë për Zërin e Amerikës se të dhënat nuk janë tërësisht të sakta.

“Nëse shikon me kujdes, shumë nga dështimet ishin në fazat e hershme. Por nëse shqyrton modelet aktuale të sistemeve asgjesuese me raketa, ka patur vetëm një dështim”.

Qeveria amerikane ka ndërtuar 20 sisteme të reja në Alaskë. Zëri i Amerikës është rrjeti i parë mediatik që shikon nga afër një të tillë. Kjo është pjesa e brendshme e një prej foleve speciale nga ku do të lëshohen raketat asgjesuese të gjeneratës së ardhshme. Ato do të futen në përdorim rreth vitit 2028 dhe do të jenë varianti më i përparuar i raketave asgjësuese aktuale në bazën “Fort Greely”.

Çdo sistem i ri i gjeneratës së ardhshme i vendosur këtu, do të strehojë disa pajisje që përdoren për asgjësimin e raketave të armikut që synojnë interesat amerikane.

“Duke patur shumë pajisje asgjesuese në një raketë, nuk është e nevojshme të lëshosh shumë raketa ndaj një objektiv të vetëm”, thotë analisti Ian Williams me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Kjo nënkupton masa të avancuara sigurie ndërsa vazhdojnë kërcënimet nga Koreja e Veriut, dhe këto baza të vendosura në Alaskë mbeten kufiri i fundit i mbrojtjes amerikane.

Marrë nga VOA

dave kim chris stutz ian williams

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë