1 Shtator 2022, 10:51
Nga d.a.
Osmani ne Çeki
ÇEKI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitën e saj dyditore në Çeki është takuar me zëvendëskryeministrin e Holandës, i cili mban edhe pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Wopke Hoekstra, shteti i të cilit është skeptik për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Osmani i ka kërkuar kryediplomatit holandez që Holanda bashkë me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke.
“Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tash e sa kohë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar mbështetjen holandeze. Presidentja Osmani i ka bërë thirrje Holandës që së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sipas njoftimit të presidencës, Osmani kërkoi mbështetjen holandeze edhe për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe në NATO.
Komunikata e plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Çeki është takuar me zv. kryeministrin e Holandës, njëherësh ministër i Jashtëm, Wopke Hoekstra.
Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tash e sa kohë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar mbështetjen holandeze.
Presidentja Osmani i ka bërë thirrje Holandës që së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke.
Presidentja Osmani ka folur edhe për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, e njëkohësisht edhe përgatitjen për aplikim për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Në takim me zv. kryeministrin Hoekstra, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen holandeze për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe në NATO.
Po ashtu, në këtë takim Presidentja Osmani dhe zv. kryeministri Hoekstra diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe Evropë, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve.
osmani ne Çeki wopke hoekstra
Bota
1 Shtator 2022, 10:38
s.s
James ‘Ayatollah’ Owens
BRITANI- I diplomuar në gazetari, 37 vjeçari, James ‘Ayatollah’ Owens është cil...
Bota
1 Shtator 2022, 10:42
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë sot me një njoftim zyrtar në lidhej me përdhunimin e 1...
Bota
1 Shtator 2022, 10:37
d.a.
Jasharaj dhe Murati
KOSOVË- Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka t...
Bota
1 Shtator 2022, 10:34
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipëris&e...
Bota
1 Shtator 2022, 10:29
s.s
Bill Turnbull
BRITANI- Pas një beteje me kancerin, prezantuesi i BBC Breakfast, Bill Turnbull, ka humbur jetën në moshën 66-vje&cc...
Bota
1 Shtator 2022, 10:30
d.a.
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka nisur stërvitjet e mëdha ushtarake në lindje të vendit. Në këto stërvitje po marrin pjes&...
Bota
1 Shtator 2022, 10:21
d.a.
lideret e open ballkan
SERBI- Sot dhe nesër do të mbahet në Serbi samiti i rradhës “Ballkani i hapur”, ku pritet të t&...
Bota
1 Shtator 2022, 10:15
d.a.
ushtria serbe
SERBI- Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njoftoi se forcat e armatosura serbe po zhvillojnë një stërvitje ushtarake n...
Bota
1 Shtator 2022, 10:05
s.s
Tajvani rrëzon një dron në brigjet kineze
SHBA- Ushtria e Tajvanit rrëzoi për herë të parë një dron civil...
Bota
1 Shtator 2022, 10:09
d.a.
Vladimir Putin dhe Ravil Maganov
RUSI- Kryetari i Bordit të Drejtorëve të prodhuesit të dytë më të madh rus&nb...