29 Dhjetor 2022, 22:59
Nga F.M
Andrew Tate dhe Tristan Tate
RUMANI- Andrew Tate (Cobra) dhe vëllai i tij Tristan janë vënë në pranga këtë mbrëmje, pas një operacioni të zhvilluar nga policia rumune në shtëpinë e tyre. Mediat lokale shkruajnë se shtëpia e Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan u bastis nga autoritetet rumune, në kuadër të një operacioni të drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, mëngjesin e 29 dhjetorit. Kjo pasi dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin e dy vajzave. Mediat vendase shtojnë se kontrolle janë ushtruar dhe në shtëpinë e një ish-policeje, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezërit.
Autoritetet thuhet se kanë përqendruar vëmendjen në një numër automjetesh luksoze që kanë gjetur në rezidencë, të cilat janë sekuestruar dhe janë në duart e laborantëve që po kërkojnë gjurmë të dy vajzave.
Në prill të vitit 2022, Andreë Tate u përball me akuza për trafikim njerëzor në Rumani, vendi në të cilin ai banon. Megjithatë, Tate deklaroi se gjithçka ishte keqkuptim.
“Unë nuk u arrestova. Policia u shfaq, hetuan, kuptuan se askush nuk ishte në shtëpi kundër vullnetit të tij, nuk ishte kryer asnjë krim, na u desh të shkonim në komisariat për 45 minuta për copa letre, i plotësuam dhe ne u liruam,”- thoshte ai.
Tate është bërë mjaft viral në Tok Tok për mënyrën se si është shprehur se ka trajtuar gratë në jetën e tij, derisa rrjetet sociale morën vendimin t’i mbyllnin llogaritë. Kjo pasi Tate është akuzuar për "mizogjini ekstreme". Ai ka publikuar dhe video ku shihej teksa dhunonte vajza, gjë që sipas tij është ‘ndëshkim normal’ nëse partnerja nuk bindet.
andrew tate tristan tate
Bota
29 Dhjetor 2022, 22:56
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një tërmet është ndjerë rreth orës 23:15 të së enjtes, në zonat e Lakonisë dh...
Bota
29 Dhjetor 2022, 22:29
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një ngjarje jo e këndëshme i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit. Calabria7 shkruan se&nb...
Bota
29 Dhjetor 2022, 22:13
I.A
Vivienne Westwood
ANGLI- Dizajnerja e modës Dame Vivienne Westwood ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Në një deklaratë n&...
Bota
29 Dhjetor 2022, 22:02
F.M
Gresa Krasniqi
TIRANË- Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit që vuan dënimin në Hagë ka treguar detaje nga fëmijëria d...
Bota
29 Dhjetor 2022, 21:55
I.A
Covid
BRUKSEL- Agjencia e BE-së e sëmundjeve ka thënë se ekzaminimi i udhëtarëve nga Kina për Covid-19 do të ishte ...
Bota
29 Dhjetor 2022, 21:46
I.A
Giorgia Meloni
ITALI- Italia mund të veprojë si garantuese e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni...
Bota
29 Dhjetor 2022, 21:08
I.A
Stuhia
ANGLI- Një nga stuhitë më të ftohta të Krishtlindjeve në kujtesën moderne ka lënë të paktën 6...
Bota
29 Dhjetor 2022, 20:46
I.A
Barrikada
KOSOVË- Pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura. Kështu ka njoftuar Qendra...
Bota
29 Dhjetor 2022, 20:40
I.A
Protesta
SHKUP- Disa dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut protestuan të enjten para ambasadës së Serbisë ...
Bota
29 Dhjetor 2022, 20:24
I.A
Raketa
BJELLORUSI- Një raketë e qëlluar nga një sistem raketor ukrainas S-300 është rrëzuar në territorin e Bjellor...