LIVE UPDATES
Bota

VOA: Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutojnë integrimet evropiane, klimën dhe migrimin

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pret përkrahjen sidomos të Kroacisë për heqjen e masave sanksionuese evropiane ndaj vendit të saj.

11 Shtator 2023, 22:56 Nga I.A
VOA: Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Presidentet

SHKUP- Në Shkup u mbajt konferenca e presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të njohur si “Bërdo – Brioni”. Në takim është diskutuar mbi integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian, shqetësimet rreth ndryshimeve klimatike dhe shpërnguljen e të rinjve drejt vendeve të Perëndimit.

Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë theksuan se “çështjet e hapura në mes vendeve kandidate për anëtarësim në BE nuk duhet ta zvarrisin integrimin e tyre në familjen evropiane”.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pret përkrahjen sidomos të Kroacisë për heqjen e masave sanksionuese evropiane ndaj vendit të saj.

Nisma kroato-sllovene e njohur si Procesi Bërdo – Brioni kësaj radhe mlodhi në Shkup presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi integrimet evropiane, efektet e ndryshimeve klimatike dhe emigrimin e shtuar të rinisë drejt vendeve perëndinore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cilësoi si takimin më konstruktiv të presidentëve të rajonit në kuadër të këtij procesi dhe më gjerë, duke bërë të ditur se nuk ka pasur mospajtime në temat e propozuara të takimit.

Veç temave të integrimit, emigracionit dhe klimës, presidentët kanë diskutuar në takimet dypalëshe para dhe pas konferencës lidhur me çështje të tjera.

Zonja Osmani tha se i ka njoftuar presidentin kroat Milanovic dhe atë maqedonas Pendarovski lidhur me gjendjen në veriun e Kosovës.

“Deeskalimi i situatës nuk është temë që varet nga shumica dërmuese e presidentëve që ishin ulur rreth kësaj tavoline. Eskalimi i situatës është shkaktuar për shkak të strukturave ilegale të dhunshme, të cilat i marrin urdhërat në Beograd. Pra, sa u përket shteteve të BE-së, që në këtë rast ishin vetëm Sllovenia dhe Kroacia, ato kanë mbajtur qëndrimin e tyre brenda 27-s së BE-së dhe kërkesat e propozimet e BE-së tashmë janë të qarta. Me presidentin e Kroacisë (Zoran Milanoviç) diskutuam në detaje për këtë temë dhe mbi të gjitha për nevojën që BE-ja t’i largojë masat në raport me Kosovën, të cilat absolutisht janë joproporcionale. Ne presim që shtetet të cilat na kanë përkrahur aq fort siç është Kroacia, ndër të parat të ndërmarrin hapat për të inicuar largimin e këtyre masave”, tha presidentja Osmani.

Organizatorët e Procesit Bërdo – Brioni, presidentët Zoran Milanovic dhe Natasha Pirc Musar të Kroacisë, përkatësisht Sllovenisë thanë në një konferencë shtypi se problemet apo çështjet e hapura në mes vendeve kandidate për anëtarësim në BE nuk duhet ta zvarrisin integrimin e tyre në familjen evropiane, teksa presidenti Milanovic tha se është mirë që ekziston dialogu për zgjidhjen në mënyrë paralele të problemeve në mes shteteve, siç është rasti me Kosovën dhe Serbinë.

Lidhur me komentet e fundit të presidentit francez Macron për “një Evropë me dy shpejtësi” duke iu referuar zgjerimit të Bllokut, zoti Milanovic tha se "nuk e shoh se si mund të funksionojë kjo gjë dhe nëse është një propozim zyrtar i presidentit Macron kjo nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë”, tha ai.

Sikurse presidenti kroat edhe homologia e tij sllovene vlerësojnë se një nismë e mundshme në Bruksel lidhur me qëndrimet e zotit Macron nuk do të kishte mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, presidenti kroat foli me tone kritike për burokracinë e Brukselit lidhur me politikat e zgjerimit.

Presidenti shqiptar Bajram Begaj në takimet dypalëshe me homologët e rajonit ka diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit midis shteteve dhe dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë e mirëqenies në rajon.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur për median serbe pas konferencës se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është një dëshirë e mirë, por se ai nuk dëshiron t’ua prishë optimizmin të tjerëve. "Nuk jam i sigurt se kjo mund të realizohet”, ka theksuar ai. Ndërkohë, ai ka kritikuar Kroacinë dhe Bullgarinë se po përzihen në punët e Serbisë kur kërkojnë vendosjen e sanksioneve nga ndaj Rusisë.

Në takimin e Procesit Bërdo-Brioni ishin të gjithë presidentët e vendeve të Ballkanit Perëdinor. Ata kanë miratuar një deklaratë të përbashkët ku theksohet rëndësia e përpshpejtimit të integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, pastaj nevojën e përshtatjes ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe masat që do të siguronin shoqëritë për të mbajtur të rinjtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga VOA

bërdo – brioni vjosa osmani

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen