15 Maj 2024, 07:20
Nga M.B
Joe Biden
SHBA- Administrata e Presidentit Biden u ka thënë ligjvënësve kryesorë amerikanë se po i dërgon Izraelit një paketë të re ndihme prej më shumë se 1 miliard dollarësh në armë dhe municione, thanë të martën tre ndihmës të anëtarëve të Kongresit. Kjo është dërgesa e parë e armëve për Izraelin që njoftohet nga Uashingtoni që kur Presidenti Biden ngriu në fillim të muajit një transferim armësh ku përfshiheshin rreth 3,500 bomba.
Administrata e Presidentit Biden tha se e ndërpreu transferimin e mëparshëm me qëllim që Izraeli të mos i përdorte bombat në ofensivën ndaj qytetit Rafah të Gazës, ku janë grumbulluar një numër i madh njerëzish si rezultat i konfliktit. Ndihmësit e ligjvënësve folën në kushte anonimiteti për transferimin e armëve. Paketa që po dërgohet përfshin municione tankesh me një vlerë prej 700 milionë dollarësh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe predha mortajash që kapin vlerën e 60 milionë dollarëve, thanë ndihmësit.
Nuk ka të dhëna se kur do të dërgohen armët, ndërsa Izraeli ka shtatë muaj që vazhdon luftën kundër Hamasit në Gaza. Gazeta “Wall Street Journal” ishte e para që raportoi për paketën në fjalë. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po planifikonin këtë javë të shtronin për diskutim një projektligj për të mandatuar dërgimin e armëve sulmuese për Izraelin.
Republikanët e kanë kritikuar ashpër vendimin e javës së kaluar të Presidentit Biden për të ngrirë dërgesën e armëve për Izraelin. Ata argumentojnë se vendimi përfaqëson braktisjen e aleatit më të afërt të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë tha të martën se Presidenti Biden do t’i vinte veton projektligjit nëse do të miratohej në Kongres. Projektligji gjithashtu nuk ka praktikisht asnjë shans të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët.
Por demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë të ndarë lidhur me këtë çështje. Rreth 20 ligjvënës kanë nënshkruar një letër drejtuar administratës së Presidentit Biden lidhur me shqetësimin për mesazhin që dërgon vendimi i presidentit për të ngrirë dërgimin e ndihmës ushtarake për Izraelin./ VOA
shba izrael
Bota
14 Maj 2024, 22:54
N.F
Blinken
UKRAINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ditën e sotme ka shprehur talentin e tij në kitarë elektrike teksa zhvil...
Bota
14 Maj 2024, 22:48
E. D
Björn Höcke
GJERMANI- Një gjykatë gjermane ka gjobitur një anëtar drejtues të partisë së ekstremit të dja...
Bota
14 Maj 2024, 22:45
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Më 8 maj, Komisioni Evropian ua prezantoi ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një ru...
Bota
14 Maj 2024, 22:26
B.Z
Foto ilustruese
RUMANI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rumani ku një 62-vjeçare ësht&eum...
Bota
14 Maj 2024, 22:26
N.F
Endërrat sipa AI
SHBA- Një YouTuber vendosi të përdorë potencialin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe t’i kërkoj...
Bota
14 Maj 2024, 22:20
E. D
foto ilustruese
TEKSAS- Sipas një studimi të ri nxehtësia e fortë e verës në hemisferën veriore që shkaktoi zj...
Bota
14 Maj 2024, 21:51
E. D
foto ilustruese
KIEV- Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e asaj që Putini shkatërroi në Ukrainë, tha sot Sekret...
Bota
14 Maj 2024, 21:42
E. D
Alice Munro
Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare, autorja kanadeze Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsi...
Bota
14 Maj 2024, 21:23
E. D
pamje nga vendngjarja
GJEORGJI- Trazirat shpërthyen jashtë por brenda parlamentit të Gjeorgjisë pasi projektligji për "agjentë...
Bota
14 Maj 2024, 21:15
N.F
Sveçla
KOSOVË- Në Veri të Kosovës janë sekuestruar ditën e sotme sasi të madhe armatimesh që dyshohet se kan...