LIVE UPDATES
Bota

VOA: Lufta e Rusisa në Ukrainë rrit shitjen e armave nga ana e Izraelit

Eksportet izraelite të armëve u rritën 30 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 11.3 miliardë dollarë. Vitin e ardhshëm këto shifra pritet të rriten. Analistët izraelitë të sigurisë besojnë se kjo po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë.

23 Dhjetor 2022, 16:04 Nga d.a.
VOA: Lufta e Rusisa në Ukrainë rrit shitjen e armave nga ana e
Foto ilustruese

IZRAEL- Industria izraelite e armëve po rritet me shpejtësi, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rritjes së kërcënimeve ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Kompania izraelite e mbrojtjes “Rafael” nënshkroi kohët e fundit një marrëveshje me kompaninë amerikane “Lockheed Martin” për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar një sistem të ri mbrojtjeje ajrore me rreze lazer, të njohur si “Rrezja e Hekurt”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi.

Eksportet izraelite të armëve u rritën 30 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 11.3 miliardë dollarë. Vitin e ardhshëm këto shifra pritet të rriten. Analistët izraelitë të sigurisë besojnë se kjo po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë.

"Pushtimi rus i Ukrainës ishte dhe ende është, si një sinjal alarmi për NATO-n. Është lufta e parë në tokën evropiane, në të cilin NATO është pothuajse e përfshirë në luftë, ose afër një konflikti me Rusinë. Ky ndërgjegjësim ka bërë që NATO papritur të kuptojë se ka nevojë për të gjitha llojet e armëve, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara. Por, edhe për të rritur blerjet e tyre nga Izraeli”, vlerëson korrespondenti i gazetës “Haaretz” që merret me çështjet e inteligjencës, Yossi Melman.

Analistët thonë se një nga arsyet pse armët izraelite pëlqehën më shumë është se ato provohen në kushte beteje, ndryshe nga armët e eksportuesve të tjerë.

“Rusia, para luftës së Ukrainës, ishte eksportuesi më i madh ose eksportuesi i dytë më i madh i armëve në botë. Tregu i tyre po shembet sepse armatimi rus nuk funksionon mirë. Të gjithë po e shohin këtë në Ukrainë. Shumë vende shkojnë në Izrael për të blerë sisteme të reja, sepse janë të pakënaqur me sistemet ruse që kanë”, thotë Shlomo Shpiro, drejtori i “Institutit Europa” në Universitetin “Bar-Ilan” në Izrael.

Analistët gjithashtu thonë se teknologjia izraelite shihet si një mjet i rëndësishëm kundër kërcënimit në rritje të fuqisë ushtarake iraniane.

Nuk janë vetëm vendet evropiane ato që janë të shqetësuara nga Irani, por edhe vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku. Këto vende të Lindjes së Mesme, para dy vjetësh, nënshkruan marrëveshje paqeje me Izraelin, të njohura si Marrëveshjet e Abrahamit.

“Irani, i cili ka qenë burim destabiliteti më parë vetëm në Lindjen e Mesme, tani po dërgon papritmas dronë në Rusi dhe po krijon një aleancë ushtarake me Rusinë për ta ndryshuar kursin e luftës kundër Ukrainës, ku Moska po shënon humbje. Pra, të gjithë këta faktorë po bashkohen dhe lufta po e ndihmon Izraelin në këtë kuptim, po ndihmon pozitën izraelite në botë dhe në Evropë. Për këtë arsye, Izraeli po rrit tregun e saj të armatimeve”, thotë gazetari dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Yossi Melman.

Industria izraelite e armëve do të marrë një shtysë tjetër nga marrëveshja e fundit midis kompanisë izraelite “Rafael” dhe asaj amerikane “Lockheed Martin”, për të bashkëpunuar në sistemin e ri antiajror me lazer të njohur si “Iron Beam”, “Rrezja e Hekurt”./VOA/

yossi melman lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait