Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke bërë të ditur dorëheqjen e Kulebas, kryetari i Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, ka thënë se dorëheqja e ministrit të Jashtëm do të diskutohet nga ligjvënësit në Parlament.
UKRAINA- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është raportuar të jetë anëtari i fundit i kabinetit qeveritar që ka dorëzuar dorëheqjen, pasi presidenti i shtetit, Volodymyr Zelensky, i ka bërë të ditura planet për riformatim të kabinetit, teksa vendi përballet e luftën e nisur prej Rusisë, dy vjet e gjysmë më parë. Duke bërë të ditur dorëheqjen e Kulebas, kryetari i Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, ka thënë se dorëheqja e ministrit të Jashtëm do të diskutohet nga ligjvënësit në Parlament.
Një ditë më parë, Stefanchuk ka thënë se zëvendëskryeministrja për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, Olha Stefanishyna dhe zëvendëskryeministrja për Riintegrim të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, Iryna Vereshchuk, kanë ofruar dorëheqjet e tyre. Zelensky ka thënë se ndryshimet në Qeverinë ukrainase do të bëhen për të forcuar ekzekutivin dhe për të sjellë rezultatet që i duhen shtetit.
“Për këtë arsye do të ketë ndryshime të personelit në kabinetin e ministrave dhe zyrën e presidentit”, ka thënë ai më 3 shtator, duke dhënë sinjale se ndryshimet do të bëhen gjatë vjeshtës.
Një ditë më parë kanë dhënë dorëheqje edhe ministrat e Industrisë Strategjike, Drejtësisë dhe Ambientit. Duke sqaruar ndryshimet, Zelensky ka thënë se Ukraina ka nevojë për më shumë ndërveprim në mes të Qeverisë Qendrore dhe komuniteteve, sidomos teksa shteti përgatitet për sezonin e dimrit.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Recep Tayyip Erdogan dhe Abdel Fattah Al-Sisi TURQIA- "Disa duan të më pajtojnë me Al-Sisin. Unë e refuzoj këtë. Nuk do ...
Pamje nga takimi i 23 shtatorit të vitit 2023 i mbajtur në Bruksel. KOSOVA- Këmbëngulja e Bashkimit Evropian mund të çoj&eu...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen EUROPA- Gjatë fundjavës u mbajt tubimi më i madh në Evropën qendrore, foru...
Linda Sun SHBA- Ndaj një ish-ndihmëseje të lartë të guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ngritën akuza p&eum...
Yahya Sinwar SHBA- Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën ngritjen e akuzave kriminale ndaj udhëheqësit të Hamasit,...
Foto ilustruese SHBA- Zyrtarët e lartë të sigurisë së zgjedhjeve po u bëjnë thirrje votuesve amerikanë që...
fotot ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Parlamanenti i Maqedonisë së Veriut nuk e miratoi mocionin e mosbesimit të ngritur nga partia nacionali...
Kamala Harris dhe Doanld Trump SHBA- Kamala Harris është në rrugën për të fituar zgjedhjet presidenciale të këtij v...
fotot ilustruese SHBA- Vetëm shtetasit amerikanë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për president dhe post...
Papa Françesku ITALI- Papa Françesku u dërgoi këtë të martë një mesazh të rinjve italianë, duke i k&e...