6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rreth 50 anije të flotës Sumud ndodhen aktualisht pranë ishullit grek të Kretës në Detin Mesdhe.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, njoftoi se anija "Fasan" e marinës italiane do të ndihmojë për operacione të mundshme shpëtimi. Rreth 50 anije të flotës Sumud ndodhen aktualisht pranë ishullit grek të Kretës në Detin Mesdhe. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i kishte bërë më parë thirrje Izraelit të garantonte sigurinë e flotës. Midis aktivistëve pro-palestinezë të së ashtuquajturës "Flotilla Globale Sumud" ka edhe "qytetarë italianë si dhe anëtarë të Parlamentit italian dhe të Parlamentit Europian", deklaroi Tajani.
Raportime për sulme të reja me dronë
Aktivistët në bordin e anijeve të së ashtuquajturës "Flotilla Globale Sumud" fajësojnë Izraelin për sulme me dronë dhe granata zhurmuese, dhe ndoshta edhe me kimikate, të kryera gjatë natës. "Objekte të paidentifikuara" që ranë në kuvertën e anijeve shkaktuan dëme. Një video e postuar në faqen e Instagram-it të flotës tregon një shpërthim që thuhet se është filmuar nga anija "Spectre".
Crosetto i dënoi me forcë sulmet në përgjithësi, por nuk fajësoi askënd. Benedetta Scuderi, një anëtare italiane e Parlamentit Evropian që gjendet në bord, i tha transmetuesit italian RAI se dronët kishin hedhur granata zhurmuese. Njëri prej tyre goditi direkun e anijes së saj me vela, duke dëmtuar plotësisht velën kryesore. "Ne jemi në ujërat ndërkombëtare në jug të Kretës dhe u sulmuam për tre orë pa ndërhyrë askush", tha parlamentarja.
Organizata Codepink raportoi të paktën 11 sulme. Një aktivist raportoi "15 ose 16 dronë". Deputeti polak Franek Sterczewski, i cili është në bordin e njërës prej anijeve, shkroi në X se kishte pasur 13 sulme ndaj gjithsej dhjetë anijeve, përfshirë edhe të tijën. Tri anije u dëmtuan.
Destinacioni i flotës - Rripi i Gazës
Aktivistët duan të thyejnë bllokadën detare të Izraelit në rajonin bregdetar të populluar nga palestinezët dhe të dorëzojnë në mënyrë simbolike ndihma humanitare. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite përsëriti se Izraeli do të "ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar (flotën) që të hyjë në zonën e luftimeve dhe për të ndaluar çdo shkelje të një bllokade legjitime detare". Në të njëjtën kohë ai përmendi një oferte për të dërguar ndihma humanitare në Gazë përmes territorit izraelit, e cila ishte refuzuar.
Në qershor dhe korrik Izraeli kishte parandaluar dy përpjekje të aktivistëve për të çuar nga deti ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite i ndaloi anijet e aktivistëve, arrestoi ekuipazhet dhe i dëboi ata nga vendi.
foto ilustruese EVROPË- Një "mur" dronësh, i cili do të përdorë teknologji të përparuar për të zbul...
foto ilustruese POLONI- Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëv...
viktimat ARGJENTINË- Tre vajza të reja u vranë dhe u masakruan në një transmetim LIVE në Instagram nga trafikantët ...
foto ilustruese SLLOVAKI- Parlamenti i Sllovakisë votoi një amendament në kushtetutë që njeh vetëm dy gjini, së bashku m...
Elon Musk SHBA- Emri i multimiliarderit Elon Musk është shfaqur në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë...
Benjamin Netanyahu SHBA- I përballur me kritika dhe protesta jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjam...
Howard Rubin SHBA- Ish-menaxheri i fondeve të organizatave të Georg Soros, Howard Rubin, është arrestuar nga autoritetet amerikane...
Foto ilustruse AFRIKË- Rreth 260 të dyshuar për mashtrim online janë arrestuar në një operacion në 14 vende af...
Donald Trump SHBA - Departamenti i Tregtisë në SHBA-së ka njoftuar se inflacioni në Shtetet e Bashkuara u rrit në 2.7%&n...
foto ilustruese GAZA- Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit t&e...