22 Prill 2023, 16:21
Nga f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë, pasi që ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të Kosovës më 23 prill. Media vendase Beta raporton se sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe do të ketë “pushtim të plotë”.
"Nesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.
Vuçiç po ashtu komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, që tha se blloku evropian është i zhgënjyer që Lista Serbe dhe serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. Lideri serb tha se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Në zgjedhje garojnë 10 kandidatë për kryetarë të komunave dhe vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Zgjedhjet po mbahen pasi më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje.
Ata, së bashku me asamblistët komunalë dhe zyrtarë të tjerë nga sektori i sigurisë e drejtësisë, e morën këtë vendim në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që i obligonte serbët t’i zëvendësonin targat e makinave të tyre, të lëshuara nga Serbia, me ato RKS – Republika e Kosovës.
zgjedhjet ne veri te kosoves
Bota
22 Prill 2023, 16:08
f.i
Aeroporti i Berlinit
GJERMANI- Aeroporti i Berlinit ka paralajmëruar për grevë ditën e hënë. Mediat e huaja raportojn&eu...
Bota
22 Prill 2023, 15:50
f.i
Foto ilustruese
ARGJENTINË- Argjentina po lufton me një shpërthim rekord të virusit 'denge', i cili ka vrarë më shumë se...
Bota
22 Prill 2023, 15:28
F.M
KOSOVË- Një person dyshohet se ka rënë në lumin e Ibrit në fshatin Zupç, në Zubin Potok, Mitrovicë. Zëdh&e...
Bota
22 Prill 2023, 14:45
f.i
foto ilustruese
GJERMANI- Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin t&eum...
Bota
22 Prill 2023, 14:39
f.i
foto ilustruese
JAPONI- Japonia ka urdhëruar ushtrinë e saj të përgatitet që të rrëzojë raketa balistike të Ko...
Bota
22 Prill 2023, 14:22
A.B
Raketa
SHBA- Nisja e parë provë e një rakete SpaceX Starship (mjeti më i fuqishëm lëshues i ndërtuar ndonjëherë...
Bota
22 Prill 2023, 14:10
f.i
Sudan
SUDAN- Ushtria e Sudanit ka lejuar sot evakuuimin e diplomatëve dhe shtetasve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Franc&eum...
Bota
22 Prill 2023, 13:46
f.i
foto ilustruese
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se NATO dëshiron të mposht&...
Bota
22 Prill 2023, 13:35
f.i
I riu në Kinë
KINË- Një i ri nga Kina ka habitur banorët dhe rrjetin nga mënyra e pazakontë që ka zgjedhur për...
Bota
22 Prill 2023, 13:25
f.i
Vjosa Osmani
KOSOVË- Një ditë para zgjedhjeve në veri të vendit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u ka bërë ...