LIVE UPDATES
Bota

VOA: Presidenti Biden në mbrojtje të politikës së tij për Ukrainën

Lufta në Ukrainë po mbush tre vite, ndërsa vazhdojnë luftimet në disa qytete. Disa ditë përpara përfundimit të mandatit të tij, Presidenti Joe Biden reflektoi rreth objektivave të tij që nga fillimi i sulmit të forcave ruse në shkurt 2022.

15 Janar 2025, 20:12 Nga E. D
VOA: Presidenti Biden në mbrojtje të politikës së tij
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden thotë se falë rolit të fortë drejtues të administratës së tij, “janë hedhur themelet” për administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, Presidenti Biden tha se mbështetja amerikane do ta ndihmojë Kievin të negociojë një përfundim të drejtë të luftës gati trevjeçare ndaj sulmit të Rusisë.

Lufta në Ukrainë po mbush tre vite, ndërsa vazhdojnë luftimet në disa qytete. Disa ditë përpara përfundimit të mandatit të tij, Presidenti Joe Biden reflektoi rreth objektivave të tij që nga fillimi i sulmit të forcave ruse në shkurt 2022.

“Pikë së pari, për ta bashkuar botën në mbrojtje të Ukrainës. Gjithashtu për të shmangur luftën mes dy fuqive bërthamore. I arritëm të dyja këto”, tha Presidenti Biden.

Por, disa thonë se ai i mbivlerësoi gjasat për një përballje bërthamore me Rusinë.

“Kjo na detyroi të veprojmë në disavantazh dhe po kështu edhe ukrainasit”, thotë Evelyn Farkas, drejtore ekzekutive e Institutit McCain.

Për rrjedhojë, Uashingtoni nuk mundi të dërgojë armë më të fuqishme në Ukrainë. Njëkohësisht, disa republikanë e kritikuan Presidentin Biden për ato që i quajnë shpenzime të tepruara për ndihmën për Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës mbi 66 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë, përfshirë një paketë përfundimtare prej 500 milionë dollarësh të njoftuar nga Presidenti Biden javën e kaluar. Rreth 4 miliardë dollarë të miratuara nga Kongresi nuk janë lëvruar ende.

“Për disa nga fondet që kemi premtuar, janë duke u zbatuar kontratat dhe ndihmat do të mbërrijnë në javët në vazhdim, por gjithçka do të jetë në dispozicion të administratës së ardhshme që ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën”, thotë Mike Carpenter, nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kritikuar ndihmat për Ukrainën dhe ka kërkuar që lufta të përfundojë më shpejt.

“Presidenti Putin dëshiron të takohemi. E ka thënë këtë madje publikisht dhe duhet ta mbyllim atë luftë. Është një rrëmujë e përgjakshme”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Nën drejtimin e Presidentit Biden, objektivi ka qenë të ndihmohet Ukraina për sa kohë që do të nevojitet. Kjo mund të ndryshojë nën drejtimin e Presidentit të ardhshëm Trump, që e merr detyrën të hënën.

“Mendoj se arritja e një armëpushimi, demonstrimi i aftësisë së Trump-it për të negociuar, për t’i dhënë trajtë zhvillimeve botërore – kjo absolutisht që do të jetë në axhendë”, thotë Kristine Berzina, drejtuese në Fondin Gjerman Marshall.

Shumë në Evropë frikësohen se kjo mund të thotë se Ukraina do të detyrohet të pranojë kontrollin nga Rusia të disa prej territoreve të saj të pushtuara/VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet