LIVE UPDATES
Bota

“Nga vrasës, në vëlla!” DW: Izraeli afroi Turqinë dhe Egjiptin! Përfitim ekonomik për të dyja palët

Erdogani e quajti Al-Sisin një "vrasës" në vitin 2019, e tani e quan atë "vëlla". Si erdhi te kjo kthesë dhe cilat mund të jenë pasojat?

4 Shtator 2024, 09:07 Nga M.B
“Nga vrasës, në vëlla!” DW: Izraeli afroi
Recep Tayyip Erdogan dhe Abdel Fattah Al-Sisi

TURQIA- "Disa duan të më pajtojnë me Al-Sisin. Unë e refuzoj këtë. Nuk do të ulem në të njëjtën tryezë me një antidemokrat," tha presidenti turk Recep Tayyp Erdogan në vitin 2019 për homologun e tij egjiptianAbd al-Fattah al-Sisi. Ndërsa atë e quajti "vrasës". Arsyeja është një grusht shteti ushtarak kundër Mohamed Morsit, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike pas të ashtuquajturës Pranverë Arabe. Al-Sisi ishte komandant ushtarak në atë kohë.

Ideologjia e Vëllazërisë Myslimane Islamike, e përkrahur nga Morsi, pati gjithashtu një ndikim në politikat e Erdoganit. Pas protestave në sheshin Tahrir të Kajros në vitin 2013, Erdogan përdori gjestin e Vëllazërisë Myslimane në çdo rast. Pak para zgjedhjeve lokale në vitin 2019, Erdogani e quajti kundërshtarin socialdemokrat të partisë së tij si të afërt me qeverinë e Al-Sisi: "A do të vendosim të dielën për (kandidatin tonë) Binali Yıldırım apo për Al-Sisin?"

Nga "vrasësi" në "vëlla"

Por ato kohë tani kanë kaluar. Al-Sisi dhe Erdogani u takuan në vitin 2022 gjatë Kampionatit Botëror në Katar dhe shtrënguan duart. Fotoja virale u pasua me një "diplomaci tërmeti”. Pas një tërmeti shkatërrues në Turqi në vitin 2023, Al-Sisi telefonoi menjëherë me Erdoganin, ndërsa pak ditë më vonë, ministri i Jashtëm egjiptian Samih Shukri vizitoi zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues. Në shtator 2023, të dy presidentët u takuan gjatë samitit të G20 në Indi.

Në shkurt 2024, Al-Sisi priti Erdoganin në Kajro dhe të dy udhëheqësit buzëqeshën para kamerave. Erdogan papritmas ndryshoi retorikën e tij dhe "vrasësin" e quajti "Vëllai im i respektuar". Tani Al-Sisi do të pritet në Ankara më 4 shtator – për herë të parë. Dy fuqitë rajonale duan të thellojnë më tej marrëdhëniet e tyre.

Izraeli i bashkon

Qëndrimi i ngjashëm i dy vendeve ndaj konfliktit izraelito-palestinez luajti një rol të rëndësishëm në afrimin e këtyre vendeve. "Lufta në Lindjen e Mesme dhe mënyra se si Izraeli po e zhvillon këtë luftë ka luajtur një rol unifikues," thotë Celine Nasi, nga London School of Economics (LSE). Ekspertja e krahason marrëdhënien mes këtyre vendeve me një "martesë nga interesi".

"Edhe pse të dy vendet nuk janë gjithmonë dakord, interesat e tyre janë në një linjë. Të dyja duan një armëpushim, të dyja duan tërheqjen e Izraelit ngaRripi i Gazës dhe krijimin e një shteti palestinez," thotë Nasi.

Këtë e konfirmon edhe Gamal Abdel Gavad, politolog nga Universiteti Amerikan në Kajro. "Ekziston një marrëveshje thelbësore midis dy vendeve në lidhje me zgjidhjen e këtij konflikti," thotë Gavad. Bashkëpunimi mes Kajros dhe Ankarasë do të lehtësojë më tej arritjen e synimeve që kanë të dyja vendet në rajon, beson ai.

Por afrimi pjesërisht përkon edhe me interesat e vetë Izraelit, thekson Mithat Rende, ish-ambasadori turk në Katar. "Në fakt, Izraeli ka dashur gjithmonë që këto dy vende të afrohen mes vete. Izraeli do që vendet me shumicë myslimane të bashkohen dhe të krijohet një front mysliman kundër Iranit," thotë Rende.

Turqia synon të luajë një rol konstruktiv në Gaza - gjë që është e mundur vetëm me bashkëpunimin e Egjiptit. "Është e rëndësishme që marrëdhëniet me Egjiptin të jenë të mira. Për të qenë në gjendje të dërgojë ndihma humanitare në Gaza, Turqia ka nevojë për ndihmën e Egjiptit, sepse 90 për qind e kësaj ndihme dërgohet përmes pikës kufitare Rafah", thotë Nasi.

Përfitim ekonomik për të dyja palët

Pas këtij përmirësimi të marrëdhënieve, përveç shkaqeve gjeopolitike, qëndrojnë edhe interesat ekonomike. "Ekonomitë e të dy vendeve plotësojnë njëra-tjetrën. Egjipti është i pasur me energji, ndërsa Turqia ka një infrastrukturë industriale të zhvilluar. Investitorët turq tregojnë interes të madh për Egjiptin," thotë Rende.

"Egjipti është bërë një lojtar i rëndësishëm për sa i përket energjisë”, pohon Nasi, duke iu referuar depozitave të naftës dhe gazit – nga të cilat edhe Turqia dëshiron të përfitojë. Egjipti luan një rol kyç në "Forumin e Gazit të Mesdheut Lindor" (East Mediterranean Gas Forum), sepse Kajro është selia e kësaj organizate. Ndër vendet e tjera mesdhetare të përfshira në këtë shoqatë, janë edhe Greqia, Qiproja, Franca, Izraeli, Italia, Jordania dhe territoret palestineze – por jo edhe Turqia.

"Lajm i mirë"

Ulja e tensionit mes dy vendeve është parë nga ekspertët si një zhvillim pozitiv – jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë botën. "Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për të gjithë. Stabiliteti në Mesdheun Lindor është i rëndësishëm për të gjitha palët," thotë Rende.

"Këtu bëhet fjalë për dy ushtritë më të forta dhe dy shoqëritë që konsiderohen si më të arsimuarat në botën islame. Përveç kësaj, këto vende kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë globale", thekson diplomati, duke treguar Bosforin, Dardanelet dhe Kanalin e Suezit. "Ne jemi në një kohë kur zinxhirët globalë të furnizimit po ndryshojnë. Në të ardhmen, konkurrenca midis SHBA dhe Kinës mund të shndërrohet në një konflikt. Ndërsa Turqia dhe Egjipti do të shërbejnë si baza prodhimi."/ DW

turqia egjipti

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje