LIVE UPDATES
Bota

VOA: Kandidatët republikanë të ndarë mbi mbështetjen për Kievin

Një nga çështjet kryesore në debatin e parë të kandidatëve republikanë për president, ishin paditë kundër ish Presidentit Donald Trump, kandidatit kryesor për emërimin e partisë Republikane, që refuzoi të merrte pjesë në debat. Por tetë kandidatët i kushtuan shumë kohë edhe asaj që ata e përshkruan si krizë në rritje të migrantëve përgjatë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

25 Gusht 2023, 18:20 Nga a.l
VOA: Kandidatët republikanë të ndarë mbi mbështetjen
Foto ilustruese

SHBA- Në debatin e parë presidencial të Partisë Republikane, shprehën qëndrime të ashpra ndaj Kinës, por ishin të ndarë sa i përket mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Kandidati kryesor i Partisë Republikane, ish Presidenti Donald Trump nuk ishte pjesë e debatit, por ekspertët i thonë Zërit të Amerikës se ndikimi i tij ishte i ndjeshëm veçanërisht në qëndrimet e kandidatëve në çështjet që kishin të bënim me politikën e jashtme amerikane.

Një nga çështjet kryesore në debatin e parë të kandidatëve republikanë për president, ishin paditë kundër ish Presidentit Donald Trump, kandidatit kryesor për emërimin e partisë Republikane, që refuzoi të merrte pjesë në debat. Por tetë kandidatët i kushtuan shumë kohë edhe asaj që ata e përshkruan si krizë në rritje të migrantëve përgjatë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

I pyetur nëse do të mbështeste dërgimin e Forcave Speciale amerikane në Meksikë për të goditur laboratorët e fentanilit dhe operacionet e karteleve të drogës, guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se do ta bënte një gjë të tillë në ditën e tij të parë në detyrë. Çështja që nxorri në pah dallimet më të mëdha midis kandidatëve, ishte mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Vivek Ramaswamy, një figurë e re në politikë, tha se është pro ndërprerjes së ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

“Sepse nuk i çon përpara interesat amerikane. Unë nuk po kandidoj për president për ndonjë rol tjetër, veçse të kujdesem për interesat e amerikanëve. Megjithatë, plani im për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me siguri do të jetë më i mirë për Ukrainën. Të paktën qëndrimi im përfshin sovranitet dhe integritet, gjë që nuk është pjesë e planit të tanishëm”, tha  Ramaswamy për Zërin e Amerikës.

Gjatë debatit ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i përdorin ato fonde për të parandaluar krizën në kufirin jugor amerikan.
Me qëndrimin e tij nuk pajtohet ish-Guvernatori i Askansasit, Asa Hutchinson.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin përpjekjet e Ukrainës dhe unë jam mbështetës i kësaj ndihme. Duhet të sigurohemi se Ukraina është e pajisur mirë, se ka mjetet e nevojshme për të luftuar agresionin rus”, tha zoti Hutchinson për Zërin e Amerikës.

Ndërsa ish Nënpresidenti Mike Pence tha se ka vizituar Ukrainën dhe ka parë me sytë e tij veprimet e ushtrisë ruse kundër civilëve ukrainas.

“Amerika duhet të jetë atje për të mbështetur ushtrinë ukrainase. Nuk kam asnjë dyshim se nëse do ta lejonim Putinin ta pushtonte Ukrainën, do të ishte vetëm çështje kohe para se ai të kalonte kufirin për të cilin do të duhej të luftonim”, tha zoti Pence për Zërin e Amerikës.

Kandidati dhe ish Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie vizitoi Ukrainën në fillim të këtij muaji dhe tha se Shtetet e Bashkaura duhet të qëndrojnë përkrah Kievit për aq kohë sa është e nevojshme.

Së fundmi në një tubim, ish Presidenti Trump kritikoi Presidentin Biden për, siç u shpreh ai, “dërgimin e trupave në Evropë për të acaruar këtë konflikt të përshkallëzuar” në Ukrainë. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se politika e jashtme izoluese e zotit Trump, ka shkaktuar ndarjet në Partinë Republikane.

“Kjo nuk është një gjë e re brenda Partisë Republikane. Çështjet e politikës së jashtme tani janë më të theksuara, sepse ka shumë fraksione të ndryshme si rezultat i katër viteve në detyrë të Donald Trumpit”, thotë Britan Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Një tjetër ekspert tha se kandidati Ramaswamy ishte më afër me qëndrimet e zotit Trump.

“Mendoj se ai po përhap argumentat e Trump-it. Nganjëherë, duket sikur ai po konkurron për rolin e nënpresidentit të Trumpit, duke pasur parasysh qëndrimet e tyre të ngjashme”, thotë Michael Kimmage, Universiteti Katolik i Amerikës
Debati i ardhshëm republikan do të mbahet më 27 shtator në Kaliforni, ku pritet të marrin pjesë më pak kandidatë./VOA 

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet