LIVE UPDATES
Bota

Vijon numërimi në Turqi, rezultatet paraprake tregojnë fitore për opozitën në qytetet kryesore

Fitorja e tij do të ishte e rëndësishme për opozitën turke ndërsa ajo përpiqet të konsolidojë pozitën në relievin politik të vendit.

31 Mars 2024, 21:25 Nga M.B

 

Vijon numërimi në Turqi, rezultatet paraprake tregojnë fitore
Foto ilustruese

TURQIA- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu kryeson përballë kandidatit të partisë AKP të Presidentit Tajip Erdogan në zgjedhjet lokale të së dielës, sipas rezultateve paraprake. Fitorja e tij do të ishte e rëndësishme për opozitën turke ndërsa ajo përpiqet të konsolidojë pozitën në relievin politik të vendit. Në një goditje tjetër ndaj presidentit Erdoganit, në kryeqytetin Ankara, qyteti i dytë më i madh të vendit, kryebashkiaku aktual i opozitës Mansur Yavas shpalli fitoren ndaj kundërshtarit të tij të AKP-së, më pak se tre orë pasi u mbyllën qendrat e votimit në zgjedhjet lokale mbarëkombëtare.

Këto zgjedhje po shihen nga analistët si një barometër i mbështetjes për zotin Erdogan dhe kapitalit politik të opozitës. Presidenti Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada, bëri fushatë intensive që partia e tij të rimerrte kontrollin e Stambollit nga rivali i tij Imamoglu, i cili mund të jetë rivali i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dhuna shpërtheu në disa qytete në Turqinë lindore lidhur me zgjedhjen e zyrtarëve të organeve lokale, për të cilët votohej përkrah kryetarëve të bashkive. Sipas njoftimeve, tre persona janë vrarë. Sipas rezultateve zyrtare të bazuara në numërimin e fletëvotimeve të 41.43% të kutive të votimit që janë hapur, zoti Imamoglu kishte 50% mbështetje krahasuar me 41.26% për rivalin e tij nga AKP-ja, Murat Kurum, një ish-ministër në qeverinë e zotit Erdogani.

“Bazuar në të dhënat që kemi mbledhur, mund të them se është konfirmuar mbështetja dhe besimi që kanë qytetarët tanë ndaj nesh”, tha zoti Imamoglu.

Agjencia shtetërore Anadolu publikoi gjithashtu rezultate zyrtare paraprake që tregojnë se forca kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) kryeson në qytete të mëdha si Izmiri, Bursa, Antalia dhe Adana. Imamoglu i CHP-së i dha presidentit Erdogan dhe AKP-së goditjen më të madhe elektorale gjatë dy dekadave të tij në pushtet, pasi fitoi në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Presidenti u kundërpërgjigj në vitin 2023 duke siguruar rizgjedhjen dhe një shumicë parlamentare me aleatët e tij nacionalistë. Sipas rezultateve të pjesshme, CHP kryeson në mbarë vendin me pothuajse 39% të votave./ VOA

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet