LIVE UPDATES
Bota

VOA: Treguesit e dhunës në familje në rritje në Shqipëri

Pak ditë më parë në një takim me gazetarët dhe struktura vendore të mbrojtjes sociale nënkryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Suelda Dashi solli në vëmendje se pothuajse të gjitha rastet e dhunës në familje paraqiteshin në gjykatë nga komisariatet e policisë.

7 Maj 2023, 20:41 Nga k.m.
VOA: Treguesit e dhunës në familje në rritje në
Foto ilustruese

Treguesit e dhunës në familje po shënojnë rritje vit pas viti në Shqipëri duke e bërë këtë dukuri gjithnjë e më shqetësuese për shoqërinë dhe autoritetet, si vendore dhe kombëtare. Sipas statistikave të krimeve dhe drejtësisë penale në Shqipëri në vitin 2022 u shënuan rreth 1880 raste të dhunës në familje me mbi dy mijë autorë të kësaj vepre penale. Në Qarkun e Gjirokastrës autoritetet gjyqësore po u kërkojnë qytetarëve të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve të dhunës ndërsa strukturat vendore po bëjnë përpjekje të rrisin shërbimet ndaj viktimave të dhunës.

Pak ditë më parë në një takim me gazetarët dhe struktura vendore të mbrojtjes sociale nënkryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Suelda Dashi solli në vëmendje se pothuajse të gjitha rastet e dhunës në familje paraqiteshin në gjykatë nga komisariatet e policisë.

Dashi tha se vetë qyetarët mund të bënin padi për rastet e dhunës direkt në gjykatë për të pasur veprime të menjëhershme.

“Jo çdo gjë mund të vijë nga komisariati. Vetë qytetarët duhet të edukohen që t`i drejtohen vetë gjykatës me kërkesë-padi. Sepse mund të ndodhë që për shkak të burokracive komisariatet mund të vonojnë me ditë apo me orë dergimin e denoncimeve, por në raste e dhunës në familje kjo kohë mund të jetë fatale. Mjafton që qytetarët të drejtohen në kryesekretarinë e gjykatës dhe të paraqesin një kërkesë padi në formë shkresore dhe pastaj është gjykata ajo që investohet e tëra në marrjen në shqyrtim të rasteve.”

Dashi tha se gjatë vitit 2022 Gjykata e Gjirokastrës dha 70 urdhëra mbrojtjeje për raste të denoncimit të dhunës ndërkohë që në vitin 2021 u dhanë 20 urdhëra mbrojtje për dhunën ndaj grave dhe të miturve. Sipas stastistikave të krimeve dhe drjetësisë penale në Shqipëri rastet e dhunës në familje janë rritur vit pas viti. Në vitin 2022 u shënuan 1887 raste të dhunës në familje nga 1631 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 1374 në vitin 2018. Edhe numri i autorëve për këto vepra penale ka ardhur në rritje. Sipas stastikave zyrtare në vitin 2022 në Shqipëri për dhunën në familje janë 2003 autorë nga 1733 që ishin në vitin 2021 dhe 1459 që ishin në vitin 2018.

Rastet e dhunës në të shumtën e herës denoncohen me vështirësi, thotë Loreta Mamani, përfaqësuese e Udhërit të Psikologut në Gjirokastër.

“Vihet re që dhuna nuk denoncohet menjëherë në rastet e para. Por ajo zgjat sepse ndodh brenda katër mureve të familjes. Të miturit, nëna, kanë gjithmonë shpresë se babai që i dhunon do rregullohet, do të përmirësohet gjendja, por kur kalon shumë kohë që personi e vazhdon këtë dhunë bëjnë denoncimin ne polici.

Bashkitë kanë krijur struktura të posaçme për këto kategori dhe në Gjirokastër funksionon edhe një qendër e trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

Erjona Shkrepa, psikologe pranë kësaj qendre flet për shërbimet që afrohen: Qendra ofron shërbim psikologjik, këshillim dhe mbështetje psiko-sociale, ne ofrojmë akomodim 72 orë për rastet e dhunës, mbështetje me ndihmë ekonomike me një paketë prej 9800 mijë lekë , i mbështesim fëmijët e të dhunuarave me kopshte dhe çerdhe falas si dhe ofrojmë shërbim juridik falas për rastet që paraqiten në qendër.

Shkrepa thotë se rastet më të shumta të denoncimit të dhunës vijnë nga zonat urbane dhe nga familje me nivel të ulët ekonomik.

“Rastet që paarqiten vijnë nga familjet me ekonomi të ulët. Ndoshta ndikon shkollimi i ulët, ekonomia, janë shumë faktorë që ndikojnë në dhunën në familje.”

Në Shqipëri fenomeni i dhunës, sidomos ndaj grave, vajzave dhe të miturve mbetet një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë jo vetëm prej treguesve në rritje, por edhe thellimit të varfërisë, sidomos në zonat rurale./VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet