"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
VIDEO/ Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, momenti i arrestimit të drejtuesit të Mbrojtjes Civile
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
13 Qershor 2023, 14:24Nga a.l
Momenti me video i arrestimit të Milenkoviç
KOSOVË- Dalin pamjet nga arrestimi i Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mrojtjes Civile, në veri të vendit. Në një aksion të papritur nga Policia e Kosovës pasditen e sotme, Luna u arrestua si një nga organizatorët e protestave të dhunshme të 26 dhe 29 majit, ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla tha se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë marrë lëndime të lehta.
Tensionet në veri të Kosovës
Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.