LIVE UPDATES
Bota

Video emocionuese tregon se si u shpëtua ariu polar, i kërkoi ndihmë njerëzve pasi i ngeci gjuha në një kanaçe

Ariu polar i gjinisë femërore dhe e quajtur Monetochka kishte kërkuar ndihmë nga njerëzit pasi ena e qumështit të kondensuar me tehe të mprehta i kishte ngecur në gjuhë. Një ekip shpëtimtarësh fluturoi 2,125 milje nga Moska për të arritur në portin Arktik të Dikson, një nga vendbanimet më të largëta në botë, pasi ariu me sa duket 'iu lut' banorëve për ndihmë.

22 Korrik 2022, 16:51 Nga d.a.
Video emocionuese tregon se si u shpëtua ariu polar, i kërkoi
ariu polar

RUSI- Momenti kur një ari polar i uritur, gjuha e të cilit kishte ngecur brenda një kanaçeje, u bë viral në rrjetet sociale duke marrë mijëra klikime dhe komente.

Sipas Dailymail, ariu polar i gjinisë femërore dhe e quajtur Monetochka kishte kërkuar ndihmë nga njerëzit pasi ena e qumështit të kondensuar me tehe të mprehta i kishte ngecur në gjuhë. Një ekip shpëtimtarësh fluturoi 2,125 milje nga Moska për të arritur në portin Arktik të Dikson, një nga vendbanimet më të largëta në botë, pasi ariu me sa duket 'iu lut' banorëve për ndihmë.

Videoja tregon se si ariu u qetësua dhe më pas një veteriner përdori pincë për të hequr kanacen nga gjuha e saj. Mikhail Alshinetsky, veterineri kryesor i kopshtit zoologjik të Moskës, tha: "Është një këlysh ariu, femër, rreth dy vjeç."

 

Kafsha kaloi disa ditë me një gjuhë të mbërthyer dhe gjuha u fry. Ariu nuk ishte në gjendje të pinte apo të hante. Ne e qetësuam me sukses, hoqëm kanaçen dhe i dhamë antibiotikë dhe ilaçe anti-inflamatore."- shtoi ai.

Ariu i dobësuar më pas u fut me sukses në një kafaz dhe u fluturua me helikopter rreth 50 milje në tundër, shumë larg nga shtëpitë ku kishte kërkuar ndihmë njerëzore. Ata lanë një sasi të madhe peshqish për ta ndihmuar atë të shërohej.

"Ne e transportuam kafshën në tundra dhe e injektuam përsëri për ta zgjuar atë," tha Alshinetsky.

Më herët një banor i Diksonit ishte përpjekur të hiqte teneqenë kur ariu iu afrua shtëpisë së tij, por metali ishte futur shumë thellë në gojën e bishës së frikësuar. Ekspertët thonë se arinjtë polarë nuk do t'u afroheshin kurrë njerëzve në këtë mënyrë. Teksa iu afrua njerëzve, ishte qartësisht i frikësuar, ndërsa ndjente gjithashtu se kjo ishte shpresa e vetme e saj për të mbijetuar. Para se të mbërrinin veterinerët, kafsha u pa me këmbët e pasme që dridheshin nga uria dhe etja.

Kafsha e vuajtur ecte nëpër fshat në kërkim të ndihmës. Bisha ndoshta e gjeti kanaçen në një vendgrumbullim plehrash teksa po kërkonte ushqim. Dikson, mepopullsi 676 njerëz,  është një nga vendbanimet më veriore në botë, i quajtur pas eksploruesit suedez Baron Oscar Dickson. Nornickel, një kompani e madhe ruse e minierave dhe shkrirjes së nikelit dhe paladiumit, financoi shpëtimin dhe siguroi transportin.

 

ariu polar ne rusi mikhail alshinetsky

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet