LIVE UPDATES
Bota

VOA: Ish-Presidenti Trump braktis përkohësisht sallën e gjyqit gjatë argumenteve përmbyllëse në gjykimin për shpifje ndaj tij

Zoti Trump befas u ngrit në këmbë dhe doli nga salla vetëm pak minuta pasi avokatja e zonjës Carroll, Roberta Kaplan filloi të mbajë fjalën e saj përmbyllëse në gjykatën federale të Manhatanit.

26 Janar 2024, 19:31 Nga h.k
VOA: Ish-Presidenti Trump braktis përkohësisht sallën e gjyqit
Trump

NEW YORK – Ish-Presidenti amerikan Donald Trump braktisi sot befas sallën e gjyqit ndërkohë që palët po paraqisnin argumentet përmbyllëse në rastin për shpifje kundër tij që lidhen me akuzat e autores E. Jean Carroll për përdhunim.

Zoti Trump befas u ngrit në këmbë dhe doli nga salla vetëm pak minuta pasi avokatja e zonjës Carroll, Roberta Kaplan filloi të mbajë fjalën e saj përmbyllëse në gjykatën federale të Manhatanit.

Ai doli nga salla vetëm disa minuta pasi gjykatësi Lewis A. Kaplan pa praninë e jurisë, i tha avokates së zotit Trump Alina Habba se do ta dërgonte në burg për shkak se ajo po vazhdonte të fliste pasi ai i kishte thënë që të pushonte.

Ai u rikthye më pas në sallë kur do të fliste avokatja e tij.

Avokatët po paraqesin argumentet para nëntë anëtarëve të jurisë, të cilët do të fillojnë gjatë të premtes diskutimet nëse zonjës Carroll, një ish-autore e një rubrike me këshilla, i takojnë më shumë se 5 milionë dollarët që i janë dhënë në një gjykim tjetër vitin e kaluar.

Komentet e fundit nga avokatët bëhen një ditë pasi zoti Trump shkeli rregullat e vendosura nga gjykatësi federal, që i kufizonin atij se çfarë mund të thotë gjatë dëshmisë së tij, e cila zgjati vetëm tre minuta.

“Ajo tha diçka që unë e konsideroj akuzë e rreme,” deklaroi zoti Trump, duke shtuar më vonë: “Unë vetëm desha ta mbroj veten, familjet time dhe sinqerisht, presidencën.” Gjykatësi Lewis A. Kaplan i tha jurisë të mos e marrin parasysh asnjërën deklaratë të zotit Trump.

Një juri tjetër majin e kaluar arriti në përfundimin se zoti Trump abuzoi seksualisht ndaj autores Carroll në pranverën e vitit 1996 në dhomat e provave të një dyqani veshjesh në Manhatan. Juria po ashtu arriti në përfundimin se zoti Trump kishte shpifur për te në vitin 2022 kur deklaroi se ajo e kishte sajuar akuzën për të shitur librin e saj biografik.

Zoti Trump, që është konkurrenti kryesor republikan në garën zgjedhore presidenciale të këtij viti në Shtete të Bashkuara, është penduar për vendimin që të mos dëshmojë në atë gjykim dhe ka fajësuar avokatët e tij që e kanë këshilluar keq.

Jurisë në këtë gjykim të ri i është thënë se mandati i tyre është i kufizuar.

Gjykatësi Kaplan do t’i udhëzojë anëtarët e jurisë rreth ligjit para se ata të fillojnë shqyrtimin e argumentave, duke iu thënë se ata duhet të pranojnë dënimin e dhënë vitin e kaluar dhe se duhet vetëm të përcaktojnë nëse duhet kompensuar dëme tjera për shkak të deklaratave që zoti Trump ka bërë në qershor të vitit 2019, në kohën kur ishte president. Pretendimet janë zvarritur me vite për shkak të procesit të apelit.

Avokatët e zonjës Carroll kërkojnë mbi 10 milionë dollarë si kompensim për dëmet e shkaktuara. Avokatja e zotit Trump Alina Habba ka kontestuar dëmet, duke thënë se lidhjet e zonjës Carroll me zotin Trump e kanë bërë atë të famshme dhe se komentet e zotit Trump nuk mund të konsiderohen si përgjegjëse për kërcënimet me vdekje që i janë bërë asaj.

Vitin e kaluar juria ka hedhur poshtë pohimin e zonjës Carroll se zoti Trump e ka përdhunuar, ndonëse është pajtuar se ajo ishte abuzuar seksualisht.

Javën e kaluar, zonja Carroll gjatë dëshmisë së saj tha se karriera e saj është shkatërruar nga deklaratat e zotit Trump rreth pretendimeve të saj gjatë pesë viteve të fundit, përfshirë së fundi gjatë fushatës zgjedhore për president. Ajo tha se nga frika për sigurinë ka blerë plumba për armën e saj dhe ka vendosur sistem alarmi elektronik përreth shtëpisë.

Të enjten zoti Trump tha se ai qëndron “100%” prapa komenteve që ka bërë në dëshminë e tij në tetor të vitit 2002, ku mohoi akuzat e autores Carroll.

trump

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen