"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
VIDEO/ Pamjet nga ajri në Hataji të Turqisë, qyteti fantazëm me njerëz ende nën rrënoja
Shumica e pallateve janë shembur duke u bërë kështu njësh me tokën.
9 Shkurt 2023, 14:59Nga I.A
Hataj
TURQI- Pamjet e mëposhtme janë nga qyteti Hataj në Turqi ku tregojnë një situatë të keqe, ku ccdo gje duket sikur aty është zhvilluar një luftë e ashpër. Shumica e pallateve janë shembur duke u bërë kështu njësh me tokën.
Ato që kanë ngelur janë të anura apo dëmtuara shumë. Në këto rrënoja ka ende njerëz që vijojnë të jenë nën rrënoja.
Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 17,000 viktima. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.