30 Maj 2022, 21:01
Nga DOSJA
Talat Xhaferi
SHKUP- Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka ngritur një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi. Opozita e akuzon zotin Xhaferi të ketë vepruar jashtë rregullores së punës së parlamentit, të ketë ushtruar trysni psikologjike ndaj punonjësve dhe së fundmi për mbylljen e derës së sallës duke i mbajtur deputetët opozitarë në seancë jashtë vullnetit të tyre.
VMRO-ja thotë se shpreson që ky mocion nuk do të përfundojë në sirtarët e kreut të parlamentit. Shefi i grupit të deputetëve të VMRO-së, Nikolla Micevski duke iu bërë thirrje jo vetëm ligjvënësve opozitarë, por edhe atyre social-demokratë (LSDM) në pushtet që ta mbështesin mocionin, u shpreh se “duhet t'u jepet fund sjelljeve të këtij njeriu (Talat Xhaferi) që e ka uzurpuar këtë funksion dhe sillet sikur të ketë të drejtë të ofendojë, shajë, përulë dhe të mbyllë deputetët”.
Ndërkohë, social-demokratët e quajnë cirk nismën e VMRO-së. LSDM-ja thotë se deputetët e VMRO-së me qëllim bëjnë skandale në mënyrë që të shkaktohen incidente.
Ndërkaq, opozita shqiptare ka mendime të ndara. Aleanca për Shqiptarët thotë se zoti Xhaferi “nuk është kryetar i të gjithë deputetëve por vetëm i shumicës parlamentare”, por se partia është e pavarur në politikat e saj dhe nuk do ta mbështesë nismën për rrëzimin e tij. Ndërkaq, Lëvizja Besa me tre deputetët e saj thotë se do ta votojë mocionin. Bashkimi Demokratik për Integrim, pjesëtar i së cilës është Talat Xhaferi, nuk ka bërë komente.
Kohët e fundit, një audio-regjistrim i publikuar në internet nxirrte zotin Xhaferi duke bërtitur dhe sharë stafin. VMRO-DPMNE-ja u përpoq ta detyronte kreun e parlametit që të kërkonte falje për veprimin, por ai nuk pranoi, teksa nuk e komentoi audio-regjistrimin.
Nga kabineti i kryetarit të parlamentit nuk kanë sqaruar nëse mocioni do të vihej për diskutim në ndonjë seancë të shpejtë.
Megjithatë, opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për rrëzimin e krye-parlamentarit. Që të miratohet mocioni duhet të mbështetet me 61 vota nga 120 që ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase dhe shqiptare së bashku kanë vetëm 55 vota. Nga ana tjetër, nëse ligjvënës të LSDM-së do të votonin për rrëzimin e zotit Xhaferi, atëherë kjo në mënyrë automatike do të detyronte BDI-në të largohej nga koalicioni qeveritar dhe do të rezultonte me prishjen e tij.
Disa analistë në vend i lidhin aktet e VMRO-së kundër kryetarit të parlamentit, me angazhimet e këtij të fundit rreth një nisme për njohjen si genocid të viktimave në Ukrainë nga agresioni rus. Por, një nismë e tillë ende nuk është bërë zyrtare, ndonëse autoritetet në Kiev sugjeruan para pak ditësh edhe gjatë vizitës së Ministrit të jashtëm Bujar Osmani për njohjen nga Maqedonia e Veriut të masakrave ruse si genocid.
Marrë nga VOA
Bota
30 Maj 2022, 20:46
Pamje nga dhunimi
SHBA- Videoja e mëposhtme tregon dhunimin e një personi aziatik në SHBA, nga disa persona me ngjyrë. Videoja e cila k...
Bota
30 Maj 2022, 20:12
BE
BRUKSEL- Është më se e sikletshme për BE-në që një muaj pasi Komisioni Evropian shpalli një plan për të...
Bota
30 Maj 2022, 19:55
BRUKSEL- Këshilli Evropian synon të arrijë një marrëveshje politike për një embargo ndaj naftës ruse t...
Bota
30 Maj 2022, 19:49
Putin Vuçiç
BRUKSEL- Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë pritur mirë bisedën e fundit telefoni...
Bota
30 Maj 2022, 19:40
Catherine Colonna dhe Dmitry Kuleba
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba gjatë një konference për shtyp ...
Bota
30 Maj 2022, 19:37
Erdogan
TURQI-Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të hënën, ofroi t...
Bota
30 Maj 2022, 19:17
Catherine Colonna,
UKRAINË- Duke vizituar një kishë ortodokse në qytetin Bucha jashtë kryeqytetit Kiev, ku forcat ruse janë ...
Bota
30 Maj 2022, 19:15
Foto Ilustruese
GREQI- Autoritetet greke thanë se planifikojnë që këtë vit të zgjasin murin përgjatë kufirit me Tur...
Bota
30 Maj 2022, 19:05
Lija e majmunit
BRITANI- Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve jashtë...
Bota
30 Maj 2022, 18:54
Harta
GREQI- Shqetësimi se Irani mund të vazhdojë me konfiskimet e mëtejshme të anijeve greke, pas incidentit të së prem...