LIVE UPDATES
Bota

Ndikimi negativ nga rrjetet sociale në Kosovë, kërkohet më shumë vigjilencë nga prindërit e shkollat

Përderisa Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin, sociologët, Këshilli i Prindërve të Kosovës, por edhe drejtorët e shkollave po kërkojnë mobilizim dhe vetëdijesim mbi përdorimin e rrjeteve sociale.

3 Qershor 2024, 17:46 Nga M.B
Ndikimi negativ nga rrjetet sociale në Kosovë, kërkohet më
Foto ilustruese

KOSOVA- Prerje, gërvishtje, shenja në trup… Këto lëndime ia kanë shkaktuar vetes rreth 20 nxënës të tri shkollave fillore në Kosovë, të frymëzuar, siç thonë udhëheqësit e shkollave, nga videot në rrjetin social, TikTok. Përderisa Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin, sociologët, Këshilli i Prindërve të Kosovës, por edhe drejtorët e shkollave po kërkojnë mobilizim dhe vetëdijesim mbi përdorimin e rrjeteve sociale.

Shtatëmbëdhjetë nga këta nxënës vijojnë mësimin në shkollën “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, ndërsa tre prej tyre vijojnë mësimin në shkollën “17 Shkurti”, në fshatin Gllogovc të Komunës së Lipjanit. TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, që përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë të informuar për këto raste, por pa dhënë detaje tjera, porse që janë “ndërmarrë veprimet e nevojshme”.

Drejtori i shkollës “17 Shkurti”, Mehmet Rashiti, në komunën e Lipjanit, tha për Radion Evropa e Lirë se në periudhën 14-20 maj, në shkollë janë evidentuar tri raste.

“Fillimisht, na ka njoftuar një prind, pastaj kemi bërë kontrolle të nxënësve dhe kemi vërejtur ato gërvishtjet ose prerjet në dorën e majtë te tre nxënës të klasave 6 dhe 7”, ka thënë ai.

Pas identifikimit, për këto raste janë njoftuar Policia e Kosovës, prindërit dhe Qendra për Punë Sociale. Rashiti shtoi se, po ashtu, është vendosur për kontrolle më të shtuara. Në dy shkolla në Fushë Kosovë, rastet ishin evidentuar pak ditë më vonë, më 29 maj, kur edhe kujdestarja e klasës së gjashtë në shkollën “Mihal Grameno” kishte vërejtur se disa nga vajzat kishin shenja në pjesë të sipërme të duarve. Fatlum Berisha, drejtor i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, tha se vajzat, pas takimit me kujdestaren, kanë pranuar se janë “inspiruar nga një video në TikTok”.

“Menjëherë i ka ftuar vajzat të bisedojnë se çfarë ka ndodhur me duart, në pjesën e sipërme të tyre, dhe në momentin që nxënëset i kanë treguar kujdestares, ajo është alarmuar, me urgjencë e ka njoftuar drejtorin e shkollës, i cili i ka kontaktuar aktorët e tjerë”, bëri të ditur ai.

Berisha tha se këto vajza kanë pranuar se janë vetëlënduar jashtë objektit të shkollës. Sabri Xhigoli, drejtor në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se në shkollën e tij janë identifikuar katër raste të gërvishtjeve dhe një rast, ku gërvishtja nuk ka ndodhur me mjet të fortë, por me laps. Xhigoli, tutje, ka treguar për masat që janë marrë pas këtij rasti. Sipas tij, është dakorduar të “rritet vigjilenca” e prindërve, e shkollës dhe e të gjithë aktorëve të tjerë komunalë dhe institucioneve të sigurisë e mjekësisë.

“Jemi në përcjellje, herë pas here edhe mund t’i kontrollojmë, por jo shpesh për shkak që nuk duam të shkaktojmë panik, ato raste janë duke u menaxhuar”, sqaroi ai.

Ai tha se vajzat të cilat janë lënduar, janë duke marrë trajtim, por që, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.

“Psikologia e shkollës është duke i trajtuar nxënëset, por duhet të mobilizohemi si shkollë, si prindër, Qendra për Punë Sociale, Policia dhe gjithë komuniteti që t’i paralajmërojmë për rreziqet e mundshme nga një dukuri e tillë, sepse për më shumë, si shkollë, nuk kemi kapacitet”, theksoi ai.

Edona Kutleshi-Maliqaj, këshilltare për media e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, tha për Radion Evropa e Lirë se “MASHTI e ka marrë me shqetësim këtë informacion”. Sipas saj, Ministria ka kërkuar që në të gjitha komunat të bëhet mobilizim për të rritur përkushtimin institucional dhe koordinimin me familjet për edukimin e mirë të fëmijëve.

“Ministria është hartuese e politikave dhe ka politika të qarta të mbrojtjes së fëmijës që duhet të zbatohen nga shkollat. Këto politika sanksionojnë abuzimin me teknologjinë, por edhe orientojnë përdorimin e sigurt dhe të dobishëm të teknologjisë informative. Veprimet bien mbi mekanizmat komunalë, shërbimet komunale”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se, aktualisht, Ministria është duke mbajtur seanca nëpër komuna mbi zbatimin e politikës së mbrojtjes së fëmijës nga çdo lloj rreziku që e dëmton zhvillimin e fëmijës. Prindërit e këtyre fëmijëve nuk ishin të gatshëm të flisnin, por Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se duhet bërë më shumë për t’i informuar nxënësit për ndikimin negativ që kanë rrjetet sociale.

“Këtu duhet të angazhohen shumë institucione, primare duhet të jenë prindërit, të cilët duhet të punojnë më shumë me fëmijët, por megjithatë duhet punuar në shkolla, drejtoritë e arsimit, por edhe institucionet e sigurisë, Policia, duhet pasur një qasje më të madhe në rrjetet ku ata kanë mundësi t’i përcjellin”, tha Islami.

Sociologu Genc Xërxa thotë për Radion Evropa e Lirë se mbrojtja nga rrjetet sociale duhet të fillojë nga familja, por, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.

“...këtu mund të luajë rol edhe edukimi medial në raport të ngushtë me fushata vetëdijesuese edukativo-arsimore, mbi shëndetin, komunikimin dhe socializmin te të rinjtë”, vlerëson ai.

Përveç kësaj, Xërxa përmend edhe nevojën që ndikimi i rrjeteve sociale mbi fëmijët të parandalohet më herët.

“Duhet me kohë të zbulohen raste të tilla nga prindërit, institucionet edukativo-arsimore apo ku fëmijët frekuentojnë në baza ditore që me kohë, këshillues të lëmenjve përkatës – psikologë e sociologë t'i këshillojnë për pasojat dhe të këqijat që këto fenomene mund t’i shkaktojnë”, ka shton ai.

Mosocializimi, egoizmi dhe mbyllja më vete, janë po ashtu, sipas tij, pasojat e “zhytjes në kthetrat e rrezikshme të botës virtuale”.

“Fëmijët, pos lëndimeve fizike që ia bëjnë vetes, duke u bërë pjesë e lojës, ata do ta rëndojnë tej mase edhe shëndetin e tyre mendor, duke u larguar nga rutina dhe obligimet e tyre ditore, mësimet dhe aktivitetet tjera normale që përkojnë me moshën e tyre”, thekson ai.

Platforma TikTok, aktualisht në të gjithë botën ka 1.5 miliard përdorues aktivë në baza mujore. Duke qenë një nga aplikacionet më të përdorura në botë, ‘sfidat’ e paraqitura në këtë aplikacion nga përdorues të ndryshëm, të cilat njerëzit tentojnë t’i bëjnë, shpeshherë kanë përfunduar në tragjedi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtator të vitit 2022, për shkak të një sfide të njohur si “sfida e alivanosjes” apo “blackout challenge” dy fëmijë, një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 8- vjeçar kishin humbur jetën.

Kjo sfidë inkurajonte pjesëmarrësit të mbajnë kokën në qese derisa të humbasin vetëdijen. Të dy familjet e viktimave kanë paditur kompaninë. Familja e vajzës ka paditur kompaninë nën arsyetimin se algoritmi i platformës promovoi sfidën e rrezikshme që rezultoi me humbjen e jetës për jetën vajzën e tyre. Ndërsa, familja e djalit nën arsyetimin se platforma nuk mbron fëmijët nga përmbajtja e dëmshme.

Pas këtij rasti, TikTok-u ka përmirësuar politikat e tij të kontrollimit të përmbajtjes, duke hequr sfidat e dëmshme nga platforma dhe pastaj edhe duke ofruar burime dhe qasje në linjat e ndihmës emocionale për ata që kanë nevojë. Shkollat dhe komunitetet kanë shtuar përpjekjet për t’i edukuar prindërit dhe fëmijët për rreziqet që lidhen me sfida të tilla në internet, duke promovuar përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale./REL

rrjetet sociale kosova

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje