LIVE UPDATES
Bota

Sulmet në Sudan/ Banorët braktisin vendin: Ne dëshirojmë paqe dhe siguri

Ndërkohë, banorët kërkojnë siguri pasi shumë përballen me ndërprerje të energjisë elektrike dhe pakësim të furnizimeve me ujë dhe ushqim.

22 Prill 2023, 17:28 Nga f.i
Sulmet në Sudan/ Banorët braktisin vendin: Ne dëshirojmë
Sudan

SUDAN- Banorët e kryeqytetit sudanez po largohen prej Kartumit ndërsa konflikti mes ushtrisë dhe një force rivale paraushtarake po përkeqësohet. Banorët ankohen se krahas mungesës së ushqimeve dhe ujit, nuk kanë informacion se çfarë po ndodh realisht në Sudan. 

Ndërsa vazhdojnë luftimet, pjesë të kryeqytetit të Sudanit, Khartoum janë në zjarr. Nga qyteti po ikin ata që e kanë këtë mundësi.

Studenti Anas Mohammed, thotë se u detyrua të arratiset pasi fqinji i tij është qëlluar dhe plumbat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

“Tani nuk ka vend të sigurt në kryeqytet. Ne dëshirojmë paqe dhe siguri për ata që ende do të qëndrojnë në Khartoum. Ne lutemi për ta, por mendoj se është më mirë që ata të largohen për sigurinë e tyre”,- tha studenti Anas Mohammed.

Ushtria sudaneze thotë se po koordinon përpjekjet për të evakuuar qytetarët dhe diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina dhe Franca jashtë vendit me aeroplanë ushtarakë. Luftimet vazhduan në kryeqytet të shtunën, duke përfshirë në aeroportin e tij kryesor.

Luftimet në Sudan janë rezultat i një grusht shteti të vitit 2019 që rrëzoi ish-udhëheqësin Omar al-Bashir. Grusht shteti u organizua nga dy grupe ushtarake, njëri i udhëhequr nga gjenerali Abdel-Fattah Burhan dhe tjetri nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, kreu i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake.

Të dy kryesuan një tjetër grusht shteti në vitin 2021, duke rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe duke pezulluar kushtetutën. Që atëherë, premtimet për një qeveri civile janë lënë në hije nga tensionet mes të dyve se kush do të drejtonte një ushtri të konsoliduar.

Këto tensione çuan në dhunën që shpërtheu në fillim të këtij muaji.

“Ata na mashtronin duke bërë sikur ishin partnerë në përpjekjen për tranzicion, kur, në fakt, po bënin gjithçka që mundeshin për të penguar tranzicionin”, tha Jeffrey Feltman, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për zonën e Afrikës që përfshinë edhe Sudanin.

Ish-ambasadori sudanez në SHBA thotë se gjeneralët duhet t’u japin përparësi njerëzve të cilëve u shërbejnë.

“Ndaloni luftën, mbroni civilët dhe siguroni ndihmën e nevojshme humanitare. Më pas, në përpjekje të ushtrojë presion mbi palët ndërluftuese për të pranuar kthimin në normalitet që për ne nënkupton një qeveri civile”, thotë Noureldin Sati, ish-ambasador i Sudanit në SHBA.

Ndërkohë, banorët kërkojnë siguri pasi shumë përballen me ndërprerje të energjisë elektrike dhe pakësim të furnizimeve me ujë dhe ushqim.

“Ne po kërkojmë një vend të sigurt për të na strehuar në mungesë të ujit dhe ushqimit. Lusim Zotin të jetë i mirë me ne”, tha Al-Nour Abbas Daud, banor i kryeqytetit, Khartoum.

Disa civilë ankohen se nuk kanë informacione për shkakun e luftimeve dhe perspektivat për paqe.

“Që në fillim të ngjarjeve, ne si civilë nuk dinim çfarë të bënim. Ne nuk e dimë se kush çfarë kontrollon”, tha Mahmoud Salih-Aloshara, banor i kryeqytetit, Khartoum.

Apele për ndihmë vijnë edhe nga disa banorë të kryeqytetit që u larguan nga konfliktet e tjera në rajon, si Roza Matama nga Etiopia, e cila jeton në Sudan për shtatë vjet.

“Tani rrimë pa rrymë, pa ujë, pa bukë, pa asgjë, ndaj na duhet dikush që të na ndihmojë. Fëmijët e mi tani nuk pinë, nuk hanë asgjë”,- tha Roza Matama, banore e Khartoumit./VOA

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet