LIVE UPDATES
Bota

VOA: Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë amerikane

Një protestë përpara një agjencie federale në Uashington këtë javë u fokusua tek puna e Elon Musk-ut, i caktuar nga Presidenti Donald Trump për zvogëlimin e qeverisë amerikane.

6 Shkurt 2025, 16:14 Nga N.F
VOA: Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë
Elon Musk

SHBA- Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara është Elon Musk-u, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të makinave Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ligjvënësit demokratë thonë se përpjekja e miliarderit të mbështetur nga Presidenti Trump për të ulur shpenzimet e qeverisë federale është e gabuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn njofton rreth veprimeve të ndërmarra nga zoti Musk në Uashington.

Një protestë përpara një agjencie federale në Uashington këtë javë u fokusua tek puna e Elon Musk-ut, i caktuar nga Presidenti Donald Trump për zvogëlimin e qeverisë amerikane.

Populli duhet të vendosë se si i mbrojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli duhet të vendosë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Elon Musk-u nuk mundet ta marrë këtë vendim”, tha senatori demokrat Chris Murphy.

Musk është personi më i pasur në botë dhe drejtues ekzekutiv i firmës së automjeteve elektrike Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ai zotëron edhe kompani të tjera, përfshirë platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.

Që nga inaugurimi i Presidentit Trump, zoti Musk, si drejtues i Departamentit të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE, ka filluar të punojë për të shkurtuar ato, që ai dhe Presidenti Trump, i shohin si programe federale të kushtueshme.

Ekipi i zoti Musk thuhet se ka fituar qasje në sistemet e pagesave të Departamentit të Thesarit dhe ka kërkuar të marrë nën kontroll Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që jep ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për mbi 100 vende. Tek selia e USAID-it pati protesta këtë javë.

Presidenti Trump e udhëzoi mikun e tij miliarder të korruptuar, Elon Musk, që të plaçkiste një agjenci jetike të qeverisë amerikane”, tha ligjvënësi demokrat Don Beyer.

Presidenti Trump përsëriti sidoqoftë mbështetjen e tij për zotin Musk.

Është diçka për të cilën ai është shumë i angazhuar dhe kjo është mbresëlënëse, pasi ai drejton padyshim një kompani të madhe”, tha Presidenti Trump.

Elon Musk tha se ajo çfarë zbuloi në USAID nuk mund të shpëtohet.

"Ndërsa shqyrtuam USAID-in, u bë e qartë se ajo që kemi këtu nuk është një mollë me një krimb në të, por në fakt kemi vetëm një top me krimba", tha zoti Musk.

Ligjvënësit demokratë e kundërshtojnë këtë dhe thonë se është e gabuar që zoti Musk ka kaq shumë pushtet dhe pak përgjegjësi dhe mbikëqyrje, veçanërisht duke patur parasysh që SpaceX ka kontrata me qeverinë federale.

Një miliarder i pazgjedhur, i papërgjegjshëm, me konflikte të gjera interesi, lidhje të thella me Kinën dhe që vepron si një armë e papërmbajtur për të goditur armiqtë e perceptuar, po rrëmben sistemet më të rëndësishme të të dhënave financiare të vendit tonë dhe librin e kontabilitetit”, tha senatorja demokrate Patty Murray.

Por Presidenti Trump thotë se Shtëpia e Bardhë po bën mbikëqyrjen e duhur për punën e zotit Musk.

"Aty ku mendojmë se ka një konflikt ose ka një problem, atëherë nuk do ta lëmë të përfshihet... Ne po përpiqemi të zvogëlojmë qeverinë dhe ai ndoshta mund ta tkurrë atë si kushdo tjetër, nëse jo edhe më mirë", tha Presidenti Trump. Në rolin e tij të papaguar si "punonjës i posaçëm i qeverisë", zotit Musk i lejohet të punojë jo më shumë se 130 ditë në vit./ VOA

elon musk qeveria amerikane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj