LIVE UPDATES
Bota

VOA: A mund t’i hiqet prokurores Fani Willis çështja hetimore ndaj Donald Trumpit?

Zonja Willis ka mbrojtur vendimin e saj për të punësuar Nathan Wade, i cili ka pak përvojë në prokurori dhe nuk e ka mohuar në mënyrë direkte lidhjen romantike. Akuzat u bënë publike fillimisht në një mocion të paraqitur në fillim të këtij muaji nga avokati mbrojtës Ashleigh Merchant, i cili përfaqëson ish-punonjësin e fushatës së Presidenti Trump dhe ndihmësin e Shtëpisë së Bardhë, Michael Roman.

23 Janar 2024, 21:57 Nga h.k
VOA: A mund t’i hiqet prokurores Fani Willis çështja hetimore
Foto ilustruese

SHBA-Akuzat se Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me prokurorin e posaçëm që ajo ngarkoi për hetimet ndaj ish presidentit Donald Trump dhe të akuzuarve të tjerë, për ndërhyrje në zgjedhjet në Xhorxhia në vitin 2020, kanë nxitur edhe një herë thirrjet për tia hequr asaj këtë çështje.

Zonja Willis ka mbrojtur vendimin e saj për të punësuar Nathan Wade, i cili ka pak përvojë në prokurori dhe nuk e ka mohuar në mënyrë direkte lidhjen romantike. Akuzat u bënë publike fillimisht në një mocion të paraqitur në fillim të këtij muaji nga avokati mbrojtës Ashleigh Merchant, i cili përfaqëson ish-punonjësin e fushatës së Presidenti Trump dhe ndihmësin e Shtëpisë së Bardhë, Michael Roman.

Avokati Merchant pretendon se zyra e zonjës Willis i ka bërë pagesa të mëdha prokurorit Wade dhe se më pas, ajo përfitoi në mënyrë të papërshtatme, kur prokurori pagoi që ata të shkonin bashkë me pushime. Ai nuk ka ofruar asnjë provë për marrëdhënien e supozuar. Por, një dokument i depozituar javën e kaluar nga bashkëshortja e prokurorit Wade në çështjen për divorc mes tyre, përfshin të dhënat e kartës së kreditit, që tregojnë se zoti Wade bleu bileta avioni për zonjën Willis për të udhëtuar bashkë me të në Majami dhe San Fransisko.

Zonja Willis, e zgjedhur nga demokratët, nuk ka dhënë sinjale se mundë të japë dorëheqjen, por ka mënyra se si ajo mund të largohet nga çështja.

ÇFARË MUND TË BËJË GJYKATËSI?

Në mocion, avokati Merchan kërkon nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, të ndalojë prokurorët Willis dhe Wade, dhe zyrat e ndërsjellja të ndjekin më tej çështjen. Gjyqtari, McAfee ka fuqinë ta bëjë një gjë të tillë.

Në fakt, një tjetër gjyqtar, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Robert McBurney, e ndërmorri një hap të tillë, në korrik 2022 kur ai gjykonte rastin që i parapriu ngritjes së aktakuzave për çështjen e zgjedhjeve.

Një prej 16 republikanëve të Xhorxhias, që firmosën një certifikatë në të cilën thuhej në mënyrë të rreme se zoti Trump kishte fituar zgjedhjet, me emrin Burt Jones, i ishte komunikuar se ishte objekt hetimi në këtë çështje. Ai argumentoi se zonja Willis ishte në konflikt interesi, sepse ajo kishte organizuar një fushatë për mbledhje fondesh për kundërshtarin e tij demokrat në garën për zëvendës guvernator.
Gjyqtari McBurney vendosi në favor të zotit Jones. Ai e ndaloi zonjën Willis dhe zyrën e saj të ndiqnin rastin e zotit Jones.
Nëse gjytari McAfee vendos të ndërmarrë veprime të ngjashme dhe t’ia heqë zonjën Willis dhe zyrës së saj hetimin e çështjes për zgjedhjet, do duhet që Këshilli i Prokurorisë të Xhorxhias t’ia caktojë çështjen një prokurori tjetër. Prokurori tjetër mund të ndjekë hetimet në vazhdën e hetimeve të zonjës Willis, mund të zgjedhë të ndjekë vetëm disa akuza ose mund ta pushojë çështjen.
Gjetja e një prokurori të gatshëm dhe të aftë për të marrë përsipër çështjen mund të jetë e vështirë, tha ish-prokurori i qarkut Gwinnett, Danny Porter.

 

A MUND TË TËRHIQEJ PROKURORJA WILLIS PËR TË SHPËTUAR ÇËSHTJEN?

Nëse zonja Willis do të tërhiqej, ka të ngjarë që e gjithë zyra e saj të tërhiqej nga çështja, tha ish prokurori Porter. Edhe në rast të një skenari të tillë, do të ishte në dorën e Këshillit të Prokurorisë të caktonte një prokuror tjetër.

Avokati Norm Eisen, i cili shërbeu si Këshilltar i Posaçëm i ish Presidentit Obama për Reformën Etike dhe në Qeverisje, tha në një konferencë për shtypin të shtunën, se në dijeninë e tij deri tani, "nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore" që prokurorët Willis ose Wade të largohen nga çështja.

Por, avokati Eisen, tha se "veprimi i mençur në këtë pikë do të ishte që zoti Wade të largohej vullnetarisht nga hetimi i kësaj çështjeje."


A MUND TA LARGOJË PROKUROREN WILLIS NJË KOMISION MBIKËQYRËS?

Shumë republikanë do të donin ta shihnin prokuroren Willis të hetohej nga Komisioni i ri i Kualifikimit të Prokurorëve në Xhorxhia. Ky organ u krijua vitin e kaluar për të marrë masa disiplinore dhe larguar prokurorët. Por ai u përball me pengesa, pasi Gjykata e Lartë e shtetit refuzoi të miratonte rregullat e komisionit.

Këtë vit, ligjvënësit po kërkojnë të heqin mekanizmin që parashikon miratimin nga ana e gjykatës , për të bërë të mundur funksionimin e komisionit. Ky i fundit do të jetë në gjendje të shkarkojë prokurorët e qarkut nga detyra ose të marrë masa disiplinore ndaj tyre në rast të konfliktit të interesi, për "sjellje të dëmshme ndaj administrimit të drejtësisë duke shkaktuar diskreditim të zyrës" ose për "sjellje të pahijshme në detyrë, me dashje ".

Megjithatë, nuk ka gjasa që komisioni të mund ta largojë prokuroren Willisin vetëm nga çështja në ngarkim të ish Presidentit Trump, përjashtuar rastin kur ajo do të vendoste vetë që të tërhiqej, pas një marrëveshje të negociuar.


A MUNDET QË LIGJIVËNËSIT SHTETËROR TË HETOJNË PROKUROREN WILLIS?

Disa ligjvënës kanë propozuar hetimin dhe shkarkimin e prokurores Willis, një ide që zoti Trump e mbështeti gjatë verës. Sidoqoftë, Asambleja e Përgjithshme e Xhorxhias nuk ka shpallur askënd fajtor në më shumë se 50 vjet. Për shpalljen fajtor, nevojitet një shumicë prej dy të tretash në Senatin e shtetit. Kjo është një pengesë e madhe sepse republikanët aktualisht kanë më pak se dy të tretat në Senatin me 56 vende.
Po ashtu, ligjvënësit e Xhorxhia synojnë rizgjedhjen këtë vit. Nisja e hetimit do t’i mbante larg nga fushata.

A KA PASOJA TË TJERA?

Një komisioner i qarkut Fulton, republikani Bob Ellis, i dërgoi prokurores Willis një letër të premten duke kërkuar informacion mbi shpenzimet dhe “në rast se ndonjë pagesë nga fondet e qarkut për zotin Wade u kthye në përfitimin tuaj personal (të prokurores Willis) në formën e pagesës për udhëtim ose dhuratave të tjera”.

Komisionerët mund të shkurtojnë buxhetin për prokuroren Willis në të ardhmen, por demokratët kanë shumicën në komision. Qeveria e Qarkut Fulton ka një kod etike, por kodi nuk duket se i ndalon marrëdhëniet konsensuale. Bordi i Etikës së qarkut mund të gjobisë dhe t’i tërheqë vëmendjen zonjës Willis, por nuk ka fuqinë për ta shkarkuar atë.

Greg Dolezal, anëtar republikan i Senatit në shtetin e Xhorxhias, propozoi të hënën ngritjen e një komisionit të posaçëm për të hetuar prokuroren Willis, duke thënë se një "shqyrtim i plotë dhe i paanshëm" do të "siguronte transparencë, llogaridhënie dhe ruajtjen e integritetit të sistemit të drejtësisë".

Rezoluta e propozuar nga zoti Dolezal sugjeron se hetimet mund të shoqërohen me ndryshime ligjore ose ndryshime në buxhet./VOA

prokurorja fani willis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj