LIVE UPDATES
Bota

Vizita e presidentit egjiptian në Turqi paralajmëron një epokë të re bashkëpunimi

Ceremonia shtetërore me të cilën Presidenti Abdel Fatah el Sissi u prit në Ankara tregon se përpjekjet ndër vite për të përmirësuar marrëdhëniet në mes Egjiptit dhe Turqisë po tregojnë rezultate. Kjo është vizita e parë e udhëheqësit të Egjiptit në 12 vjet. Vizita e zotit el-Sissi pason atë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në muajin shkurt në Kajro.

4 Shtator 2024, 15:21 Nga E. D
Vizita e presidentit egjiptian në Turqi paralajmëron një
fotot ilustruese

TURQI- Vizita e Presidentit të Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi në Turqi të mërkurën sinjalizon fundin e armiqësisë ndër vite me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli, Dorian Jones, situata në Rripin e Gazës, por edhe çështja të tjera si situata në Libi apo negociatat në mes të Somalisë dhe Etiopisë mund të jenë ndër temat e diskutimit në mes të dy Presidentëve.

Ceremonia shtetërore me të cilën Presidenti Abdel Fatah el Sissi u prit në Ankara tregon se përpjekjet ndër vite për të përmirësuar marrëdhëniet në mes Egjiptit dhe Turqisë po tregojnë rezultate. Kjo është vizita e parë e udhëheqësit të Egjiptit në 12 vjet. Vizita e zotit el-Sissi pason atë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në muajin shkurt në Kajro.

Presidenti Erdogan e priti homologun egjiptian në aeroportin e Ankarasë përpara se të niseshin së bashku me autokolonën e Presidentit turk për në pallatin presidencial për një ceremoni mirëseardhjeje.

Gjatë takimeve, lufta në Gazë është një nga çështjet kryesore që do të diskutohet në mes të dy Presidentëve.

“Ky mund të jetë fillimi i një epoke të re në marrëdhëniet tregtare, politike dhe ushtarake. Por, më e rëndësishmja, të dy Presidentët do të flasin për mundësitë e dhënies fund të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme dhe të ulen tensionet midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite”, thotë Mesut Casin, këshilltar presidencial turk.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Egjiptit u dëmtuan pasi aleati i ngushtë i udhëheqësit turk, ish Presidenti egjiptian Mohammad Morsi, u rrëzua me grusht shteti dhe më pas Ankaraja mirëpriti grupet opozitare egjiptiane. Megjithatë, analistët thonë se shqetësimet e përbashkëta për luftën e Izraelit ndaj Hamasit u kanë dhënë dy vendeve arsye të mjaftueshme për të riparuar marrëdhëniet.

“Mënyra se si ka ndryshuar realiteti në rajon, të dy vendet, edhe nëse nuk do ta kishin këtë nevojë të qartë për afrim, gjithnjë e më shumë janë përafruar në qëndrime”, thotë Jalel Harchaoui nga Instituti Mbretëror britanik për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ekonomitë e Egjiptit dhe Turqisë po vuajnë dhe analistët thonë se nevoja për të rritur tregtinë dypalëshe është gjithashtu një arsye e fortë për afrimin. Ata thonë se ky bashkëpunim mund të ketë ndikim edhe në Libinë e pasur me naftë ku Kajro dhe Ankaraja mbështesin qeveritë rivale.

“Libia ka qenë një arenë shumë e rëndësishme, për të cilën Turqia dhe Egjipti kanë mospajtime. Tani, kur secili vend ka sferën e tij të ndikimit, kjo i ka ndihmuar të dy vendet (të kuptojnë) se është shumë më fitimprurëse nëse ata bashkëpunojnë, sesa të luftojnë njëri-tjetrin”, thotë analistja e sigurisë nga Libia, Aya Burweila.

Tensionet në mes të Somalisë dhe Etiopisë mbi Somalilandin gjithashtu do të diskutohen në takimin El-Sissi - Erdogan, pas njoftimeve se Egjipti ka filluar të dërgojë armë në Somali. Ankaraja ka investuar shumë në Somali dhe aktualisht është duke ndërmjetësuar mes Somalisë dhe Etiopisë.

“Egjipti dhe Turqia mund të bashkëpunojnë në Somali, veçanërisht në fushën e sigurisë. Ato mund të zbatojnë nisma të përbashkëta kundër terrorizmit; ato mund të kombinojnë përpjekjet e tyre në projektet e zhvillimit; mund të përfshihen në nisma të stabilizimit politik. Por ato gjithashtu mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin për një rol dhe ndikim më të madh në Somali”, thotë Elem Tepeciklioglu nga Universiteti i Shkencave Sociale të Ankarasë.

Me luftën e Izraelit kundër Hamasit që vazhdon dhe rreziku i zgjerimit të konfliktit edhe në pjesë të tjera të rajonit, analistët thonë se Presidentët Erdogan dhe El-Sissi janë të vetëdijshëm se bashkëpunimi dhe jo rivaliteti është në interes të të dy palëve./VOA

abdel fattah el-sissi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë