LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Vullnetarët ndihmojnë banorët e Çernihivit në Ukrainë

Zoti Babenko, i cili ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij, nuk e mendonte kurrë, se do të mbetej i pastrehë në këtë moshë.

19 Gusht 2022, 20:24 Nga I.A
VIDEO/ Vullnetarët ndihmojnë banorët e Çernihivit në
Ukraine

UKRAINË- Agresioni rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh në rajonin e Çernihivit. Banorët e moshuar kanë humbur pothuajse gjithçka, përfshirë shtëpitë dhe pasuritë e tyre personale. Por vullnetarët po bëjnë gjithçka për t'i ndihmuar këta njerëz të kthehen në jetën normale.

Anatoli Babenko sapo mbushi 79 vjeç. Megjithatë, këtë vit ai nuk do ta festojë ditëlindjen, sepse raketat ruse kanë shkatërruar shtëpinë e tij në rajonin e Çernihivit. Zoti Babenko, i cili ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij, nuk e mendonte kurrë, se do të mbetej i pastrehë në këtë moshë. Për të, pjesa më tronditëse është se Rusia sulmoi vendin e tij.

“Unë jam një person i ndjeshëm. Emocionohem shumë kur flas për këtë. Gjëja më e dhimbshme për mua është se rusët na tradhtuan, por ne do të mbijetojmë!”, thotë ai.

Oksana Degtyarenko, një banore tjetër e Çernihivit, është ndër vullnetarët më të pasionuar. Postimet e saj në rrjetet sociale bënë të mundur blerjen e disa shtëpive për të rriturit. Zonja Degtyarenko i viziton ata pothuajse çdo javë, duke sjellë ushqime të freskëta, duke folur me ta dhe duke i mbështetur në çdo mënyrë që mundet.

“Premtova që do të ndihmoj derisa të mos kem më fuqi. Dhe të them të drejtën jam pranë kësaj pike. Gjithçka filloi pasi solla bukë të freskët dhe pashë se sa shumë kishin nevojë njerëzit për ndihmë. Shumë familje u larguan, por të moshuarit nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe ata kanë nevojë për mbështetje”, thotë ajo.

82-vjeçarja Natalia Navozenko varet nga ushqimi që sjell zonja Degtyarenko sepse ajo nuk ka ku të gatuajë. Ushtria ruse e ka shkatërruar shtëpinë e saj.

“Shtëpia u dogj. Unë ika me vrap drejt shkurreve. Duart, këpucët dhe shalli mu dogjën kur e zgjidha lopën para se të largohesha. Dhe kur u ktheva më vonë atë natë, pashë se nuk kisha ku të flija”, thotë ajo.

Zonja Degtyarenko kujdeset për banorët brenda dhe jashtë Çernihivit, edhe pse shtëpia e saj ishte bombarduar. Në atë kohë, ajo u nis për në Ukrainën perëndimore me bashkëshortin dhe djalin 14-vjeçar. Ajo kishte frikë se rusët do ta qëllonin atë dhe familjen e saj.

“Ne u larguam kur kishte bombardime shumë të rënda në këtë zonë. Trupat ruse kishin hyrë tashmë në lagje”, thotë ajo.

Edhe biznesi i zonjës Degtyarenko u dëmtua nga lufta. Para fillimi të sulmit rus, ajo punonte si stiliste. Por më pas uji depërtoi në çatinë e studios së saj të dëmtuar nga lufta dhe shkatërroi të gjithë pëlhurën e saj. Zonja Degtyarenko thotë se ajo humbi qindra mijëra dollarë.

“Ky dyqan është më i shtrenjtë se shtëpia. E gjithë pëlhura është e dëmtuar dhe duhet të hidhet. Nuk e di se çfarë do të bëj tani.”

Ajo nuk mund të ringjallë biznesin e saj tani sepse është shumë e zënë me punë vullnetare. Ajo ka ngritur një qendër humanitare në shtëpinë e saj, ku vullnetarë të tjerë sjellin gjërat e nevojshme si ushqim për fëmijë, rroba, gota dhe pjata për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi anatoli babenko

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron