LIVE UPDATES
Bota

"‘Vija e kuqe’ për Izraelin"/ Times of Israel: Ja plani 21-pikësh i SHBA-së për Gazën

Plani u hartua nga i dërguari special Steve Witkoff  me kontributin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe Jared Kushner dhe iu prezantua një numri vendesh arabe dhe myslimane në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

27 Shtator 2025, 14:14 Nga E. D
"‘Vija e kuqe’ për Izraelin"/ Times of Israel: Ja
foto ilustruese

IZRAEL- Gazeta Times of Israel ka zbuluar një dokument të klasifikuar me 21 pika që përshkruan planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të hapur rrugën për krijimin e një shteti palestinez. Plani u hartua nga i dërguari special Steve Witkoff  me kontributin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe Jared Kushner dhe iu prezantua një numri vendesh arabe dhe myslimane në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Siç vëren gazeta izraelite, ndryshimi është spektakolar, pasi që në shkurt, Presidenti Donald Trump fliste për një "transferim" të mundshëm të dy milionë banorëve të Gazës. Tani plani inkurajon në mënyrë të qartë qëndrimin e tyre, rindërtimin gradual të zonës dhe, në të ardhmen, një zgjidhje politike me perspektivën e një shteti.

Parimet themelore

Plani kërkon një armëpushim të menjëhershëm në këmbim të lirimit të pengjeve, ndihmës humanitare masive, një administratë të përkohshme nga teknokratët palestinezë, demilitarizimin e plotë të Rripit Palestinez dhe pjesëmarrjen e një force ndërkombëtare stabilizimi. Në horizont, mundësia e njohjes së një shteti palestinez pas reformimit të Autoritetit Palestinez.

Propozimi përmban gjithashtu "vija të kuqe" për palën izraelite: çarmatim të plotë të Hamasit, rol zero në administratën e ardhshme, demilitarizim dhe një proces deradikalizimi. Vetë Trump deklaroi me optimizëm se "negociatat intensive kanë filluar prej katër ditësh dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme", duke theksuar se të gjitha vendet në rajon po marrin pjesë, ndërsa Izraeli dhe Hamasi janë të informuar në të gjitha nivelet.

21 pikat e planit amerikan

1. Gaza do të bëhet një zonë e çmilitarizuar dhe e deradikalizuar, pa paraqitur kërcënim për fqinjët e saj.

2. Rindërtimi i Gazës në dobi të banorëve të saj.

3. Përfundim i menjëhershëm i luftës me një tërheqje graduale të forcave izraelite.

4. Lirimi i të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga pranimi i marrëveshjes.

5. Lirimi i qindra të burgosurve palestinezë dhe kthimi i trupave palestinezë pas kthimit të pengjeve.

6. Amnisti për anëtarët e Hamasit që angazhohen për bashkëjetesë paqësore - largim i sigurt për ata që duan të largohen.

7. Fluks masiv i ndihmës humanitare me të paktën 600 kamionë në ditë dhe projekte infrastrukturore.

8. Shpërndarja e ndihmës nga organizatat ndërkombëtare (OKB, Gjysmëhëna e Kuqe), pa ndërhyrjen e Izraelit ose Hamasit.

9. Administrimi nga një qeveri e përkohshme teknokratësh palestinezë, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, deri në përfundimin e reformës së Autoritetit Palestinez.

10. Plani i rindërtimit ekonomik, me ekspertë dhe investime për vende të reja pune.

11. Krijimi i një zone ekonomike me tarifa të reduktuara dhe marrëveshje të veçanta aksesi.

12. Inkurajimi i palestinezëve për të qëndruar në Gaza, me mundësinë e kthimit për ata që mund të largohen.

13. Asnjë përfshirje e Hamasit në qeverisje - shkatërrimi i infrastrukturës sulmuese (tunelet, etj.).

14. Garancitë e sigurisë rajonale në mënyrë që kushtet të përmbushen dhe Gaza të pushojë së qeni kërcënim.

15. Forcë stabilizimi ndërkombëtar për të mbikëqyrur sigurinë dhe për të trajnuar policinë palestineze.

16. Angazhimi i Izraelit për të mos pushtuar ose aneksuar Gazën, me një dorëzim gradual të territorit ndaj forcës ndërkombëtare.

17. Zbatimi i kushteve, qoftë edhe pjesërisht, në zonat që do të evakuohen, nëse Hamasi e refuzon planin.

18. Angazhimi i Izraelit për të mos dëmtuar Katarin, me njohjen e rolit të tij në ndërmjetësim.

19. Një proces deradikalizimi i popullsisë, me dialog ndërfetar për të ndryshuar narrativën.

20. Pasi të përparojë rindërtimi dhe reforma e Autoritetit Palestinez, mund të vihet në vend një rrugë e besueshme drejt një shteti palestinez.

21. Vendosja e një dialogu SHBA-Izrael-Palestinë për një "horizont politik" të bashkëjetesës paqësore.

lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj