LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti saudito-iranian

Vizita e parë e Joe Biden-it në Lindjen e Mesme si President i Shteteve të Bashkuara vjen në një moment vendimtar si për Arabinë Saudite ashtu edhe për Iranin, në raport me rolin e tyre në skenën botërore.

10 Korrik 2022, 20:07 Nga I.A
Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti
Joe Biden

LINDJA E MESME- Presidenti Joe Biden do të vizitojë javën e ardhshme Lindjen e Mesme, një rajon që po përjeton ndryshime të shpejta gjeopolitike. Një nga ndalesat do të jetë Izraeli dhe kryeministri i vendit, Yair Lapid tha të dielën se zgjerimi i bashkëpuninimit për t'iu kundërvënë Iranit do të jetë temë kryesore gjatë vizitës. Irani pritet të jetë temë qendrore edhe në Riad ndërsa rivaliteti mes Arabisë Saudite të udhëhequr nga myslimanët sunitë dhe Iranit, të udhëhequr nga shiitët, kanë krijuar prej kohësh një marrëdhënie komplekse. Por tashmë dy vendet po përpiqen të riintegrohen në arenën ndërkombëtare.

Vizita e parë e Joe Biden-it në Lindjen e Mesme si President i Shteteve të Bashkuara vjen në një moment vendimtar si për Arabinë Saudite ashtu edhe për Iranin, në raport me rolin e tyre në skenën botërore.

Princi saudit i kurorës Mohammed Bin Salman sapo ka zhvilluar një turne vizitash në Egjipt, Turqi dhe Jordani, në një përpjekje të mbretërisë për të rehabilituar marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

Arabia Saudite ishte shmangur nga komuniteti ndërkombëtar, pjesërisht për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, apo luftës së vazhdueshme në Jemen, e cila po sjell pasoja shkatërruese humanitare. Ajo çka sauditët po përpiqen të bëjnë tani është riintegrimi i tyre në arenën ndërkombëtare”, thotë Simon Mabon, Profesor për Politikat Ndërkombëtare në universitetin Lancaster.

Vizita e pritshme e Presidentit Biden në Riad është një sinjal për hapje, nga Uashingtoni.

Shumë nga ky qëndrim, varet nga ajo që po ndodh në Ukrainë, nafta dhe gazi si dhe rritja e madhe e çmimeve të tyre. Arabia Saudite, si një prodhues i madh, është në gjendje të ushtrojë një ndikim të madh në tregjet globale”, thotë zoti Mabon.

Irani po përpiqet gjithashtu të rihyjë në skenën ndërkombëtare ndërsa po negocion një rikthim tek marrëveshja bërthamore e vitit 2015, në këmbim të heqjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Shteti iranian ka nevojë të madhe për para”, shton zoti Mabon.

Por bisedimet bërthamore kanë ngecur, pavarësisht paralajmërimeve se programi i pasurimit bërthamor të Teheranit po përparon me shpejtësi.

"Programi (bërthamor) i Iranit po përparon në mënyra tërësisht shqetësuese për ne", thotë Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Irani dhe Arabia Saudite kanë luftuar në Jemen nëpërmjet forcash që këto vende mbështesin, që nga viti 2014. Të dy vendet i ndërprenë marrëdhëniet në vitin 2016. Ndërkohë një armëpushim i arritur në muajin mars mes rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani dhe qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite, vazhdon të jetë ende në fuqi.

Në muajin prill Teherani dhe Riadi mbajtën një raund të pestë bisedimesh në Bagdad me qëllim shkrirjen e marrëdhënieve mes tyre dhe kanë planifikuar bisedime të mëtejshme.

Përpara se të vizitojë Riadit, Presidenti Biden do të ndalet fillimisht në Izrael dhe territoret palestineze, ku pritshmëritë janë të ulëta.

A janë çështjet bazë palestineze prioritet i administratës Biden?! Përgjigja është jo! Ndaj mendoj se asgjë e re nuk do të vijë nga kjo vizitë”, thotë Ali Jarbawi, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin Birzeit në Bregun Perëndimor.

Nga ana tjetër vetë Izraeli po kërkon të krijojë marrëdhënie të reja me fqinjët e tij arabë në rajon.

"Sauditët dhe izraelitët po punojnë së bashku, pjesërisht të frymëzuar nga një shqetësim i përbashkët që lidhet me Iranin", thotë Simon Mabon, Profesor i Politikave Ndërkombëtare në Universitetin Lancaster.

Ndërkohë grupet aktiviste i kanë kërkuar Presidentit Biden që gjatë vizitave të tij në Arabinë Saudite dhe Izrael të trajtojë shqetësimet lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Uashingtoni thotë se të këto çështje janë në qendër të politikës së jashtme amerikane.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj