LIVE UPDATES
Bota

VOA: Biden në fushatë flet kryesisht për ekonominë, abortin dhe demokracinë

Ndërsa fushata për zgjedhjet po intensifikohet, Presidenti Joe Biden po përpiqet të bindë votuesit se jeta e tyre është përmirësuar gjatë mandatit të tij si rezulat i legjislacionit për krijimin e vendeve të punës, përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat e abortit, përmirësimi i masave të mbrojtjes nga sulmet me armë dhe punës së tij për të mbrojtur demokracinë.

23 Dhjetor 2023, 22:12 Nga I.A
VOA: Biden në fushatë flet kryesisht për ekonominë, abortin
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden i konsideron zgjedhjet e vitit të ardhshëm si një betejë për "shpirtin" e vendit. Fushata e tij është përqendruar në çështjet si kërcënimi ndaj demokracisë, aborti dhe arritjet e tij ekonomike. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, politika dhe shumë çështje të tjera do të mbizotërojnë vitin e ardhshëm zgjedhor.

Ndërsa fushata për zgjedhjet po intensifikohet, Presidenti Joe Biden po përpiqet të bindë votuesit se jeta e tyre është përmirësuar gjatë mandatit të tij si rezulat i legjislacionit për krijimin e vendeve të punës, përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat e abortit, përmirësimi i masave të mbrojtjes nga sulmet me armë dhe punës së tij për të mbrojtur demokracinë.

Ai i është qasur të ashtuquajturave çështje të tavolinës së kuzhinës në mjedise metaforike të përshtatshme që e lejojnë të komunikojë disa mesazhe në të njëjtën kohë. Për shembull, në një fjalim para ekipeve të shpëtimit në Filadelfia, vendlindja e Kushtetutës amerikane, ai tha se zjarrfikësit dikur i shpëtuan shtëpinë e tij nga djegia. Gjatë një vizite në rrethin e një prej kritikëve të tij më të zëshëm republikanë, ai nënvizoi përpjekjet e tij për të hapur vende pune që janë miqësore ndaj mjedisit dhe klimës.

“Investimet historike që po shënojmë sot janë në distriktin e ligjvënëses Lauren Boebert. Ajo është një nga udhëheqëset e lëvizje ekstreme’Ta Bëjmë Amerikën sërish të Madhe’. Ajo, së bashku me kolegët e saj republikanë, votuan kundër ligjit që i hapi rrugën këtyre investimeve për krijimin e vendeve të punës”.

Nga posti i tij në Shtëpinë e Bardhë, ai duket i sigurt për shanset e tij për të mposhtur sërish rivalin e mundshëm republikan, ish Presidentin Donald Trump. Në përgjigje të pyetjes së një gazetareje mbi mundësitë e demokratëve të tjerë për ta mposhtur republikanin Donald Trump në zgjedhje përveç atij, Presidenti Biden tha:

"Ndoshta 50 prej tyre... Nuk jam i vetmi që mund ta mposht atë, por unë do ta mposht."

Për shumë votues amerikanë zgjedhjet janë një çështje numrash. Anketuesit thonë se shumica e tyre janë të shqetësuar për ekonominë, por një numër i madh i tyre përmendin një numër, që administrata e Biden nuk mund ta ndryshojë, atë të moshës së tij.

Në natën e zgjedhjeve, zoti Biden do të jetë 81 vjeç, rreth katër vjetë më i madh se zoti Trump dhe pesë vjet më i vjetër se njeriu më i moshuar që ka mbajtur postin e Presidentit amerikan, Ronald Reagan. Anketuesit demokratë thonë se këto shqetësime po rëndojnë zotin Biden, së bashku me sondazhet që e nxjerrin në epërsi zotin Trump në shtetet përcaktuese.

“Votuesit nuk janë të kënaqur me moshën e asnjërit prej kandidatëve tanë. Mendoj se faktori i moshës është pjesë e pakënaqësisë më të gjerë nga një përballje tjetër Biden-Trump”, thotë Evan Roth Smith nga kompania e sondazheve “Blueprint”.

Ish Presidenti Trump, i cili po përballet me një sërë akuzash kriminale, e ka bërë fushatën një çështje dytësore mes paraqitjeve të tij të shumta në gjykatë.

“Ai po luan me një ndjenjë nostalgjie, se kur Donald Trump ishte president, dhe kjo është ajo që ai do të thoshte, çmimet ishin më të ulëta, Lindja e Mesme nuk ishte në luftë, Ukraina nuk po sulmohej nga Rusia, Kina ishte më pak agresive, e kështu me radhë”, thotë Evan Roth Smith nga kompania e sondazheve “Blueprint”.

Së fundmi, edhe Presidenti Biden ka përfshirë pak më shumë kritika ndaj zoti Trump në fushatën e tij, duke thënë se ai do të mund të bëhej një "diktator". Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës se komentet e kësaj natyre janë "të gabuara".

Në një paraqitje televizive në Fox News, zoti Trump pati këtë shkëmbim me gazetarin Sean Hannity.

Sean Hannity: "Ju po i premtoni Amerikës sonte se nuk do të abuzoni kurrë me pushtetin për të ndëshkuar të tjerët?"

Donald Trump: “Përveç ditës së parë. Përveç ditës së parë.”

Sean Hannity: “Çfarë do të thotë kjo?”

Trump: “Unë dua të mbyll kufirin dhe dua të lejojë shpimet për naftë.”

Ky dallim i fortë mes zotit Trump dhe zotit Biden po nxirret në pah edhe nga kandiatët e tjerë republikanë që po sfidojnë ish Presidentin Trump përpara zgjedhjeve nëntorit. Një gjë është e qartë, nëse njëri prej tyre fiton, votuesit amerikanë do ta dinë saktësisht se çfarë lloj presidenti do të kenë.

Marrë nga VOA

joe biden ronald reagan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet