LIVE UPDATES
Bota

VOA: Pse është i rëndësishëm procesi gjyqësor ndaj ish drejtuesve të UÇK-së?

Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi lanë gjurmë të rëndësishme politike. Thaçi ka mbajtur postet më të larta qeveritare në Kosovë në disa raste, ndërsa Veseli dhe Krasniqi, mbajtën funksionin e kryetarit të parlamentit.

22 Prill 2023, 19:04 Nga DOSJA
VOA: Pse është i rëndësishëm procesi gjyqësor ndaj
Liderët

Gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është i rëndësishëm për të paktën dy arsye: sepse është një lloj trashëgimie e proceseve të dështuara të gjykatës për ish-Jugosllavinë para mbylljes së saj; së dyti, akuzat u referohen krimeve të kryera ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare”, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës James Gow, profesor në King’s College të Londrës.

Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, si dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi me 3 prill. Ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte para një gjykate ndërkombëtare me seli në Hagë.

Në aktakuzë thuhet se të paktën 440 persona, shqiptarë, serbë, romë, boshnjakë dhe malazezë, të cilët nuk morën pjesë në konflikt, u ndaluan në mënyrë të paligjshme. Të paktën 102 nga ta, sipas akuzës, nuk u mbijetuan krimeve të kryera ndaj tyre.

Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi lanë gjurmë të rëndësishme politike. Thaçi ka mbajtur postet më të larta qeveritare në Kosovë në disa raste, ndërsa Veseli dhe Krasniqi, mbajtën funksionin e kryetarit të parlamentit.

Njoftimi për aktakuzën ndaj zotit Thaçi u publikua në qershor të vitit 2020, pak para takimit në Uashington, ku ai duhej të përfaqësonte Kosovën në dialogun me Serbinë. Raundi i dialogut i nisur nga SHBA-të u shty dhe Avdullah Hoti (kryeministër në atë kohë) e zëvendësoi në negociatat e shtatorit.

Procesi ndaj zotit Thaçi dhe të tjerëve nuk është rasti i parë i gjykimit të përfaqësuesve të lartë politikë të Kosovës dhe ish komandantëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në dy procese (në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë) për mungesë provash. Ato procese u përshkuan me tërheqjen e deklaratave të disa dëshmitarëve që akuzonin zotin Haradinaj.

Në të kaluarën janë mbajtur disa gjykime dhe janë kryer hetime, por cilësia e provave nuk ishte e kënaqshme. Për më tepër, proceset u penguan nga frikësimi i dëshmitarëve, prandaj në marrëveshje me Prishtinën u krijuan Dhomat e Specializuara (Gjykata e Posaçme) për të arritur përparim në zgjidhjen e çështjes së trashëgimisë së luftës”, tha profesor Goë, ekspert në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por selia e tyre, për shkak të nevojës për të mbrojtur dëshmitarët, është vendosur në Hagë. Ato trajtojnë ngjarjet nga 1 janari i viti 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, periudhë që përfshinë një vit e gjysmë nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Gjyqi është momenti për të ndriçuar të vërtetën e plotë për viktimat e krimeve të rënda. Bëhet fjalë për njerëz që janë keqtrajtuar ose vrarë, jo vetëm serbë dhe romë, por edhe shqiptarë etnik. Procesi tregon se ata që kryejnë abuzime mund të mbajnë përgjegjësi. Këtë duhet ta kenë parasysh ish udhëheqësit e kohës së luftës të Serbisë dhe autoritetet që i mbrojnë ata. Edhe pse kjo ka të bëjë me gjyqin ndaj zotit Thaçi, është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh mosndëshkimi që ekziston në Beograd”, tha për Zërin e Amerikës Elizabeth Evenson, drejtoreshë e Programit për Drejtësi Ndërkombëtare të organizatës joqeveritare Human Rights Watch.

Tensionet në Kosovë, të cilat datojnë që nga vitet e 80-ta, kulmuan në fund të viteve 90-të me një konflikt të armatosur midis forcave ushtarake dhe policore të Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme dhe formacioneve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne besojmë se ky proces, nëse kryhet në mënyrë të drejtë dhe me një qasje të duhur, mund të ndihmojë paqen e qëndrueshme. Drejtësia dhe regjistrimi i keqbërjeve mungojnë në rajon, gjë që krijon një bazë për mitet dhe keqkuptimet që mund të përdoren nga politikanët manipulues. Ky dhe gjykime të tjera mund të ndihmojnë në vendosjen e themeleve për qëndrueshmëri dhe bashkëjetesë me respekt”, tha përfaqësuesja e Human Rights Watch në një përgjigje me shkrim.

Megjithatë, Sarah Ochs, nga Fakulteti Juridik në Louisville në shtetin amerikan të Kentakit, e sheh metodën e themelimit dhe karakterin e Gjykatës së Posacme si një nga problemet për arritjen e një përfundimi të tillë.

Është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Por në realitet, deri diku ishte pasojë e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. E vendosur në Hagë, është larg zonës ku kanë ndodhur krimet e supozuara. Gjykata menaxhohet tërësisht nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, pa asnjë kontribut nga qytetarët e Kosovës”, shpjegon profesorja Ochs, e cila shton se puna më efektive kërkon një shpërndarje më të barabartë midis aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë, asisoj që askush nuk do të kishte përparësi dhe të përjashtonte plotësisht palën tjetër.

Megjithatë, tani është tepër vonë për një gjë të tillë. Gjykata u krijua, proceset po zhvillohen, edhe pse nuk dihet nëse institucioni i themeluar mbi parimet ekzistuese ishte më i përshtatshmi”, tha zonja Ochs.

Para fillimit të procesit gjyqësor kundër zotit Thaçi, që ishte edhe një nga negociatorët kryesorë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nënshkrues i marrëveshjes së parë të Brukselit, perëndimi ndërmori një nismë diplomatike, rezultati i pritshëm i së cilës është një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ulja e tensioneve.

Mirëpo, a mund të ndihmojë për këtë gjykimi ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së, pavarësisht nga përfundimi i procesit?

Pa dyshim, një nga arsyet që i akuzuari Thaçi, i cili ishte president i Kosovës, u dorëzua dhe bashkëpunoi, është që të mbajë anën e Uashingtonit dhe Brukselit. Autoritetet e Prishtinës duan që proceset të vazhdojnë dhe të përfundojnë. Ata e kuptojnë se nëse nuk bashkëpunojnë, do të gjenden në një pozitë edhe më të vështirë. Në këtë kuptim, gjyqi mund të jetë i dobishëm për dialogun mes dy palëve, të cilave u duhet kohë për përparim i dukshëm”, vlerëson profesori Gow.

Sarah Ochs nuk pajtohet plotësisht me këtë qëndrim, duke përmendur si argument qëndrimin kritik që ka ende shumica e publikut në Kosovë lidhur me gjykatën dhe shtrirjen e saj të mundshme.

Në përpjekje për të mos qenë shumë pesimiste, mendoj se ka mënyra të tjera për të bërë përparim në procesin e pajtimit mes dy vendeve. Nuk e di nëse përmbushja e drejtësisë në proceset penale është rruga e duhur. Sidomos për shkak të mungesës së legjitimitetit të asaj gjykate në Kosovë, të cilën qytetarët e saj e shohin si një lloj pale të tretë ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Pasoja e dhimbshme e luftës për shumë familje në Kosovë është se së paku 1600 anëtarë të tyre janë ende të zhdukur. Mes tyre janë më shumë se 1 mijë e 100 shqiptarë, rreth 450 serbë, si dhe viktima të kombësisë boshnjake dhe rome.

Sipas zonjës Elizabeth Evenson nga Human Rights Ëatch, gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së kujton gjithashtu rëndësinë e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Ne po shohim përparim në këtë çështje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Trajtimi i fatit të të zhdukurve duhet të jetë një element thelbësor i diskutimeve dhe marrëveshjeve të ardhshme, pasi është thelbësor për dinjitetin, respektin dhe drejtësisë. Kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet të jemi të qartë rreth mbulimit masiv, sistematik dhe të organizuar të transferimit të trupave të qindra shqiptarëve. Ishte një veprim i bashkërenduar, prandaj autoritetet e Serbisë kanë mundur të hedhin dritë deri tash mbi atë që ka ndodhur, kush e ka urdhëruar dhe ku janë trupat e tjerë”, nënvizoi ajo.

Lufta ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore ushtarake të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Ndërhyrja pasoi vrasjen e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës dhe negociatave të pasuksesshme ndërmjet palës shqiptare dhe serbe në Rambouillet të Francës.

Marrë nga VOA

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë