Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VIDEO/ Zjarret masive përfshijnë Greqinë, humbin jetën dy persona, evakuohen disa fshatra
Shërbimi zjarrfikës njoftoi se rreth 350 zjarrfikës, të ndihmuar nga 18 avionë që hedhin ujë, arritën të vënë nën kontroll flakët në masë të madhe, që rezultuan fatale për 2 banorët lokalë.
30 Shtator 2024, 15:31Nga E. D
pamje nga zjarri
GREQI- Një zjarr masi ka shpërthyer në një pyll në jug të Greqisë. Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejtësi pranë Ksilokastro, në rajonin e Peloponezit, ku si pasojë humbën jetën edhe dy persona. Shumë fshatra u urdhëruan të evakuohen si një masë paraprake.
Shërbimi zjarrfikës njoftoi se rreth 350 zjarrfikës, të ndihmuar nga 18 avionë që hedhin ujë, arritën të vënë nën kontroll flakët në masë të madhe, që rezultuan fatale për 2 banorët lokalë. Viktimat janë të moshave 35 dhe 40 vjeç. Ato po tentonin të ndihmonin një mikun e tyre për të shuar zjarrin. Njëri prej tyre ishte baba i tre fëmijëve ndërsa i dyti ishte në pritje të fëmijë së tretë.
Sipas mediave greke, 35-vjeçari dhe 40-vjeçari kanë marrë motorët mbrëmjen e së dielës dhe janë nisur drejt të njohurit të tyre për ta ndihmuar. Por gjatë rrugës ata u përballën me zjarrfikësit të cilët u kërkuan që të kthehen pas rrezikut të lartë, ata nuk i dëgjuan.Greqia, si vendet e tjera të Evropës Jugore, rrënohet nga zjarret çdo verë që janë përkeqësuar nga ngrohja globale.