LIVE UPDATES
Bota

VOA: Takimi i NATO-s mes pikëpyetjeve mbi të ardhmen e Joe Bidenit

Të hënën, presidenti 81 vjeçari tha se do të vazhdojë garën, ndërsa po shtohen thirrjet që ai të tërhiqet, pas paraqitjes së dobët në debatin presidencial të muajit të shkuar.

9 Korrik 2024, 15:40 Nga r.ll
VOA: Takimi i NATO-s mes pikëpyetjeve mbi të ardhmen e Joe Bidenit
foto ilustruese

SHBA- Joe Biden mirëpret për tre ditë me radhë në Uashington udhëheqësit e aleancës së NATO-s, e cila sapo u zgjerua me dy anëtarë të rinj, në një takim të nivelit të lartë që pritet të përcaktojë planet për mbrojtjen e Ukrainës si edhe, sikurse thonë disa analistë “për ta mbrojtur atë nga Donald Trumpi” nëse zoti Biden humbet zgjedhjet, mes pikëpyetjeve në rritje për të ardhmen e tij. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Shtëpia e Bardhë thotë se aleatët e NATO-s nuk janë të shqetësuar mbi të ardhmen politike të Presidentit amerikan.

Pikepyetja e madhe për Aleancën është: Edhe sa kohë mund të rezistojë Ukraina?

Një tjetër pyetje me të cilën përballen në këtë takim të nivelit të lartë aleatët e NATO-s dhe amerikanët është e ardhmja e politike e Presidentit Joe Biden, (i cili e rreshton veten ndër përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës.

Të hënën, presidenti 81 vjeçari tha se do të vazhdojë garën, ndërsa po shtohen thirrjet që ai të tërhiqet, pas paraqitjes së dobët në debatin presidencial të muajit të shkuar.

Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pikëpyetjet se aleatët e NATO-s janë të shqetësuar se këto krisje në udhëheqje mund të krijojnë pasiguri për aleancën 75-vjeçare, ndërsa krerët e saj mblidhen në Uashington.

“Nuk po marrim ndonjë sinjal për një gjë të tillë nga asnjë prej aleatëve tanë, përkundrazi. Nga komunikimet paraprake ata janë entuziastë për këtë takim. Për mundësitë që ofron dhe për çka po bëjmë të gjithë bashkë, veçanërisht për të ndihmuar Ukrainën”, tha John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Analistët thonë se udhëheqësit e NATO-s janë në të vërtetë të shqetësuar, por ata po tregohen të kujdesshëm për të mos u përfshirë në çështjet e brendshme të politikës amerikane.

“Mendoj se ka një shqetësim në NATO. Udhëheqësit e vendeve të NATO-s mund të kenë mendime të ndryshme për Joe Bidenin, por nëse i kthehemi administratës së zotit Trump, ai (Donald Trumpi) mbajti një sërë qëndrimesh që ishin vërtet kundër NATO-s. Shumica e vendeve të NATO-s do të parapëlqenin Biden-in dhe kjo jo domosdoshmërisht sepse janë kaq shumë pro tij, por për shkak deklaratave dhe paralajamërimeve të zotit Trump në lidhje me NATO-n. Por, hezitojnë ta shprehin publikisht një gjë të tillë, sepse duket sikur po ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane, diçka që nuk duhet ta bëjnë”, shprehet Richard Stoll nga Universiteti “Rice”.

Por krisje ka edhe mes drejtuesve të tjerë ndër radhët e aleancës. Kryeministri hungarez i së djathtës së skajshme u takua së fundmi me presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se do të shërbente si një “urë” komunikimi mes Kievit e Moskës. Në këtë takim të nivelit të lartë, organizata prej 32 anëtarësh pritet të marrë përsipër koordinimin e ndihmës për mbrojtjen e Ukrainës, rol që deri tani e ka luajtur Uashingtoni.

"Në këto dy vite e gjysmë, kanë mbetur gjithnjë e më pak aktorë politikë që janë në gjendje që të komunikojnë me të dy palët e përfshirë në konflikt”, u shpreh Viktor Orbán, kryeministër i Hungarisë .

Një gjë nuk ka gjasa të ndodhë gjatë këtij takimi të nivelit të lartë: një ndërprerje e luftimeve.

Presidenti Putin thotë se Ukraina nuk është “e gatshme” për të diskutuar kushtet, të cilat, sipas tij, përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga katër rajonet që Rusia i ka aneksuar. Ukraina kërkon një “paqe të drejtë” që përfshin të gjithë territorin e saj.

Presidenti Zelenskyy do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për të nxitur këtë qëndrim, sikurse edhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO./VOA

takimi i nato ne shba joe biden i pergjigjet biden

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty