LIVE UPDATES
Bota

VOA: Prokuroria themelore heton dhunën në Parlamentin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet akuzoi Partinë Demokratike në opozitë për përleshjet ndërsa zyrtarë të kësaj të fundit akuzuan sot qeverinë për nxitës të dhunës.

14 Korrik 2023, 20:27 Nga I.A
VOA: Prokuroria themelore heton dhunën në Parlamentin e Kosovës
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prishtinës tha të premten se ka filluar të marrë në pyetje zyrtarët politik të përfshirë në përleshjen e një dite më parë në parlamentin e Kosovës. Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Prokuroria tha se rasti i një dite më parë po hetohet si vepër penale e sulmit dhe se në bashkërendim me policinë e Kosovës prokuroria “ka lëshuar disa autorizime me qëllim të sqarimit të plotë të kësaj çështjeje dhe në kuadër të tyre janë duke u marrë deklaratat e palëve të përfshira në këtë rast”.

Të enjten parlamenti i Kosovës u përfshi nga përleshjet fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të pushtetit. Lëvizja Vetëvendosje në pushtet akuzoi Partinë Demokratike në opozitë për përleshjet ndërsa zyrtarë të kësaj të fundit akuzuan sot qeverinë për nxitës të dhunës.

“Do t’i përgjigjen institucioneve të gjithë ata që janë ftuar por prapë po e them, nuk kemi qenë ne nxitës, nuk kemi provoku ne dhunë, veprimet e opozitës, veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë më demokratike se shumë për të provuar me ja hap sytë kësaj qeverie e cila e ka fut vendin në njërin prej skandaleve më të mëdha që e kemi parë ndonjëherë me përfaqësues të Listës Serbe, me Milan Radojiçiçin“, tha deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra.

Partitë opozitare po e akuzojnë qeverinë për bashkërendim të politikave së bashku me Listën Serbe, pasi për disa ditë me radhë portali Nacionale publikoi disa biseda të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiç, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion”.

Milan Radoiçiç kërkohet nga drejtësia në Kosovë nën dyshimet për përfshirje ne frikësimin e dëshmitarëve në një rast gjyqësor, të njohur si "Brezovica". Emri i tij ishte përfshirë edhe në një aktakuzë rreth vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç. Por, një urdhër arresti për të u tërhoq në mars të vitit 2021.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot gjatë ceremonisë së diplomimit të disa pjesëtarëve të rinj të policisë së Kosovës se puna e policëve në veriun e Kosovës ka çuar në luftimin e bandave kriminale.

“Intensiteti i njejtë i punës së zyrtarëve policorë ka vijuar edhe në veriun e vendit tonë që në kaluarën ka qenë zonë e rahatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi. Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur ndërsa një ndodhet aktualisht në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq Llune”, tha ai.

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga diplomacia perëndimore dhe është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri ku grupe protestuesish serbë dolën në rrugë duke kundërshtuar vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të bojkotuara nga serbët. Qeveria e Kosovës është pajtuar të zvogëlojë praninë e forcave policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe, si pjesë e veprimeve për të ulur tensionet.

Kryeministri Kurti tha se pajtimi i arritur të hënën në Bratislavë për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit, do të rikthejë barazinë në tryezën e bisedimeve me Serbinë, që sipas tij është cenuar nga vendosja e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Zyrtarët evropianë e kanë mirëpritur pajtimin e Kosovës për hapat e parë drejt uljes së tensioneve ndërsa presin përparim të mëtejmë në këtë drejtim. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pajtimin e Kosovës për shtensioim të situatës i ka quajtur lojë të disave në perëndim që sipas tij kërkojnë një arsye të fajësojë Serbinë dhe të ruajnë “foshnjën e tyre”. Javën e ardhshme kryenegociatorёt e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes së arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrë nga VOA

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj