LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjedhja e 120 mijë eurove në shtëpinë e Alda Klosit dhe arrestimi i Gjokutajt, VOA: Korrupsion në nivele të larta, jemi në situatë kritike

Profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, më herët ministër financash e ekonomie, protagonist në administrimin e sistemit ekonomik dhe bankar të vendit, thotë se ndjen keqardhje për ministrinë e financave, që përmendet në të dy ngjarjet, të cilat janë nën hetim e sipër, dhe që meritojnë një hetim të thelluar.

13 Janar 2023, 19:20 Nga DOSJA
Vjedhja e 120 mijë eurove në shtëpinë e Alda Klosit dhe
Alda Klosi, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Në Tiranë, gjykata dha masën e “arrestit me burg” për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, një tjetër zyrtar të kësaj ministrie, si dhe një përmbarues privat, të tre të dyshuar për shpërdorim detyre me pasoja 1.2 milionë euro në arkën e shtetit.

Ekspertë të pavarur të ekonomisë, pohuan se ky rast, si dhe gjetja e një sasie të konsiderueshme eurosh cash në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, nxitin dyshimet për korrupsion në nivele të larta.

Ata shpresojnë që sistemi i reformuar i drejtësisë do të kryejë hetime të thelluara për të dy rastet, duke dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve.

Gjykata konfirmoi në Tiranë arrestin me burg për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin e çështjeve ligjore në po atë ministri si dhe një përmbarues privat, të akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre me pasoja deri 1.3 milionë dollarë.

Prokuroria dyshon se ata rikompensuan për një pronë në shkelje të ligjit një ish pronar, i cili nuk ka qenë asnjëherë i tillë.

Kjo ngjarje si dhe vjedhja e një sasie të konsiderueshme eurosh në cash nga banesa e një ish shefe të rëndësishme të ministrisë së financave dhe të kabinetit të ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, kthyen sërish vëmendjen e opinionit publik dhe ekspertëve të ekonomisë tek korrupsioni i lartë qeveritar.

Studiuesit shprehën shqetësim dhe kërkuan hetime të thelluara për këto dy ngjarje, të cilat megjithë prezumimin e pafajësisë së zyrtarëve, dëshmojnë për gjendjen kritike ku ka zbritur, sipas tyre, administrata e kësaj fushe sa u takon profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në detyrë.

Profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, më herët ministër financash e ekonomie, protagonist në administrimin e sistemit ekonomik dhe bankar të vendit, thotë se ndjen keqardhje për ministrinë e financave, që përmendet në të dy ngjarjet, të cilat janë nën hetim e sipër, dhe që meritojnë një hetim të thelluar.

“Dobësimi i besueshmërisë tek administrata publike për shkak të ndryshimeve të shpeshta, apo pasigurisë se çfarë ndodh, një lloj presioni i vazhdueshëm mbi ta për të kryer veprime, të cilat në vetëdijen e nëpunësve të shtetit nuk janë të ligjshme na kanë çuar në këtë situatë, e cila është zhgënjyese. Në këto 30 vjet ne duhet të kishim konsoliduar administratën publike në çdo nivel”, thotë zoti Malaj.

Ndërsa eksperti Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Albkonfindustria, thotë se Shqipëria po përballet me dy lloj korrupsioni: korrupsioni i njohur si shkelja e ligjit, dhe nga kapja e shtetit, korrupsioni me ligj nga politika. Ato janë probleme të përsëritura në shumë raporte vendase dhe ndëkombëtare, por bëhet ende pak për shmangien e tyre, ndaj duke prezumuar pafajësinë e personave konkretë, ai thekson, se këto dy lloj korrupsioni kanë dëmtuar rëndë tregn dhe demokracinë.

“Është fakt dhe duhet ta pranjmë hapur që Shqipëria nuk ka ekonomi tregu të mirëfilltë, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Shqipëria sot nuk ka demokraci dhe as standarte demokratike, përveçse formale, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Korrupsion në biznes, korrupsion në ekonomi, financa dhe korrupsion në procese demokratike, zgjedhje etj”, thotë zoti Buxhuku.

Problemi kyç i administratës publike, sipas studimeve të ndryshme, është presioni i titullarëve për të shkelur ligjin.

Zoti Malaj thotë se ministria e financave duhet të garantojë kredibilitetin e qeverisë në çdo veprim me investimet, shpenzimet, mbledhjes së të ardhurave, nepotismit, korruspionit.

Ai shton se asnjë ministër nuk mund të ketë sukses pa një administratë me integritet të plotë, që nga ana e saj nuk duhet t’u nënshtrohet presionit të titullarëve apo instinkteve përfituese përmes shkeljes së ligjeve. Ka shumë persona që kanë lënë punën për të mos shkelur ligjin dhe janë vënë në vështirësi mbijetese, sipas tij, ndërsa një pjesë tjetër u nënshtrohen presioneve dhe instinkteve për t’u pasuruar sa më shpejt me para të lehta korruptive, por herët ose vonë janë dënuar ose pritet të dënohen për shkak të firmave të tyre, duke lënë të paprekur nivelet e larta të qeverisjes.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përhershme, por ne duhet të sigurohemi që ka nisur të japë produkte ai investim i madh, që është bërë me reformën në drejtësi, që të marrë fund ajo kulturë e mosndëshkueshmërisë. Së dyti ne duhet të sigurohemi që punonjësi të ketë në një krah integritetin dhe në krahun tjetër respektin për ligjin. Puna ecën nëse mbahen këto të dyja. Sapo shkel njërën prej tyre patjetër që do të biesh vitkimë e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës”, thotë zoti Malaj.

Ekspertët shpresojnë tek sistemi i drejtësisë dhe tek presioni i rritur i faktorit ndërkombëtar për luftën kundër korrupsionit, i cili sipas tyre ë shtë vendimtar në këto përpjekje.

“Mendoj që Shqipëria është në një fazë delikate për sa i përket korrupsionit, i cili po rrënon ekonominë, konkurrencën dhe tregun e lirë, po detyron shqiptarët të ikin jashtë vendit, po varfëron vendin, si dhe po rrënon demokracinë, duke penguar bërjen e zgjedhjeve me parime demokratike. Shpresoj që kjo punë të vazhdojë, por jam i bindur që nuk mund të vazhdojë pa mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtare. Brenda vendit unë e quaj thuajse të pamundur në afat të shkurtër, që ne ta luftojmë vet këtë plagë kaq të madhe të korrupsionit”, thotë zoti Buxhuku.

Pushteti abuziv i nivele të larta që ka arritur të nënshtrojë një pjesë të administratës, duke e përhapur korrupsioin më gjerë, si dhe siguria maksimale e jetëgjatësisë në pushtet janë ndër arsyet kryesore të korrupsionit, ndërsa pasoja më e rëndë sipas tyre, është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti dhe tek qeverisja e fondeve publike, mbledhja dhe përdorimi i taksave, sepse njerëzit shohin rastet sporadike korruptive që dalin, por ende nuk dinë se deri shtrihen fijet e tyre, dhe zbardhja e këtyre mbetet detyrë e drejtësisë.

Marrë nga VOA

arben malaj alda klosi mashtrimi ne ministrine e financave vjedhje ne tirane arlind gjokutaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj