LIVE UPDATES
Bota

VOA: TikTok-u dhe nafta, vënë në sprovë besnikërinë e votuesve të rinj ndaj Presidentit Biden

Por, presidenti 80-vjeçar nuk ka qenë kandidati i preferuar i të rinjve liberalë të cilët dëshirojnë një brez të ri udhëheqësish amerikanë. Ndërsa Presidenti Biden përgatitet për një fushatë të pritshme rizgjedhjeje, një masë e mundshme ndalimi ndaj TikTok-ut dhe kërkimet për naftë në Alaska mund ta dëmtojnë kandidimin e tij.

25 Mars 2023, 23:34 Nga DOSJA
VOA: TikTok-u dhe nafta, vënë në sprovë
Joe Biden

SHBA- Lëvizjet më të fundit të Presidentit Biden për të ushtruar trysni ndaj kompanisë TikTok për shkak të pronësisë së saj kineze, si dhe miratimi i kërkimeve për naftë në një zonë të pashfrytëzuar më parë në Alaska, po testojnë besnikërinë e votuesve të rinj, një grupim që ka qenë përgjithësisht në mbështetje të tij.

Pjesëmarrja e të rinjve në votime u rrit gjatë tre zgjedhjeve që kur Donald Trump u zgjodh president në vitin 2016, duke e ndihmuar kështu Presidentin Biden që të fitojë në shtetet e lëkundura në vitin 2020, për të fituar një vend për demokratët në Senat dhe për të ulur humbjet e mundshme në përfaqësimin në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.

Por, presidenti 80-vjeçar nuk ka qenë kandidati i preferuar i të rinjve liberalë të cilët dëshirojnë një brez të ri udhëheqësish amerikanë. Ndërsa Presidenti Biden përgatitet për një fushatë të pritshme rizgjedhjeje, një masë e mundshme ndalimi ndaj TikTok-ut dhe kërkimet për naftë në Alaska mund ta dëmtojnë kandidimin e tij.

Gjithashtu, plani i tij për të falur miliarda dollarë borxhe studentore është në pikëpyetje ndërsa po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Rreziku për Presidentin Biden nuk paraqitet më shumë nga mundësia që votuesit e rinj të majtë të votojnë për republikanët, se sa nga mundësia që ata të mos marrin pjesë fare në zgjedhje.

“Unë jam demokrat, por nuk do të votoj për Bidenin”, tha Mark Buehlmann, një student 20-vjeçar në Universitetin Shtetëror të Arizonas. Ai thotë se ndoshta do të abstenojë nëse Presidenti Biden do të jetë i nominuari i Partisë Demokrate, siç pritet të ndodhë. “Ai ndoshta ka aftësinë të bëjë një punë të mirë, por nuk është në gjendje t’i bashkojë njerëzit. Në veçanti bazën demokrate. Nuk mendoj se është një kandidat i fortë”.

TikTok-u u mundëson përdoruesve të tij, 150 milionë prej të cilëve janë në Shtetet e Bashkuara, të publikojnë video të shkurtra krijuese për miqtë e tyre dhe për të panjohurit. Algoritmi i tij ka aftësinë e çuditshme për të kuptuar se cilat janë interesat e përdoruesve të tij dhe për t’u ofruar kështu atyre videot që do t’u pëlqenin më shumë.

Qeveritë perëndimore janë gjithnjë e më të shqetësuara se kompania me seli në Pekin që zotëron TikTok-un, ByteDance, mund t’ia japë historikun dhe të dhënat e tjera të klientëve të saj qeverisë kineze, apo se mund të bëjë propagandë apo dezinformim. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e kanë ndaluar përdorimin e TikTok-ut në pajisje të qeverisë.

Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Investimet e Huaja, pjesë e strukturës së Departamentit të Thesarit, ka kërcënuar se do ta ndalojë TikTok-un, nëse kompania ByteDance nuk shet pjesën e saj të pronësisë së këtij aplikacioni, thuhet në një artikull të publikuar këtë muaj në gazetën The Wall Street Journal.

Në intervistat në shtetin e Arizonës, një nga kampuset më të mëdha universitare në Shtetet e Bashkuara dhe një kontribues në fitoren e ngushtë të zotit Biden me 10 mijë vota në këtë shtet të lëkundur, të rinjtë e përshkruan ndalimin e TikTok-ut si si diçka mes “bezdisë” dhe të “pashmangshmes”, por jo si diçka që do t’i bënte të ndryshonin pikëpamjet e tyre për presidentin.

"Shumica e njerëzve nuk mendojnë vërtet për këto lloj gjërash", tha duke iu referuar ndalimin të TikTok-ut Lucas Vittor, student 19-vjeçar i administrimit të biznesit nga Hjustoni. "Unë mendoj se ata ndoshta do ta shohin thjesht si: "Ai është një udhëheqës shtypës, një person në moshë të vjetër, ai nuk di për mediat sociale’".

"Nuk është vërtet çështje e Bidenit", tha Ginny Xu, një studente 20-vjeçare e inxhinierisë kimike nga Goodyear, Arizona. “Është më shumë diçka dypartiake – ‘siguria’ nga Kina”.

“Humbja e qasjes në TikTok do të ishte zhgënjyese”, tha zonja Xu, por nuk do ta pengonte atë të votonte për Presidentin Biden nëse nuk ka zgjedhje më të mirë nga radhët e demokratëve.

Shoqja e saj, studentja 20-vjeçare e inxhinierisë kimike, Maddie Bruce, ra dakord.

"Thjesht nuk jam një mbështetëse e madhe e Joe Bidenit", tha zonja Bruce. Ajo do të preferonte të shihte një kandidat tjetër demokrat, por do të votonte sërish për Presidentin Biden, tha ajo.

Të rinjtë nuk kanë votuar kurrë me të njëjtat ritme si prindërit dhe gjyshërit e tyre, por pjesëmarrja e tyre është rritur ndjeshëm që nga fillimi i presidencës së zotit Trump.

Sipas Qendrës për Informacion dhe Kërkim mbi Mësimin dhe Angazhimin Qytetar në Universitetin Tufts, e cila studion votuesit e rinj, zgjedhjet afatmesme në 2018 dhe 2020 sollën nivelet më të larta të pjesëmarrjes së të rinjve në tre dekadat e fundit.

Dhe kur ata votojnë, të rinjtë votojnë në shumicë dërrmuese për demokratët.

Presidenti Biden fitoi 63% të votuesve të moshës 18 deri në 24 vjeç, krahasuar me 34% për ish-Presidentin Trump, sipas AP VoteCast, një anketim i gjerë i elektoratit.

“Një ndalim i TikTok-ut mund të irritojë shumë votues të rinj, por Presidenti Biden mund të nxjerrë në pah historikun e fortë të mbrojtjes së interesave të të rinjve”, tha Jack Lobel, zëdhënës i Voters of Tomorrow, që mobilizon votuesit e rinj.

Presidenti Biden është përpjekur të ofrojë lehtësim nga borxhet e kredive studentore dhe ka mbrojtur të drejtat e abortit. Ai nënshkroi një projekt-ligj masiv për shpenzimet klimatike së bashku me ligjin më gjithëpërfshirës në dekada për dhunën me armë.

Megjithatë, administrata e Presidentit Bidenit i zemëroi ambientalistët dhe të rinjtë me miratimin e projektit të madh Willow për kërkime për naftë në pjesën veriore të Alaskës.

Të rinjtë kanë qenë veçanërisht aktivë në përpjekjet për të reduktuar në mënyrë drastike kërkimet për naftë dhe për t'u larguar nga mbështetja tek karburantet fosile. Përpara vendimit të presidentit, një fushatë #StopWillow, që i kërkonte Presidentit Biden ta bllokonte projektin, mori miliona shikime në TikTok.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion