Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
VIDEO/ Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin, tym i zi mbulon vendin
Sipas informacioneve nga faqja e tyre zyrtare, kompania "Agris" merret me importin dhe shpërndarjen e produkteve kimike për pastrim, mjeteve mbrojtëse, shamponëve, detergjentëve, produkteve prej letre dhe pajisjeve për sektorin e gastronomisë.
26 Qershor 2025, 22:31Nga N.F
Zjarri
All - Paragraf - 1
ULQIN- Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores. Siç shihet në pamjet e televizionit lokal Teuta, në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, ndërsa policia ka bllokuar rrugën që të çon te vendi ku ka shpërthyer zjarri.
Zjarrfikësit në vendngjarje kanë konfirmuar se është përfshirë nga flakët magazina e kompanisë “Agris”. Sipas informacioneve nga faqja e tyre zyrtare, kompania "Agris" merret me importin dhe shpërndarjen e produkteve kimike për pastrim, mjeteve mbrojtëse, shamponëve, detergjentëve, produkteve prej letre dhe pajisjeve për sektorin e gastronomisë.
Një shtëllungë e madhe tymi shihet mbi objektin që është përfshirë nga flakët. Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim dhe nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje./ REL