7 Shtator 2022, 10:14
Nga d.a.
Pamje nga sherri
GREQI- Një pronare kafeneje në qytetin e Kavallës në Greqi është rrahur nga një 45-vjeçar, pasi atij dhe shoqërueses ju vonua porosia.
Sipas Protothemës, skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë në kafene ku 45-vjeçari i inatosur ka arritur deri aty sa ka goditur me shpullë gruan.
Siç e përshkruan djali i pronarit të kafenesë, Cleisthenis Tzakis në një postim në faqen e tij në Facebook, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.
“Pra, një “burrë” i tillë u shfaq mëngjesin e së shtunës, 9.03.2022 në qytetin tonë! Një ish-profesionist në tregtinë me pakicë, i cili së bashku me bashkëshorten e tij zotërojnë një kioskë qendrore në qytet, ndërsa vitet e fundit punonte si shofer taksie. Arsyeja që N.P., 45 vjeç, shofer taksie në Kavallë, ku erdhi në punë ndërsa NUK ishte klient, për të marrë porosinë e djalit të tij të madh I.P. dhe gruas së tij E.F., filloi të na shante dhe duke na kercenuar ne dyqanin tone se kafeja i ishte vonuar. Pra, ky “burrë” kishte “guxim” të ngrinte dorën dhe të godiste dy herë, në një vend publik, përballë klientëve dhe kalimtarëve, nënën, gruan dhe dy djemtë e tij, një grua me tre role njëkohësisht. Një grua që është nënë, punëtore dhe pronare dyqani! Por "zorra" të tilla kanë nevojë për prerje. Nga rrënja!"-shkruan i riu.
sherr ne greqi
Bota
7 Shtator 2022, 10:01
d.a.
zjarri ne Vietnam
VIETNAM- Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën në një zjarr në n...
Bota
7 Shtator 2022, 09:55
d.a.
Julie Chin
SHBA- Një prezantuese e lajmeve të mëngjesit në Tulsa, Oklahoma, pësoi një atak kardiak në momentin q&eu...
Bota
7 Shtator 2022, 09:41
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se sanksionet e perëndimit ndaj vendit të tij ishin dritëshkurtër dhe nj&...
Bota
7 Shtator 2022, 09:27
d.a.
Artyom Bardin
UKRAINË- Një kolonel rus, i cili shërbeu si komandant ushtarak i qytetit të okupuar ukrainas, Berdiansk, u raportua se i...
Bota
7 Shtator 2022, 09:33
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin lindor të pushtuar nga Rusia, Balakliia në rajonin e Kha...
Bota
7 Shtator 2022, 09:31
d.a.
Truss
BRITANI- Kryeministrja e re e Britanisë Liz Truss foli me homologun e saj ukrainas Volodymyr Zelenskyy të cilit i premtoi "mbështetje ...
Bota
7 Shtator 2022, 09:19
d.a.
Johnson dhe Truss
Nga Jonathan Freedland
Ai doli në rrezet e diellit, ajo hyri pas një shiu të fortë dhe kjo optikë do t'i jen&eu...
Bota
7 Shtator 2022, 09:15
k.m.
SHBA- Vdekja tragjike e basketbollistit Kobe Bryant erdhi si një tronditje e madhe për të gjithë komunitetin sportiv. Legjenda e NBA-s&eum...
Bota
7 Shtator 2022, 09:06
d.a.
Liz Truss
BRITANI- Liz Truss ka hedhur poshtë mbështetësit e Rishi Sunak dhe ka instaluar besnikë në postet kryesore pasi ajo ka i...
Bota
7 Shtator 2022, 09:15
A.B
Ambulance
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë-Kosovë, ku një fëmijë n...