LIVE UPDATES
Bota

VOA: A do të kandidojë Biden sërish për president?

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Demokratike thonë se është pothuajse e sigurt që zoti Biden do të kandidojë përsëri.

30 Dhjetor 2022, 08:39 Nga a.l
VOA: A do të kandidojë Biden sërish për president?
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden, aktualisht me pushime në Ishujt e Virgjër të SHBA-së, ka thënë se do të shfrytëzonte kohën gjatë festave për të diskutuar me anëtarët e familjes nëse ai do të kërkojë rizgjedhjen në vitin 2024. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Demokratike thonë se është pothuajse e sigurt që zoti Biden do të kandidojë përsëri.

Por a do ta sigurojë ai emërimin e partisë së tij?

Një vend ideal për të eksploruar këtë pyetje është Qarku i Princit Xhorxh në shtetin e Merilendit, ku zoti Biden mori 89% mbështetje – përqindja e tij më e lartë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020.

Vetëm rreth një e katërta e 400,000 votuesve me të drejtë vote në kontenë e Princit Xhorxh zakonisht hedhin votat në zgjedhjet e rëndësishme. Pavarësisht nga pjesëmarrja, rezultati është i parashikueshëm në zgjedhjet e përgjithshme për postet drejtuese në mbarë qarqet – demokratët e kanë pothuajse të siguruar fitoren në qarkun më të madh me shumicë afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara.

Ekzekutivi i qarkut, 11 anëtarët e këshillit të qarkut, sherifi, nëpunësi i gjykatës dhe rreth 24 ligjvënës nga qarku që mbajnë postin në asamblenë e përgjithshme të shtetit janë të gjithë demokratë.

Nuk ka asnjë republikan që mund të mendoj se do të ishte në gjendje të fitonte brenda Qarkut të Princit Xhorxh,” tha kryetari i Komitetit Qendror Demokrat të qarkut Kent Roberson.

Nënkryetari i Komitetit Qendror Republikan në Qarkun e Princit Xhorxh pajtohet me këtë vlerësim.

Jo nuk ka ndodhur gjatë jetës sime. Unë jam 70 vjeç tani. Merilendi është bërë gjithnjë e më i prirur demokrat – dhe patjetër ky qark – gjatë viteve që kam qenë këtu”, thotë Jim Wass për Zërin e Amerikës.

Kjo nuk do të thotë se republikanët në qark duhet të heqin dorë nga votimi në zgjedhjet e përgjithshme, thotë zoti Wass.

“Do ditë, do të ketë rëndësi”.

Çështja e Moshës

Ajo që ka rëndësi për shumë votues të të dyja partive është se Bideni, tashmë presidenti më i vjetër i SHBA-së, do të jetë 86 vjeç në fund të një mandati të dytë. Por në këtë qark ku ai kryesoi garën në vitin 2016, a do të ishte në gjendje të mposhtte të gjithë sfiduesit e zgjedhjeve paraprake në vitin 2024?

Nuk besoj se ka mbështetje të padiskutieshme,” i tha zoti Roberson Zërit të Amerikës. “Nëse shikojmë vlerësimet e ulëta për punën e tij, nuk mendoj se janë të gjithë republikanët që ndihen kështu, por janë edhe demokratët. Dhe pavarësisht se si ndihem unë për presidentin, mendoj se jemi gjithashtu të vetëdijshëm se njerëzit janë të shqetësuar se ai mund të mos jetë personi që do të vazhdojë në detyrë edhe për katër vjet të tjera.

Presidenti Biden, sipas zotit Roberson, bëri pjesën e tij duke e çuar vendin “nëpërmjet një faze tranzicioni nga Presidenti Donald Trump në vendin ku jemi tani”. Ashtu si në qarqe të tjera shumë demokrate në të gjithë vendin, demokratët e kontesë së Princit Xhorxhit nuk janë monolitikë. Demokratët individualisht mbajnë etiketa të ndryshme: progresist, të moderuar, liberal ose konservator. Në vitin 2016, ata u bashkuan në mënyrë që Bideni t’i mohonte Trumpit një mandat të dytë.

Ne të gjithë kemi qenë në gjendje të lëmë mënjanë të gjitha dallimet tona dhe të punojmë së bashku. Por ka gjithashtu nga ata individë që mendojnë se është e nevojshme për të ecur përpara me një kandidat tjetër. Dhe kështu, kjo ndikon se si do të ndjehen ata nëse Presidenti Biden duhet të vazhdojë apo jo në detyrë”, thotë zoti Roberson.

Shumë pretendentë të mundshëm

Presidentët aktualë që kërkojnë një mandat të dytë rrallëherë përballen me sfida serioze brenda partisë, por mosha e zotit Biden mund ta ndryshojë këtë prirje. I pyetur për të vlerësuar kandidatët presidencialë demokratë, republikani Wass tha se Gavin Newsom, guvernatori 55-vjeçar i Kalifornisë, ndoshta mund të tërheq më shumë demokratët e qarkut të Princit Xhorxh sesa Bideni.

Dikush si Gavin Newsom mund të përshtatet me mentalitetin e demokratëve të qarkut Princi Xhorxh,” tha ai.

Në nëntor, guvernatori Newsom hodhi poshtë spekulimet se ai do të sfidonte zotin Biden.

Ai jo vetëm që e mundi Trumpin një herë, por mendoj se mund ta mposhtë përsëri”, tha zoti Newsom në një intervistë për faqen Politico. Shpresoj që ai të kandidojë. Unë do ta mbështes me entuziazëm”.

Nëse zoti Biden nuk kandidon për t’u rizgjedhur ose detyrohet të dalë jashtë garës për shkak të një çështjeje shëndetësore, zoti Newsom shihet si një kandidat kryesor, së bashku me nënpresidenten Kamala Harris, e cila është 58 vjeç; Senatorin Bernie Sanders, 81 vjeç; dhe Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg, një 40-vjeçar relativisht i ri. Të tre ishin pretendentë në zgjedhjet paraprake demokrate në vitin 2020.

Zoti Wass kujton vitin 1992 kur një guvernator i panjohur nga shteti Arkansas i quajtur Bill Clinton vendosi të kandidonte për të marrë emërimin presidencial të Partisë Demokrate, pavarësisht se ekspertët politikë parashikonin guvernatorin e Nju Jorkut Mario Cuomo, ishte ai që mundi republikanin aktual George H.W. Bush. Fushata e zotit Cuomo dështoi para se të fillonte dhe Clintoni mposhti Bushin në zgjedhjet e përgjithshme.

Gavin Newsom duhet të kandidojë ose do ta humbiste atë mundësi,” tha zoti Wass, duke shtuar se për të njëjtën arsye, ish-nënpresidenti Mike Pence dhe ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo duhet të hyjnë në garat paraprake republikane në vitin 2024.

Edhe kur ish-Presidenti Trump duket se ka grumbulluar shumë fonde dhe vëmendje tani, këta njerëz duhet të kandidojnë”, tha zoti Wass.

Sfidues të tjerë të mundshëm kryesorë të Trumpit përfshijnë Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, Guvernatorin e Virxhinias Glenn Youngkin, Guvernatorin e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, ish Guvernatoren e Karolinës së Jugut Nikki Haley, senatorin e Karolinës së Jugut Tim Scott dhe ish-ligjvënësen e Uajomingut Liz Cheney (e cila u mund për t’u rizgjedhur këtë vit dhe është vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney). Gjithashtu në mesin e republikanëve të moderuar përmenden Guvernatori i Nju Hempshërit, Chris Sununu dhe Guvernatori i Merilendit, Larry Hogan.

I vetmi president i zgjedhur në historinë amerikane të cilit iu mohua emërimi i partisë së tij për një mandat të dytë ishte demokrati Franklin Pierce në vitin 1856. Por shqetësimi atëherë ishin politikat e presidentit, jo mosha e tij.

Presidenti Pierce, të cilit i pëlqente të pinte, favorizoi skllavërinë ndërsa vendi po shkonte drejt luftës civile për këtë çështje. Partia e tij vendosi në vend të kësaj të emërojë James Buchanan, një ish-sekretar shteti i cili kishte shërbyer si ambasador i presidentit Pierce në Mbretërinë e Bashkuar dhe kështu nuk ishte përfshirë në debatin e diskutueshëm të skllavërisë. Zoti Buchanan, i cili vetë nuk ishte mbështetës i abolicionistëve, mposhti dy pretendentë në zgjedhjet e përgjithshme nga partia Whig dhe ajo Republikane, pavarësisht se nuk bëri fushatë aktive, duke fituar në çdo shtet përveç Merilendit. Historianët përgjithësisht i konsiderojnë Pierce-n dhe Buchanan ndër presidentët më të famëkeq të Amerikës./VOA/

joe biden

Sondazh

Poll
Bota 30 Dhjetor 2022, 08:09 A.B

Kujt i pengoi heqja e barrikadave?

Ushtria Në veri të Kosovës ka elemente ekstreme, që nuk janë nën kontrollin e Beogradit zyrtar, dhe atyre nuk u konvenon heqj...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait